Kosovë, Radio KIM: Burim i besueshëm informacioni dhe besimi për audiencën serbishtfolëse

Lexim  minutësh

Radio-Kim

Me mbështetje nga Projekti “Media për të gjithë”, RTV KIM nga Çagllavica, në periferi të Prishtinës, prodhon një herë në javë histori interesante, informuese, edukative dhe argëtuese me fokus popullsinë serbe të Kosovës. Për shkak të fokusit kryesor që gazetarët e Radio KIM i kushtojnë tematikave politike dhe sociale, së bashku me situatat e krizave me të cilat përballen herë pas here në Kosovë, këto histori janë një këndvështrim tjetër i jetës duke qenë se ato nxjerrin në pah çështjet më interesante dhe më intriguese të zakoneve, mjeshtërive, kostumeve, interesave, ngjarjeve dhe të tjera çështje të popullsisë lokale. 

“Puna jonë e përditshme dhe detyra e nevojshme si gazetarë janë të publikojmë lajme me interes për publikun. Në ditët e sotme në Kosovë kjo për nga natyra lidhet me zhvillimet politike, gjë që tërheq më pak vëmendjen e publikut. Kjo është arsyeja pse publikimi i historive interesante nga jeta e përditshme e njerëzve të zakonshëm nëpërmjet këtij projekti përbën një këndvështrim tjetër por të vërtetë të asaj që mund të ofrojë media. Nga ana tjetër, na ndihmon të përmbushin qëllimin tonë, dhe të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie multietnike, multikulturore dhe tolerante në Kosovë,” tha Isak Vorguçiç, drejtor i Radios KIM.  

Gjatë periudhës fillestare gjashtëmujore të zbatimit të këtij granti, Radio KIM ka prodhuar 26 histori. Të gjitha këto histori janë regjistruar për transmetim edhe për TV, por janë transmetuar në radio dhe publikuar në faqen e internetit të kësaj medie si dhe janë ndarë e reklamuar në platformat sociale. Qasja e rifreskuar dhe historitë me njerëz të zakonshëm kontribuuan në rritjen e nivelit të besimit mes komuniteteve, por edhe në rritjen e numri të audiencës online, ku gjatë një muaji arriti një rekord të ri prej 36 mijë vizitash në faqen e internetit.

Radio KIM është një nga mediat e rralla serbishtfolëse në Kosovë që promovon standarde të larta profesionale dhe raporton në mënyrë të pavarur nga grupet politike dhe interesat. Kjo radio nisi transmetimet e saj në vitin 2000, ndërkohë që programi TV i nisi në vitin 2013. Aktualisht RTV KIM transmeton nga Çagllavica, që është në periferi të kryeqytetit të Kosovës, dhe ka krijuar reputacion si burim i besueshëm informimi për audiencën serbishtfolëse në Kosovë, Serbi dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të