Kosovë, TV Prizreni: Format të reja për rritje të shikueshmërisë

Lexim  minutësh

TV Prizreni

TV Prizreni, transmetues lokal nga qyteti i Prizrenit, ka rritur numrin e shikuesve dhe ndjekësve, veçanërisht në zonat rurale, duke ofruar formate të reja dhe duke zgjeruar gamën e çështjeve që mbulon. Që me fillimin e zbatimit të projektit, TV Prizreni ka bërë përparim shumë të madh.

“Kemi dyfishuar produktet për sa i përket numrit, kemi rritur zonën e mbulimit duke arritur në grupe dhe zonat të reja gjeografike, dhe kemi përmirësuar kapacitetet e brendshme duke ndjekur trajnime të ndryshme,” na thonë nga TV Prizreni.

Për shkak të vështirësive ekonomike, TV Prizreni nuk ka pasur mundësi të rrisë numrin e stafit. Dhe për këtë arsye ekipi i reporterëve ka prodhuar mesatarisht dy kronika në ditë. Por falë Projektit “Media for All” (Media për të gjithë), e gjitha kjo situatë ka ndryshuar. Pra, në gjashtë muajt e fundit, ky televizion ka prodhuar:

  • 181 kronika lajmesh televizive,
  • 14 kronika të gjata,
  • 30 shfaqje të drejtpërdrejta,
  • 82 artikuj për faqe ueb
  • 1 dokumentar.

Rritja e prodhimit, si për nga cilësia ashtu edhe për nga sasia, ka sjellë si rezultat rritje të numrit të shikuesve dhe ndjekësve në kanalet e mediave sociale. “Pritet që ky trend të sjellë patjetër rritje të reklamave nga bizneset lokale,” theksojnë te TV Prizreni.

E krijuar në vitin 1999, TV Prizreni është nga më të vjetrat në Kosovë. Ai është një nga gjashtë mediat nga Kosova që janë bërë pjesë e skemës së granteve për zhvillimin e biznesit në kuadër të Projektit “Media for All”. Projekti financohet nga qeveria e Britanisë së Madhe dhe zbatohet nga Këshilli Britanik, Fondacioni Thomson, BIRN dhe INTRAC në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të