Kosovo, TV Tema: Ferizaj shkon globalisht, përmes pikturave murale dhe dokumentareve

Lexim  minutësh

TV TEMA

TV Tema me qendër në Ferizaj transmetoi episodin e parë të serisë dokumentare “Zbulimi i Dardanisë” më 24 korrik. Ky episod është rreth edicionit të 6 -të të “Mural Fest”, i organizuar në Ferizaj, i cili po bëhet një vend për artistët ndërkombëtarë. Edicioni i këtij viti filloi më 12 qershor dhe përfshiu krijimin e pesë pikturave murale të reja nën temën “Shtëpi”, duke portretizuar eksodin e popullsisë civile nga Kosova gjatë luftës në 1999.

"Ky është festivali i parë tradicional i pikturave murale në Kosovë, i cili u krijua në vitin 2016, nga artistët Lebibe Topalli dhe Pranvera Sylejmani. Ngjarja tërheq artistë vendas kosovarë dhe ndërkombëtarë të vizitojnë Ferizajn dhe të vendosin firmën e tyre artistike në muret e ndërtesave të qytetit. Së pari episodi mbulon punën e artistëve ndërkombëtarë: Slim Safont, Zabou, Pablo Astrain, Guido Palmadessa, Vicente Macellari dhe Mateu Targa, dhe nxjerr në pah vizionin e tyre për "Shtëpinë" dhe përshtypjet e tyre nga vizita në Kosovë",

tha Visar Hoti, drejtor i TV Tema.

Duke qenë përfituese e projektit 'Media për të Gjithë', TV Tema synon të përdorë prodhim me cilësi të lartë dhe të kontribuojë në promovimin e turizmit dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të komunitetit ku ata operojnë. Ky është roli mjaft domethënës që luan një media për të promovuar komunitetin e tyre lokal dhe për të nxitur zhvillimin e tij.

TV Tema është një televizion privat lokal i themeluar në vitin 2000 si radio stacion, dhe nga viti 2005 u licencua si një televizion që mbulon 10 komuna të Kosovës me afërsisht 700,000 banorë. Kompania punëson 17 persona. Televizioni është i pajisur plotësisht me teknologjinë HD dhe drejton TV dhe Radio Broadcast, prodhim video.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të