Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?

Lexim  minutësh

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë, por mbeti si një zakon i ri i përdoruesve. Sipas Bloomberg-ut, në Zuora “Subscription Economy Index”  i cili është publikuar në tetor të vitit 2022 thuhet se modeli i abonimit ka vazhduar të jetë në trend dhe të sigurojë rritje dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Që modelet e ndryshme të abonimit kanë vërtet një të ardhme, domethënë se do të jenë të nevojshme, ndoshta ilustrohet më së miri nga fjalët e Elon Musk-ut: "Pa të ardhura të konsiderueshme nga abonimet, ka një shans të mirë që Twitter të mos i mbijetojë rënies së ardhshme ekonomike". Sipas fjalëve të Imani Moises, gazetarës së Wall Street Journal, "qytetarët ndonjëherë nuk janë as të vetëdijshëm se sa shumë u japin formave të ndryshme të abonimeve dhe zakonisht kur e marrin përgjigjen për disa sekonda, shuma e përllogaritur tregon se ata në fakt po shpenzojnë 80 dollarë, ndërsa më vonë, kur mendojnë pak më shumë, e kuptojnë se shuma është rreth 200 dollarë."

Qytetarët përdorin abonimet, por rrallë për t'i mbështetur mediat

Siç shpjegon eksperti i medias Norbert Shinkoviqi, “abonimi si model mund të kontribuojë në diversifikimin e të ardhurave mediatike, domethënë mund të jetë edhe një burim tjetër i të ardhurave për mediat”. Ai vëren se gjeneratat e reja të audiencës tashmë e kanë zakon të paguajnë për shërbime të caktuara mediatike, kryesisht për shërbime muzikore ose shërbime të tjera transmetimi (streaming) që janë gjithnjë e më të disponueshme në rajonin tonë. Sipas fjalëve të tij, “kjo do të thotë se po vijnë gjenerata që janë të gatshme të ndajnë një pjesë të buxhetit të tyre për shërbime të tilla”. Në atë rast, i takon mediave që me kohë të ndërtojnë një marrëdhënie cilësore me ta dhe t'i fitojnë ata si anëtarë të përhershëm dhe aktivë të komunitetit, gjë që është çelësi i suksesit.

Periudha e ndryshimit të vetëdijes së qytetarëve, e cila do të arrinte faktin që cilësia, pra saktësia e përftuar përmes informacionit, duhet të paguhet dhe që konsumimi i informacionit cilësor nuk është falas, është një proces që është ende në vazhdim dhe do të duhet ndoshta edhe pak kohë që ne të vetëdijesohemi se pas përmbajtjes që konsumojmë është dikush që investon kohë për të përmbledhur ngjarjet më të rëndësishme.

Serbia është në fund të shkallës për sa i përket pagesës së lajmeve

Kjo mbështetet nga rezultatet e fundit të Raportit mbi Lajmet Digjitale - Serbi (Kleut, J., Ninkoviq, D., Iliq, V., & Ishpanoviq, I, 2022, Raport mbi Lajmet Digjitale - Serbi. Novi Sad - Shoqata e Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës) në të cilën thuhet se vetëm 5% e qytetarëve kanë paguar në një farë mënyre lajme gjatë vitit të kaluar, që është më së paku nga të gjitha vendet evropiane të përfshira në këtë hulumtim.

Sipas raportit, gatishmëria për të paguar për çdo lloj shërbimi digjital është e ulët, vetëm pak më shumë se gjysma (55 përqind) do të ishin të gatshëm të japë para për t'i paguar lajmet.

Ashtu siç është e nevojshme të punohet mbi ndryshimin e vetëdijes së qytetarëve, është gjithashtu e nevojshme të punohet njëkohësisht mbi ndryshimin e vetëdijes së punonjësve të medias, veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një numër jo të vogël rastesh, përmes bashkëbisedimit me përfaqësues të mediave, mund të dëgjohet mendimi se ata e kanë të pakëndshme tarifimin e përmbajtjes dhe se kanë frikë se do të humbasin konsumatorët duke futur një abonim. Pikërisht për këto arsye është e nevojshme të ndërtohet një marrëdhënie me komunitetin dhe të dëgjohen nevojat e tij, në mënyrë që modeli i abonimit të mos jetë vetëm një element i monetizimit dhe biznesit mediatik, por një përpjekje e përbashkët në drejtim të ndërtimit të një media cilësore që raporton në shërbim të qytetarëve në kuptimin e vërtetë të fjalës. Investimi i përbashkët i të dyja palëve, punonjësve të medias dhe qytetarëve, jep mundësinë e ndjenjës së përkatësisë dhe respektit të ndërsjellë.

Ndërtimi i marrëdhënieve me komunitetin si një parakusht për tarifimin e përmbajtjes

Siç thekson ekspertja për punë me komunitet, Vladimira Dorçova Valtnerova, gjëja më e rëndësishme është të ndërtohet dhe të ushqehet besimi i ndërsjellë ndërmjet medias dhe komunitetit, dhe jo vetëm në rastin e futjes së burimeve shtesë të financimit. Kjo praktikë përfaqëson një kontribut për pavarësinë financiare dhe qëndrueshmërinë e secilës media, gjë që është shumë e rëndësishme në punën e përgjithshme të një redaksie.

Domosdoshmëria e ndërtimit të besimit vërtetohet edhe nga Raporti për Lajmet Digjitale - Serbi, ku mbizotëron mendimi se mediat nuk punojnë në interes të publikut, por se ato kryesisht vendosin interesat e tyre komerciale dhe pikëpamjet politike para mirëqenies së shoqërisë. Tre të katërtat e të anketuarve besojnë se ky është rasti me të gjitha ose me shumë media. Asnjë nga 46 vendet e anketuara nga Instituti Reuters nuk ka një qëndrim të tillë të shprehur për mungesën e shqetësimit të mediave për mirëqenien sociale.

Siç thotë Dorçova Valtnerova, besimi ndërmjet medias dhe komunitetit ndërtohet përmes komunikimit të vazhdueshëm të dyanshëm me komunitetin dhe përfshirjes së anëtarëve/eve të atij komuniteti në punën e përditshme të redaksisë.„ Komunikimi me komunitetin, i cili është i dyanshëm, do të thotë që të gjithë pjesëmarrësit/et në atë proces komunikimi janë pjesë e një ekipi. Pikërisht fakti që komuniteti bëhet pjesë e ekipit redaktues e bën gazetarinë më cilësore, sepse mediat që kanë në fokus interesin publik ekzistojnë për shkak të audiencës së tyre, për shkak të njerëzve dhe jo anasjelltas.. Kur përfshini komunitetin në punën tuaj, mund të prisni gjithashtu mbështetje financiare prej tyre, qoftë përmes një fushate crowdfunding ose përmes një abonimi - ndjenja e përkatësisë është thelbësore. Kjo mbështetet nga rasti i portalit lokal Magločistač nga Subotica dhe i portalit rajonal Nyugat nga Szombathely në Hungari, të cilët kanë organizuar me sukses fushata crowdfunding në disa raste. Shembujt e ngjashëm janë rastet e portaleve kombëtare Dennik N dhe Aktuality nga Republika Sllovake, të cilat po zhvillojnë me sukses një model abonimi, sepse kanë një komunitet besnik të gatshëm për të mbështetur financiarisht misionin e medias.“

Milosh Katiq është një gazetar hulumtues me shumë çmime dhe një ekspert në forenzikën financiare nga Serbia me dhjetë vjet përvojë në media. Ai është i specializuar në fushën e gazetarisë hulumtuese, zhvillimit të biznesit, menaxhimit financiar, AML/TF, si dhe në fushën e forenzikës digijtale dhe financiare. Ai gjithashtu punon si konsulent për zhvillimin e biznesit dhe financave. 

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të