Si të arrijmë deri tek vetë-qëndrueshmëria e mediave?

Lexim  minutësh

Kako-do-samoodrzivosti-medija

Në disa vite të fundit gjithë e më tepër, madje edhe në rrafshin global, jo vetëm tek ne, flitet për nevojën që mediat të jenë të vetë-qëndrueshme. Këtu, natyrisht, mendohet më së shumti për vetë-qëndrueshmërinë financiare që duhet të mundësojë pavarësinë absolute të mediave, dhe njëkohësisht edhe politikën editoriale të pavarur.

Edhe tani ka pavarësi në editim, askush nuk e mohon një gjë të tillë, por kur mediat financohen nga projektet ose nga fondacionet dhe organizatat e donatorëve, atëbotë e ardhmja çdoherë është në njëfarë mënyrë e pasigurt, jetohet që nga projekti në projekt.

E kuptojnë këtë edhe pronarët e mediave, por edhe gazetarët. Duke biseduar me disa dhjetëra media të vogla anembanë të Serbisë dhe të rajonit, kemi përfunduar se të gjithë pajtohen që nevojitet të sigurohen të ardhurat e qëndrueshme, që nuk mund të mbështeten përgjithmonë tek donatorët, dhe se digjitalizimi dhe transformimi digjital gjithëpërfshirës na ofrojnë një numër më të madh të mundësive dhe qasjen më të lehtë deri tek lexuesit, përdoruesit dhe klientët potencialë.

Është lehtë për ta thënë këtë...

Por, problemi është se një gjë e tillë është e pamundur për ta bërë nëse nuk ndryshohet ndonjë gjë në veprimtari, dhe shumica e mediave të vogla thjesht nuk ka kapacitete për tu marrë me zhvillimin e biznesit, pasi në shumicën e atyre mediave pronarët dhe menaxherët njëkohësisht janë edhe gazetarët me shumë obligime ditore. 

Natyrisht, ne nuk e shkruajmë këtë vetëm ashtu. Kemi organizuar uorkshope mbi zhvillimin e ideve dhe të biznesit me disa media, së pari gjatë vitit 2019 (IREX programi "Strengthening Media Systems"), dhe pastaj edhe gjatë vitit 2020 ("Supporting Greater Media Independence in the Western Balkans Project" Thomson fondacije). Çdoherë kemi shkruar në letër idetë fenomenale dhe i kemi zhvilluar dhe planifikuar në mënyrë që të kanë shanset e mira për tu realizuar.

A kanë sukses planet e biznesit?

A kanë sukses planet e biznesit?

Suksesi i planeve varet gati përjashtimisht vetëm nga aftësia dhe koha e kushtuar e njerëzve nga mediat. Disa nga mediat me të cilat kemi punuar gjatë vitit 2019 kanë të ardhura nga aktivitetet nga ato plane dhe kjo ua lehtëson funksionimin. Disa të tjerë, për ndryshe, nuk kanë arritur t՚i realizojnë planet, edhe nëse i kanë pas idetë me të vërtetë të mira.

Pse? Për arsye se nuk kishin kohë për t՚ua kushtuar, pasi njëkohësisht është dashtë të merren me punën e përditshme të gazetarisë, ose thjesht për shkak se nuk e kanë lehtë të dalin nga zona e komfortit dhe të merren me gjërat me të cilat nuk janë mësuar, posaçërisht kur bëhet fjalë për mjetet dhe prodhimet digjitale.

Dhe kjo është një gjë normale.

Mediat nuk dallojnë shumë nga sipërmarrjet e vogla, dhe pronarët e mediave janë shumë të ngjashëm me sipërmarrësit. Edhe të parët edhe të dytët e kanë vullnetin e madh, kanë dëshirë që të zgjidhin ndonjë problem ose të avancojnë rrethin e vetë, dikush me një prodhim, dikush me shërbim, dikush me raportim ose studim. Dhe të gjithë dëshirojnë vetëm më të mirat, i kanë ëndrrat e mëdha, por më së shpeshti jo edhe njohuritë, aftësitë ose kohën për t՚i realizuar.

Disa sipërmarrës e mendojnë dhe e krijojnë prodhimin fantastik, por nuk dinë ta shesin, dhe disa pronarë të mediave jashtëzakonisht mirë e njohin rastin për të realizuar të ardhurat, por nuk kanë mjaft njohuri ose kohë që portalin e vetë ta rregullojnë ashtu siç duhet, ose të vlerësojnë kohën e nevojshme që shërbimi/prodhimi të zhvillohet, dhe shpeshherë edhe të parët edhe të dytët mbështetën tepër shumën mendimin e vetë ose të njerëzve të tyre të afërt, dhe ndodh që grupi i synuar thjeshtë mos të blejë atë që kanë krijuar.

Çfarë është zgjidhja, pra?

Çfarë është zgjidhja, pra?

Nga përvoja e punës me më shumë se 100 sipërmarrës dhe sipërmarrje, zgjidhja është në mbështetjen dhe përcjelljen. Programet e donatorëve kryesisht janë të kufizuar me kohë, dhe mediat, pas procesit të suksesshëm të analizës, zhvillimit të idesë, strategjisë, plan-veprimeve etj, shpesh lihen vetë-vetëm gjatë implementimit të të gjitha gjërave që ishin të planifikuara.

Programi i përmendur i fondacionit Thomson ka vajtur një hap më larg dhe ka siguruar që konsulentët që kanë punuar me mediat për zhvillimin e planeve të biznesit të mbesin edhe një vit në kontakt me ata dhe të përcjellin dhe të mbështesin aq sa munden implementimin e atyre planeve të biznesit. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe jemi të sigurt se për mediat ky lloj i mbështetjes do të jetë shumë i rëndësishëm.

Megjithatë, as konsulentët nuk janë të gjithëfuqishëm dhe nuk i ka çdo konsulent njohuritë, aftësitë dhe përvojat e njëjta. Dikush është ekspert i marketingut, dikush i shitjes, dikush për zhvillim të prodhimit, dikush i njeh mirë financat, dikush tjetër është ekspert i zhvillimit të organizatës etj. Dhe nëse mediumi, për shembull, është duke zhvilluar një web-shop dhe i nevojitet ndihma në krijimin e hinkës së shitjes, ekziston mundësia që konsulenti me të cilin punon nuk është ekspert i asaj fushe.

Prandaj do të ishte e shkëlqyeshme nëse gjendet mënyra për të mundësuar edhe njëfarë lloji të mbështetjes eksperte sipas kërkesës, ku mediat do të kishin mundësi të lajmërohen kur të lindin nevoja dhe të marrin mbështetjen e shpejtë dhe efikase. Ky mund të ishte një grup i njerëzve ose i organizatave me njohuri dhe përvoja të ndryshme në biznesin medial, dhe do të ishte ideale në rast se do të ishin ata që janë provuar me sukses në fushëveprime të veta, dhe njerëz të tillë kemi në rajonin tonë.

Mbështetja e tillë do të kishte mundësi të merret me temat e ndryshme, dhe ia të cilat janë më të rëndësishme.

Shkëmbimi i përvojave dhe formimi i bashkëpunimit dhe partneritetit afatgjatë në zhvillimin e organizatës me mediat tjera lokale nga rajoni

Shkëmbimi i përvojave dhe formimi i bashkëpunimit dhe partneritetit afatgjatë në zhvillimin e organizatës me mediat tjera lokale nga rajoni

Përvojat tona në 3 deri 4 vite të fundit tregojnë se zgjidhjet më të mira janë ato të testuara në praktikë nga ana organizatave të ngjashme. Mediat e vogla lokale në rajon janë të ballafaquara me probleme të ngjashme dhe shkëmbimi i qasjeve me të tjerët gjithmonë ka dhënë rezultatet e shkëlqyeshme. Nuk ekziston, natyrisht, një zgjidhje e vetme për të gjithë, por përvoja e atyre që me sukses e kanë zgjidh sfidën që e kemi përballë mund të jetë me rëndësi të madhe.

Gjithashtu, konsulentët që janë të mirë në zhvillimin organizativ nuk kanë çdoherë përvojë në punën me mediat, dhe anasjelltas. Prandaj, një nga sistemet më të qëndrueshëm të mbështetjes gjatë zhvillimit është pikërisht ndërlidhja dhe shkëmbimi i përvojave me mentorët nga mediat tjera të vogla që me sukses i kanë zgjidhë disa nga sfidat që i kemi përballë.

Mbështetja për zhvillimin e mentorëve në mediat e vogla

Madje edhe gazetarët me më përvojë (ose pronarët e mediave) shpesh nuk e dinë se si t՚ua kalojnë njohuritë e veta të tjerëve. E dinë se çfarë kanë kaluar, dinë edhe në mënyrë kronologjike t՚i shkruajnë përvojat e veta, por nuk e dinë se si ta formulojnë atë që e dinë në mënyrë që edhe të tjerët të mësojnë nga ata vetë.

Mbështetja e tipit 1 me 1, couching-it ose trajnimit përmes një procesit të strukturuar për disa njerëz do të ndihmonte shumë transferimin e njohurive.

Zbatimi praktik dhe i përditshëm i IT teknologjive me qëllim të matjes së rezultateve dhe planifikimit të zhvillimit

Shumica e mediave tashmë e ka, ose me një mbështetje minimale mund të ketë shumë shpejt, një pasqyrë të shkëlqyeshme të të dhënave nga portali i vetë. Këto të dhënat zakonisht përfshijnë demografinë, kohën e qasjes, mbajtjes në vende të caktuara, shpërndarjen e lajmeve në rrjete shoqërore, të dhënat mbi pajisjet që përdoruesit i përdorin, si dhe shumë informacione të tjera të dobishme. Është treguar se mediat nuk i përdorin këto të dhëna në mënyrë të mjaftueshme, pasi ose nuk janë mësuar ose nuk kanë përvojë në analizën dhe përdorimin e këtyre të dhënave. Përpunimi dhe analiza e përshtatshme jep një pamje të jashtëzakonshme në tregje potenciale, si dhe në dëshirat dhe nevojat e vizituesve të portaleve mediale.  

Analitiku mund të përdoret edhe për pilotimin dhe vërtetimin e formave të reja të shfrytëzimit të përmbajtjeve mediale, por edhe të prodhimeve të reja që nuk janë doemos drejtpërsëdrejti të lidhura me veprimtarinë kryesore të medias (p.sh. botimi dhe shitja e librave, kafenetë, etj.). Ka shembuj të mediave lokale që këto të dhëna dinë t՚i mbledhin, t՚i përpunojnë dhe t՚i prezantojnë menaxhmentit për vendimmarrje operacionale dhe strategjike. Shfrytëzimi i këtyre përvojave dhe njohurive dhe transferimi i tyre tek mediat tjera në rajon do të ishte një hap i madh përpara në zhvillimin e planifikuar të këtyre organizatave.

Zhvillimi i aftësive organizative dhe atyre të menaxhimit të ndryshimeve në menaxhmentit e mediave

Zhvillimi i aftësive organizative dhe atyre të menaxhimit të ndryshimeve në menaxhmentit e mediave

Në fund, një numër i madh i mediave nuk ka njohuri mbi zhvillimin e drejtpërdrejtë organizativ. Këto njohuri dhe aftësi përfshijnë analizën e kapaciteteve të organizatës, planifikimin e zhvillimit dhe testimin e atyre planeve, por edhe aftësitë menaxhuese të nevojshme për të zvogëluar ndikimin e stresit në  organizatë në kohën e ndryshimit dhe rritjes. 

Siç e kemi thënë më parë në tekst, shumica e konsulentëve fokusohen tek pjesa mediale dhe editoriale e zhvillimit të organizatave mediale. Aftësitë që janë të nevojshme për ndryshime për të cilat ne, konsulentët shpesh i nxisim, nuk janë të pranishme në ekipin i cili e zbaton ndryshimin në media. Zhvillimi sistematik i aftësive menaxhuese dhe njohurive praktike në fushën e planifikimit të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të ndryshimit dhe rritjes është një nga komponentët kyçe të qëndrueshmërisë afatgjate të atyre ndryshimeve organizative.

Vërejtje: Autorët e këtij artikulli janë konsulentët e punës dhe të burimeve njerëzore me ka më shumë se 10 vite të përvojës në punën me sipërmarrësit, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe mediat.

Marko Moraçiq është një ekspert profesional i zhvillimit organizativ me mbi 15 vjet përvojë menaxhimi duke përfshirë Burimet Njerëzore, trajnimet, zhvillimin dhe menaxhimin organizativ. Ai është një bashkëthemelues dhe një trajner senior, mentor dhe konsulent në HUBChe – një kompani që ofron shërbime të ndërtimit të kapaciteteve të sipërmarrjes sociale. Moraçiq ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejt për disa portale mediatike lokale nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai gjithashtu ka punuar me agjenci lajmesh dhe një kompani kombëtare gazetash në zhvillimin e biznesit dhe planifikimin e produkteve. Kjo i dha atij mundësinë të specializohej në vlerësimin financiar dhe këshillim për industrinë e medias me një fokus të fortë në ristrukturimin e portaleve mediatike, menaxhimin në kompanitë mediatike dhe krijimin e politikave të BNJ dhe menaxhimin e performancës.

Nikolla Jovanoviq është një këshilltar i orientuar drejt njerëzve për zhvillimin personal, të skuadrës dhe atë organizativ, trainer dhe studiues me përvojë 20 vjeçare në të tre sektorët. Kohët e fundit ai ka një vëmendje të veçantë në punën e tij për transformimin dixhital, të ardhmen e BNJ dhe funksionet e të mësuarit dhe duke ndihmuar organizatat të lundrojnë në atë që mendimtarët më të mëdhenj të sotëm e quajnë ” bota VUCA (e paqëndrueshme, e pasigurt, komplekse, e paqartë). Si pjesë e projekteve të zhvillimit të medias, ai ka ofruar konsulenca mbi zhvillimin e biznesit dhe konsulencë financiare në media lokale dhe rajonale nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke i ndihmuar ata të vendosin qëllimet e tyre strategjike të biznesit, të testojnë dhe prezantojnë burime të reja të ardhurash dhe të rrisin audiencën e tyre. Ai shpesh ndan mendimet dhe përvojën e tij në blogun e tij peckopivo.com, Linkedin dhe konferenca apo evente të ndryshme, të tilla janë TEDx, Digitalizuj.Me, AIESEC New Leaders Conference, DisruptHR, Digital Summit etj “

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të