Media lokale, themeli i gazetarisë profesionale dhe të pavarur

Lexim  minutësh

local-media,-the-backbone-of-professional-and-independent-journalism

Situata e mediave në Ballkanin Perëndimor po përkeqësohet si rezultat i sulmeve të përsëritura ndaj lirisë së medias dhe minimit sistematikisht të profesionit. Vendet e Ballkanit Perëndimor tani renditen ndër më të ulëtat nga të gjitha vendet evropiane sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të 2021 të botuar nga Reporterët pa Kufi (RSF).

Nga 180 vende të renditura nga Reporterët pa Kufi, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 58, ndjekur nga Kosova në 78, Shqipëria në vendin e 83, Maqedonia e Veriut në 90, Serbia 93, dhe Mali i Zi në vendin 104.

Në fjalën e tij në një konferencë në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 2019, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, tha se “Liria e medias po pëson rënie në të gjithë Evropën, por situata është më e keqe në këtë rajon se në çdo vend tjetër.”

Është pikërisht në këtë kontekst të vështirë të mediave që Fondacioni Thomson po punon si pjesë e një konsorciumi në një projekt të financuar nga Fondi për Konfliktin, Stabilitetin dhe Sigurinë i Qeverisë së Britanisë së Madhe (CSSF) për të zhvilluar dhe forcuar pavarësinë editoriale dhe funksionimin si biznes të mediave lokale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

redakcija3-montaza.

Pse lokale?

Media lokale është veçanërisht e ndjeshme sipas një studimi të fundit të ndërmarrë nga Fondacioni Thomson, gjë që tregon se mediat lokale në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë jashtëzakonisht të lëna pas dore në krahasim me mediat kombëtare.

Në këtë kontekst, media lokale i referohet organizatave që veprojnë jashtë kryeqytetit dhe qyteteve të mëdha.

Studimi i fondacinoit është i pazakontë, sepse ka shumë pak ose aspak njohuri për mediat lokale duke qenë se pjesa më e madhe e hulumtimeve fokusohen tek niveli kombëtar. Ky studim nxori në pah mundësitë për të ndihmuar këto organizata të medias për të angazhuar audiencat si burim të mundshëm të ardhurash.

Studimi vjen në një kohë të rritjes së rëndësisë për mediat lokale. Pandemia Covid-19 solli nevojën për marrjen e informacionit të saktë dhe të duhur në nivel vendor. Siç thekson edhe Këshilli i Evropës “dhënia e informacionit në kohën e duhur për rreziqet ndaj shëndetit është element me rëndësi të jashtëzakonshme në përgjigjen ndaj krizës.”

Mediat në Ballkanin Perëndimor

Në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor jetojnë rreth 18 milionë njerëz, nga të cilët Serbia ka popullsinë më të madhe me 7 milionë banorë dhe Mali i Zi me numrin më të vogël të popullsisë me 0.6 milionë banorë.

Në përgjithësi, në rajon janë rreth 1,500 media lokale, ky pothuajse gjysma e tyre janë në Serbi, ndjekur me 19% në Bosnje dhe Hercegovinë, 12% në Shqipëri, 10% në Maqedoninë e Veriut, 7% në Kosovë dhe 5% në Malin e Zi.

Tregjet e përgjithshme të mediave në të gjitha këto vende janë të fragmentuara, të ngopura dhe të paqarta për sa i përket numrit të organeve mediatike dhe funksionimit të tyre, me pronësinë që, nga ana tjetër, shpesh është e errët. Tregu i mediave online është më i gjallë, me mesatarisht gjashtë media online që veprojnë në secilin komunitet.

Studimi i Fondacionit Thomson evidenton se, në mungesë të të ardhurave të qëndrueshme, mediat lokale varen nga financimi publik, kështu që të ardhurat nga reklamat janë të kufizuara dhe politika editoriale e këtyre mediave i përshtatet vullnetit të politikës në pushtet, ndërkohë që ato media që përpiqen të mbeten profesioniste dhe të pavarura e kanë të vështirë të mbijetojnë, me pak ndihmë nga donatorë të vegjël për të punuar.

TV-Forum

Mediat lokale

Disa portale lajmesh po bëjnë përpjekje për ta shmangur varësinë nga financimet publike me qasje novatore. Punonjësit e portalit Ul-info nga Ulqini i Malit të Zi nxjerrin në pah rëndësishme e bashkëpunimit të ngushtë me shoqërinë civile. Projektet e përbashkëta me organizatat e shoqërisë civile mund të jenë një nga burimet kryesore për financimin e mediave lokale, tha Mustafa Canka, kryeredaktor i Ul-info.

Mileva Malesic nga TV Forum në Prijepolje të Serbisë ofron një qasje tjetër. “Krijimi i rrjetit të mediave lokale për ndarjen e produkteve dhe informacioneve mund të jetë një ndihmë tejet e madhe,” thotë ajo.

TV Forum organizoi një fushatë për mbledhje fondesh nga publiku në përgjithësi për blerjen e pajisjeve të reja. Në më pak se dy muaj ky televizion ishte në gjendje të mblidhte 5,500 dollarë, shumë që është rreth 50% e buxhetit të tij mujor.

Roli në komunitet

Sipas Cankës, ndarja e shkollës së vjetër të mediave në media lokale dhe kombëtare është e vjetëruar. Si rezultat i revolucionit të internetit, shumica dërrmuese e mediave janë online, kështu që ato mund të arrihen globalisht. “Prandaj”, thekson Canka, “motoja ‘mendo globalisht, vepro lokalisht’ është me një rëndësi të jashtëzakonshme në ditët e sotme.” Mediat lokale kanë avantazhin e raportimit në mënyrë të vazhdueshme për çështje të rëndësishme për komunitetin lokal, ndërsa mediat kombëtare mund t’i mbulojnë këto çështje një ose dy herë.

Suzana Nikolich nga portali KumanovoNews në Maqedoninë e Veriut ka të njëjtat pikëpamje. Ajo thekson se avantazhi më i madh të mediave lokale është në të njëjtën kohë edhe disavantazhi i tyre më i madh.

“Të njohësh pjesën më të madhe të njerëzve apo të njohësh dikë që njeh dikë tjetër është gjë e mirë për marrjen e informacionit në mënyrë jozyrtare,” thotë ajo. “Por në të njëjtën kohë është problematike për shkak të presionit të vazhdueshëm ndaj punonjësve të medias.”

Kumanovo-news

Mjedisi i vështirë

Por pavarësisht punës në mjedis mjaft të vështirë, gazetarët e mediave lokale janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre dhe për rolin kryesor që luajnë për komunitetet vendore.

Limos Didani, krijuesi i SarandaWeb, portal lajmesh me qendër në Sarandë, nxjerr në pah se roli i mediave lokale është me rëndësi madhore që të dëgjohet zëri i komunitetit. Njerëzit duan që shqetësimet dhe problemet e tyre të ngrihen dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në lajmet e ditës deri në zgjidhjen e tyre.

Si shembull të përparimit të ngadaltë por të qëndrueshëm që mediat lokale mund të nisin në komunitetet vendore, Mileva Malesic nga TV Forum tregon përvojën e saj personale. Ajo ishte gazetarja e parë femër që u punësua në median lokale të Prijepoljes, media që u krijua në vitin 1952. Që nga emërimi i saj, numri i gazetareve femra në Prijepolje është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Në TV Forum, të cilin Mileva e ngriti në vitin 2008, nga 10 të punësuar në këtë media gjashtë nga gazetarët janë gra.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të