Kosovë, RTV Puls: Fokusi tek komunat e vogla

Lexim  minutësh

RTV PULS

RTV Puls, një media lokale nga Shillova, prodhonte shfaqje live për pesë komuna rurale në Kosovë duke u fokusuar tek potencialet e tyre për turizëm lokal dhe për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sfidat kryesore me të cilat përballen banorët e tyre. Programi i këtij televizioni synonte t’i përfaqësonte më mirë pesë komunat me shumicë serbe në Kosovë (Shtërpcë, Kllokot, Partesh, Novobërdë, dhe Ranillug).

Në sajë të ndihmës nga Projekti “Media for All” (Media për të gjithë), RTV Puls nisi programin televiziv të drejtpërdrejtë Eto nas kod vas / Më pranë jush duke përdorur një risi, një Automjet Transmetimi nga Terreni (studio lëvizëse), në hyrje të ndërtesave të komunave të vogla dhe në pikat më të njohura në këto komuna.

“Nuk pritëm gjatë për vlerësimet nga audienca. Pas shfaqjes së dytë morën një sërë komentesh pozitive me theks të veçantë te kapacitetet teknologjike dhe njerëzore për të prodhuar përsosmërisht shfaqje live që zgjasin rreth 60 deri në 70 minuta secila,” tha Stanko Pevac, Drejtor Projekti në RTV Puls.

Shillova me pak më shumë se 1,200 banorë është fshati më i madh në komunë dhe RTV Puls me rreth njëzetë të punësuar është punëdhënësi më i madh në komunë. Dhe jo vetëm kjo. Falë edhe licencës për transmetim rajonal, programi i këtij televizioni mund të shihet jashtë rajonit të Gjilanit, në të gjitha komunat fqinje dhe përmes rrjeteve të operatorëve kabllorë mund të shihet nga pothuajse çdo banor në Kosovë.

“Misioni ynë është të jemi një burim i besueshëm informimi për komunitetin serb në Kosovë si dhe për banorët e tjerë serbishtfolës. Në këtë drejtim, RTV Puls po zhvillon produksionin e vet solid, duke i dhënë prioritet lajmeve, reportazheve dhe programeve vendore në mbarë Kosovën si dhe një programi të pasur kulturor dhe artistik që synon ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e gjuhës serbe dhe trashëgimisë kulturore të komunitetit serb në Kosovë”, thonë nga RTV Puls.

Kjo media u krijua në vitin 2001 si televizion i drejtpërdrejtë – DТV (Televizioni për Fëmijë), dhe në vitin 2004 u riemërtua në RTV Puls duke përshtatur skemën programatike të saj në një program me format të përgjithshëm.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të