Media sociale përkundër mediave lokale në Kosovë dhe ndikimi i tyre

Lexim  minutësh

Social-media-versus-Local-media

Tre dekada që nga fillimi i periudhës post-socialiste në rajonin e Ballkanit Perëndimor, liria e shprehjes dhe aksesi në informacion mbeten çështje më të debatuarat për shkak të ndikimit, intensitetit, pasojave social-ekonomike dhe natyrës së tyre në zhvillim. Rëndësia e aksesit të gjithanshëm të mediave lokale në teknologji mbush një boshllëk mjaft të madh njohurish dhe u ofron qytetarëve, përfshirë këtu edhe vendimmarrësve të nivelit vendor e qendror, dëshmitë e nevojshme si për ndikimin ashtu edhe për tendencat që lidhen me evolucionin e mediave. Nga ana tjetër, ky akses u siguron politikëbërësve informacionin e vërtetë dhe të prekshëm nga terreni që është i dobishëm për ta për hartimin e mëtejshëm të politikave dhe strategjive në lidhje me format e trajtimit të çështjeve të caktuara që ndikojnë në mirëqenien e shoqërisë.

Mirëqenia e shoqërisë ecën paralelisht me zhvillimin e mediave dhe komunikimin masiv, duke qenë se ajo ka efekte të dukshme në përmirësimet e sjelljes individuale dhe shoqërore, gjë që trashëgohet brez pas brezi. Informacioni i transmetuar nga mediat përshkon jetën tonë – çdo informacion, qoftë ai për një spital të ri që hapet në lagje periferike, qoftë ai për shpenzimet e tepërta të vendimmarrësve vendorë, apo për një projekt për mirëmbajtjen e rrugëve që do të ndikojë në lëvizjen e përditshme të qytetarëve. Duke përhapur informacion të verifikuar, mediat lokale evidentojnë rëndësinë dhe nevojën kritike që ka gazetaria cilësore për të bërë të mundur një shoqëri të fortë dhe të informuar. Në ditët e sotme, bëhet gjithnjë e më e vështirë të verifikohet nëse informacioni që marrim është plotësisht i saktë dhe i verifikuar ashtu siç duhet.

Për shkak të pengesave ekonomike jo të gjitha mediat janë në gjendje të punësojnë gazetarë profesionistë detyra specifike e të cilëve është t’i ofrojnë audiencës informacion të vërtetë dhe të verifikuar. Prandaj, ne shpesh bombardohemi me informacione të paverifikuara nga burime të ndryshme.

Në Kosovë, zhvillimi i medias ka ndjekur një trajektore të ngjashme me zhvillimin e shoqërisë kosovare në tërësi. Si rezultat, disa probleme dhe sfida me të cilat është përballur shoqëria gjatë periudhës së tranzicionit mund të shihen të pasqyruara qartë edhe në peizazhin mediatik. Transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur të gjithë spektrin mediatik në të gjithë botën, përfshirë edhe mediat lokale në Kosovë. Me përparimet e reja në teknologji, mediat lokale në Kosovë janë përgjithësisht ato që kanë mbetur prapa dhe ende kanë nevojë për mbështetje të jashtme për t’u pajisur me aftësi dhe teknologji; ndërkohë që lufta mbetet ajo për të mbajtur qëndrueshmërinë në nxitjen e demokracisë në nivel vendor. Ndonjëherë mediat lokale kërkojnë financim të jashtëm, më tepër për të mbijetuar, gjë që i bën ato të largohen nga misioni i tyre parësor me qëllim përmbushjen e kërkesave të donatorëve, duke anashkaluar kështu çështjet e vërteta që shqetësojnë komunitetin në nivel vendor.

Ndikimi i mediave sociale

Ndikimi i mediave sociale

Platformat e mediave sociale të komuniteteve në Kosovë mbeten një nga platformat kryesore ku njerëzit informohen për lajmet më të fundit që vijnë nga rrethinat e tyre. Qëllimi i platformave online dhe mediave sociale është të ndihmojë njerëzit të krijojnë rrjete apo marrëdhënie shoqërore. Gjithsesi, ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë mbetet i rëndësishëm, gjë që na bën të besojmë se mediat sociale luajnë një rol vendimtar në jetën e njerëzve, duke qenë se përdoruesit përdorin pajisje dixhitale, siç janë telefonat inteligjentë apo laptopë, për të kontrolluar përditësimet e fundit në profilet e miqve dhe familjarëve të tyre. Me përparimin e teknologjisë, njerëzit në Kosovë ndjejnë presionin e jashtëm për të përqafuar stile të ndryshme jetese.

Me zhvillimet e ndryshme në mediat sociale, shumë media në Kosovë kanë hapur profilet në këto platforma, ku u bëjnë të mundur përdoruesve të bisedojmë, të ndajnë informacione dhe të krijojnë përmbajtje për ueb. Me krijimin e mediave sociale ka ndryshuar jo vetëm stili i jetës, por edhe nevoja për përditësim më të shpejtë me të rejat më të fundit për t’u shpërndarë në forma të ndryshme tek audienca, si blogje, mikroblogje, uiki, faqet e rrjeteve sociale, faqet e ndarjes së fotove, komunikimi me mesazhe, faqet e ndarjes së videove, podkaste, botët virtuale, etj. Duke përdorur rrjetet sociale, media lokale mund të reklamojnë apo të komunikojnë në mënyrë më efikase. Për më tepër, njerëzve nuk u duhet të varen më nga media apo TV për të marrë lajmet e fundit; të gjitha këto mund t’i marrin drejtpërsëdrejti nga rrjetet sociale.

E parë nga perspektiva profesionale, mediat që janë aktive në platformat sociale ia kanë dalë të zgjerojnë informacionin që i ofrojnë audiencës në një fushë të caktuar dhe duke e lidhur me profesionistë të tjerë të së njëjtës industri. Media sociale iu bëri të mundur atyre të komunikojnë me publikun, të marrin mendimin dhe sugjerimet e tyre dhe të rrisin edhe shikueshmërinë.

Sipas medias lokale, TV Prizreni, nuk mjafton vetëm të transmetosh lajme, por duhet t’i ndash ato edhe në mediat sociale për të pasur një shtrirje dhe shikueshmëri më të madhe si dhe për të marrë nga publiku komentet e tyre.

Mediat sociale bëjnë të mundur ndikimin masiv tek shoqëria, për më tepër duke ndryshuar stilin e jetës së vetë shoqërisë.

Ndikimi i mediave lokale në komunitet

Ndikimi i mediave lokale në komunitet

Nga ana tjetër, ndikimi i mediave lokale mbetet vendimtar për sa i përket transmetimit të lajmeve dhe informacioneve që kanë të bëjnë me mjedisin lokal, pasi puna e tyre është t’i sjellin lajmet në nivel vendor për audiencën e tyre dhe t’i tregojnë kësaj të fundit ndikimin që mund të kenë ato. Shembull i kësaj është radiostacioni lokal nga Prizreni, Romano Avazo. Kjo radio arriti të ngrejë shumë çështje që kanë të bëjnë me komunitetin dhe luajti një rol ndërlidhës mes vendimmarrësve dhe komunitetit vendor. Edhe pse është thjesht një stacion radioje, ajo është mjaft aktive në Facebook ku ndan me publikun e gjerë prodhimet që ka realizuar.

Sipas mediave lokale, ato kanë shumë të përbashkëta, pasi fokusi i tyre është tek një zonë e vogël gjeografike. Mediat lokale në Kosovë u bënë pjesë e rëndësishme e hapësirës së informimit duke qenë se janë mjaft pranë shqetësimeve të komunitetit. Problematikat e komunitetit janë mjaft të pranishme për sa i përket mbulimit nga mediat lokale duke qenë se këto të fundit përqendrohen kryesisht në informimin e publikut për ngjarjet që ndodhin në qytet, bashki/komunë apo në fshat. Këto fakte rrisin funksionin e përgjithshëm të mediave lokale duke dhënë ndjenjën e përkatësisë dhe personifikimit me mediat, dhe kështu me komunitetin. Si stacion televiziv lokal, TV Prizreni mbulon kryesisht ngjarje kombëtare dhe rajonale, por shpesh i “lokalizojnë” lajmet e tyre me më shumë përfshirje të komunitetit vendor. Sipas TV Prizrenit, diversifikimi i përhapjes së lajmeve është më shumë një kërkesë sesa zgjedhje. Po ashtu, ky televizion vazhdon të mbetet më shumë një medium ndjenjash, ku komunikimet jepen të përmbledhura, informacione bindëse me zë kumbues që “godet në shenjë” e që mund të ndahen menjëherë.

Mediat lokale në Kosovë janë të përqendruara kryesisht në rolin e tyre për t’i shërbyer komuniteteve vendore. Rëndësia e mediave lokale është se ato luajnë një rol vendimtar duke promovuar demokracinë dhe duke u dhënë komuniteteve mundësinë për t’u bërë pjesë e debatit publik në një vend. Nga ky këndvështrim, duket se funksioni i mediave lokale për demokracinë vendore është i lidhur ngushtë me elementë të tjerë të rëndësishëm, siç janë diversiteti dhe pluralizmi i operatorëve të mediave në nivel vendor.

Kjo do të thotë se nuk është e rëndësishme që të kemi media thjesht në nivel vendor, por ato duhet t’u japin hapësirë ​​zërave të ndryshëm brenda komunitetit dhe të pasqyrojnë një larmi mendimesh, idesh, etnish dhe kulturash. Nga ana tjetër, dobësimi i mediave lokale apo humbja e interesit të publikut tek këto media mund të ketë implikime më të gjera sociale.

Dafina Beqiri ka mbi 18 vjet përvojë profesionale në organizim, zhvillim strategjik dhe menaxhim ndryshimi. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me aktorë të ndryshëm të mediave në rajonin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka njohuri të gjera rreth mediave dhe nevojave të komunikimit në rajon pasi ka udhëhequr iniciativa të shumta (të tilla si ajo me Këshillin e Europës) në lidhje me promovimin e lirisë së shprehjes dhe shtypit me një fokus në dialogun dhe pajtimin në Ballkan. Përvojat e saj ndërkulturore dhe ndërkombëtare rritën aftësitë e saj natyrore të lidershipit dhe i mundësuan asaj të bëhet një mentore dhe trajnere e shkëlqyeshme për tema të ndryshme që kërkojnë mbështetje në zhvillimin organizativ, dialogun ndërkulturor dhe lidership.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të