7 pyetje për t’u përgjigjur para se të filloni një podcast

Lexim  minutësh

7-pitanja-na-koja-treba-da-date-odgovor.

Podcasti si format ka përjetuar rritje si në nivel global ashtu edhe në nivel lokal apo dhe rajonal vitet e fundit. Ka shumë arsye që ndikojnë, por kryesorja është se autorët e konsiderojnë formatin si interesant, kështu që ka gjithnjë e më shumë përmbajtje të mirë, dhe gjithashtu edhe nga ana e dëgjuesëve dinamika e jetës është e tillë që ne thjesht nuk kemi më shumë hapësirë ​​të konsumojmë përmbajtje në mënyrë aktive (sepse ngasim makinën apo jemi në palestër ose vrapojmë), por ne mund të konsumojmë përmbajtje interesante dhe të dobishme në mënyrë pasive. Nëse aftësitë narrative të podcastit janë në përputhje me preferencat tona, na ndodh lehtësisht që duke bërë diçka të mërzitshme mund të dëgjosh diçka interesante dhe koha të na kalojë pa e ndierë.

Një nga faktorët e rëndësishëm të rritjes është fakti se barrierat fillestare për autorët (domethënë kushtet e prodhimit) janë shumë modeste. Përmbajtja e mirë video thjesht kërkon shumë më tepër përpjekje dhe punë, ndërsa podcasti mund të regjistrohet me telefon, me ose pa ndihmën e mikrofonit ekstra, kostot të cilat janë vetëm disa dhjetëra euro. Sigurisht, autorët më të mirë dhe më të njohur nuk përdorin metoda amatore, por kanë pajisje të përshtatshme. Por, edhe këto nuk janë shumë të shtrenjta, dhe zakonisht investohet në to vetëm kur jemi të sigurt se ajo që ne bëjmë ka kuptim për audiencën - pasi kemi testuar dhe konfirmuar idenë që kemi.

Prodhimi dhe drejtimi i një podcast-i është më i lehtë se disa formate të tjera, por kjo nuk do të thotë se është i lehtë dhe se është zgjedhja e duhur për të gjithë. Më poshtë, unë do t'ju bëj 7 pyetje të cilave duhet t'u përgjigjeni (kryesisht vet) para se të vendosni të nisni një progami podcast-i.

Mbi çfarë do të jetë podcasti juaj dhe cila është "konkurrenca" juaj?

Bota e biznesit na mëson dy gjëra që janë të rëndësishme për këtë çështje:

Së pari - nëse një madhësi i përshtatet të gjithëve, ndoshta nuk i përshtatet askujt. Kjo do të thotë, me përjashtim të një numri të vogël të produkteve, audienca për produktin tuaj nuk është e gjitha. Publiku janë njerëz të profilizuar me dëshira dhe interesa të caktuara. Mund të ketë më shumë se një grup të synuar, por ai përfundimisht nuk mund të jetë ’të gjithë njerëzit’, dhe ju duhet të përcaktoni shumë qartë - temën dhe audiencën që po synoni.

E dyta - nëse keni një ide të shkëlqyeshme që tingëllon shumë mirë, si dhe në pamje të parë duket e qartë, por ju nuk jeni i sigurt se pse dikush para jush nuk e ka bërë tashmë - ndoshta ka një arsye. Ose kjo ide nuk është aq e mirë, ose është e parealizueshme për ndonjë arsye tjetër. Pra - nëse nuk ka konkurrencë në biznesin që planifikoni të bëni, mund të keni gjetur një thesar, por shanset janë më të mëdha që të ketë ndonjë arsye racionale që nuk e dini ende. Mundohuni ta zbuloni para se të investoni shumë kohë dhe energji në një projekt. Gjithashtu, nëse ka konkurrencë - mos e humbni shpresën. Përveç rasteve kur audienca të cilës po i drejtoheni është jashtëzakonisht e ngushtë dhe e vogël, nuk duhet të jetë problem, veçanërisht nëse merreni me të njëjtën temë, por në mënyra të ndryshme. Në fakt, efekti sinergjik i disa njerëzve të ndryshëm që punojnë në të njëjtën gjë nga kënde të ndryshme, me kalimin e kohës rezulton në një rritje të konsiderueshme të tregut të përgjithshëm, në këtë rast - ju të gjithë punoni së bashku për të rritur audiencën dhe buxhetin e përgjithshëm dhe më pas luftoni për vëmendjen e tyre. Mbani parasysh se konkurrenca mund të jetë në formate të tjera - blogje, revista, YouTubers apo të ngjashme si këto. Kjo konkurrencë nuk është e drejtpërdrejtë, sepse platforma është e ndryshme, por audienca është e njëjtë. Sidoqoftë, sipas fjalëve të Svetisllav Peshiq, një nga trajnerët më të mëdhenj të basketbollit të të gjitha kohërave – më mirë një pjesë më të vogël të një bakllavaje të madhe se sa një ballkava të tërë por të vogël.

Sa kohë jeni gati për të punuar para se të vijnë rezultatet?

Sa kohë jeni gati për të punuar para se të vijnë rezultatet?

Statistikat globale (ato rajonale nuk ndryshojnë shumë në këtë drejtim) thonë se autorët zakonisht heqin dorë pas 6 ose 7 episodesh të regjistruara. Kaq nuk mjafton për të kuptuar nëse kjo histori ka kuptim. Përjashtim bëjnë autorët që tashmë kanë një komunitet të konsiderueshëm njerëzish që janë të interesuar për temat që planifikojnë të mbulojë podcasti (pra, ata kanë profile të mëdha në Instagram, Linkedin ose Facebook). Në rastin e tyre, fillimi i podcastit në vetvete është i ndryshëm sepse ekziston një trampolinë shumë serioze.

Në rast se nuk keni një burim të tillë në dispozicionin tuaj, duhet të vendosni se sa kohë jeni gati të punoni pa reagime të qarta për ju. Nëse kjo periudhë është më e shkurtër se 6 ose 12 muaj punë e vazhdueshme dhe nxjerrje episodesh me dinamikën e një herë në javë - atëherë mund të jetë më mirë të mos filloni fare.

Ky është minimumi për fillimin e formimit të një audience të dedikuar, i cili ndjek serinë e podcast-eve tuaja. Kur formohet një masë kritike, audienca juaj do të rritet nga muaji në muaj si rezultat i akumulimit të vëmendjes së publikut të synuar.

Sa kohë planifikoni të zgjasë podcasti juaj?

Sa kohë planifikoni të zgjasë podcasti juaj?

Statistikat thonë se kohëzgjatja ideale është midis 35 dhe 60 minuta, por kjo ndryshon shumë në varësi të temës, dinamikës dhe autorëve. Ka shumë podcaste të shkëlqyeshëm që janë shumë të shkurtër, por le të themi transmetohen çdo ditë. Ka shumë podcaste fantastike në formë të gjatë që zgjasin 180 minuta ose më shumë, dhe përsëri - njerëzit gjejnë kohë për t'i dëgjuar ato sepse janë pafundësisht interesante. Unë e di që nuk ju ndihmova shumë me këtë pjesë, por qëllimi nuk ishte t'ju bëja të merrnit një vendim, por t'ju thoja se nuk ka kufizime. Formati është jashtëzakonisht demokratik dhe jeni ju që diktoni kushtet. Ajo që është e rëndësishme është që të keni një dinamikë të qëndrueshme dhe që nëse thoni që episodi del të mërkurën në mëngjes, do të jetë gjithmonë kështu, në të njëjtën kohë. Kjo nuk do të thotë që njerëzit do ta dëgjojnë në atë orë, por kjo lloj parashikueshmërie është shumë, shumë e rëndësishme. Me kalimin e kohës, nëse keni një shpërndarje në Youtube, përmes analitikave të kanalit tuaj, do të jeni në gjendje të shihni në cilën periudhë të ditës dhe javës shumica e audiencës suaj kalon kohë në mënyrë aktive në kanalin tuaj, kështu që nëse rezulton se ju "mungon" një masë kritike, ju mund të spostoni kohën e publikimit, por kur ta bëni respektoni orarin e ri dhe jini të rregullt. 

Sa i përket vetë dinamikës, zakonisht ndodh një herë në javë dhe kjo është ndoshta opsioni më i mirë. Para së gjithash, sepse jeta jonë funksionon në cikle prej 7 ditësh secila. Mund të jetë një ide e mirë edhe të nxirrni një episod çdo 10 ditë. Kjo është në rregull, por të gjitha angazhimet tona të jetës ndahen në cikle prej 7 ose 14 ditësh, dhe thjesht, nëse një javë podcasti del të martën, dhe pastaj del të premten, atëherë të hënën, nuk krijohet një zakon dhe është e vështirë të ndërtohet kështu. Sa për ditët e javës - nuk ka ditë të mira dhe të këqija. Shpesh njerëzit dëgjojnë podcaste që dalin gjatë javës apo dhe gjatë fundjavave. Rekomandimi im do të ishte shmangia e së hënës, por edhe kjo nuk duhet të jetë një zgjedhje e keqe nëse, të themi, përmbajtja juaj është e tillë që motivon dhe këshillon njerëzit se si të kapërcejnë më lehtë sfidat e javës së punës.

Cilit lloj podcast-i i përkisni?

Cilit lloj podcast-i i përkisni?

Edhe pse formati është shumë fleksibël, ka disa lloje që kanë spikatur në praktikë. Është e vështirë të kategorizohen sepse shumë i përkasin disa kategorive ose janë midis tyre, por me pak fjalë mund të klasifikohen në - podcast intervistash (ku fokusi është te i ftuari dhe prezantuesi është vetëm një mjet për të treguar dhe drejtuar historinë më mirë), podcast bisedues (i ngjashëm me intervistën por me të ftuarun më pak të polarizuar - qëllimi këtu është dialogu i pjesëmarrësve, dhe ju mund ta shihi atë për ilustrim, si një bisedë mes miqsh), monolog (ku autori analizon në mënyrë të pavarur një temë), podcast teatral ose narrativ (diçka më e afërt me radio -dramën në kohët moderne). Sigurisht, ka shumë formate të tjera, por këto janë ato më të zakonshmet.

Është e rëndësishme të zgjidhni tuajin dhe t'i përmbaheni formatit të zgjedhurit e të edukoni në mënyrë aktive audiencën tuaj. Shpesh do të dëgjoni që njerëzit, të mësuar me intervistat televizive ku gazetari në thelb vetëm drejton bisedën me pyetje, kritikojnë autorët e podcastit të cilët kanë një diskutim aktiv me të ftuarit e tyre, në të cilët ata shprehin pikëpamjet e tyre. Në fakt kjo gjë është në rregull pasi kjo është vet arsyeja pse ata zgjodhën këtë podcast, por audienca ende nuk e kupton sa duhet. Ne të gjithë duhet t'i edukojmë së bashku dhe me kalimin e kohës, pasi përmes mijëra hapave të vegjël, do të mund të bëjmë një ndryshim të madh.

Cila është masa e duhur nga pikëpamja e prodhimit?

Cila është masa e duhur nga pikëpamja e prodhimit?

Një podcast është përmbajtje audio, por për shkak të zakoneve që kanë përdoruesit, dhe ato janë shumë më të lidhura me konsumimin e përmbajtjes video në internet, nuk është një zgjedhje e keqe që podcasti juaj të ketë edhe një komponent video.

Mund të jetë një regjistrim nga një aparat fotografik, GoPro ose celular, apo mund të jetë vetëm një fotografi si kopertinë për atë episod, mbi të cilën do të zhvillohen bisedat audio (si në Youtube kur një këngë nuk ka video , por ka një kopertinë albumi dhe muzikë).

Videoja është pra atje për shkak të rritjes së audiencës së mundshme, sepse një përqindje e konsiderueshme e njerëzve ende shikojnë përmbajtjen që duhet të dëgjojnë. Shikuesi mund t'i "shikojë" ata në sfond ndërsa bën diçka tjetër, por zakoni është zakon. Nëse i mësoni përdoruesëve përfitimet e dëgjimit, ata mund të kalojnë nga shikuesi tek dëgjuesi me kalimin e kohës, por nëse doni të jeni sa më afër dhe të arritshëm për audiencën - mos i detyroni ata të mësojnë të përdorin diçka të re, por jini ku ata janë.

Videoja është gjithashtu e rëndësishme për shkak të sponsorëve të mundshëm sepse është shumë më e lehtë t'u shesësh njerëzve idenë se marka ose produkti i tyre do të jetë i dukshëm gjatë një episodi, sesa t'u shpjegosh atyre se si funksionojnë reklamat audio në podcaste.

Si planifikoni ta bëni podcast -in tuaj të qëndrueshëm?

Si planifikoni ta bëni podcast -in tuaj të qëndrueshëm?

A ka rëndësi kjo për ju? Nëse e bëni për shpirtin tuaj, është e mrekullueshme, por projektet e këtij lloji me kalimin e kohës zhvendosin disa detyrime të tjera dhe shpesh përfundojnë. Nëse projekti është i qëndrueshëm ose fitimprurës, motivimi për të mbijetuar është sigurisht në një nivel shumë më të lartë. Kjo është arsyeja pse kjo pyetje është shumë e rëndësishme. Ekzistojnë disa opsione, dhe ato mund të jenë ekskluzive apo mund edhe t'i kombinoni ato.

Podcasti juaj mund të ketë sponsorë komercialë, të cilët kanë interes të reklamojnë tek audienca juaj. Është shumë e thjeshtë - nëse jeni një podcast për furnizuesit e ushqimit dhe dikush ka softuer për ta ose shërben dhe shet pajisje për atë audiencë këtu janë mundësitë ideale për të kombinuar të këndshmen dhe të dobishmen.

Një opsion tjetër është një sistem donacioni dhe abonimi. Donacionet ndodhin një herë, abonimet zakonisht janë mujore, dhe përdoruesit që kanë vendosur t’ju mbështesin në këtë mënyrë, zakonisht mbështesin realizimin me një shumë simbolike në baza mujore. Pse po e bëjnë ata këtë? Ata e duan atë që ju bëni, kështu që ata duan t'ju mbështesi. Në nivel lokal, ky modalitet nuk përfaqësohet shumë sepse nëse audienca juaj është e vogël, nuk do t'ju sjellë para të konsiderueshme. Nga ana tjetër, nëse audienca është më e madhe, dhe veçanërisht nëse përmban persona nga diaspora, ekziston një shans shumë i vërtetë që ju të jetoni mjaft bukur nga podcasti juaj.

Opsioni i tretë është të shesësh produkte të markës përmes podcasteve - bluza, libra, filxhanë, kurse etj. Sigurisht, një podcast mund të jetë gjithashtu një mjet për të tërhequr vëmendjen e klientëve potencialë që do të blejnë shërbimet tuaja. Kjo veçanërisht ka kuptim nëse biznesi juaj ka një segment në të cilin ju ofroni shërbime këshilluese apo shisni zgjidhje biznesi.

A ka ndonjë pikë të dobët apo një pengesë?

A ka ndonjë pikë të dobët apo një pengesë?

Pyetja e fundit është klasike - a ka ndonjë gjë që mund ta rrezikojë projektin? A vareni nga disa njerëz të jashtëm (kameraman, redaktor) për të cilët nuk jeni të sigurtë nëse janë gati t'i përkushtohen projektit? A vareni nga të ftuar për të cilët nuk jeni të sigurt se mund t'i sillni? Çdo rast është specifik, kështu që ju e dini mënyrën më të mirë për t'ia bërë vetes këto pyetje. Pasi të përcaktoni nëse ekziston ndonjë risk, përpiquni ta zgjidhi atë (bisedoni me njerëzit në kohë, planifikoni mirë, etj.) Ose mbani një opsion rezervë (një person tjetër, apo veten tuaj nëse mund të zotëroni aftësinë e kërkuar).

Nëse jeni të kënaqur me përgjigjet që i dhatë këtyre 7 pyetjeve, jeni gati të nisni projektin tuaj të podcastit. Rekomandimi im është që nëse e lejon formati juaj, të keni gjithmonë 2-3 episode rezervë, sepse ne kurrë nuk e dimë se çfarë na pret apo nëse do të detyrohemi të pushojmë pak kohë.

Në këtë mënyrë, nuk do të keni presionin e vazhdueshëm mbi atë që do të ndodhë apo dhe nëse dikush anulon ditën e xhirimit, dëmi nuk do të jetë shumë i madh. Gjëra të tilla ndodhin. Statistikat janë të pamëshirshme, mbështetuni në to, mos luani kundër tyre.

Ivan Miniq është një profesionist i marketingut dhe IT me përvojë ndërkombëtare. Ai është themeluesi i një prej komuniteteve më të mëdha online në rajonin e Ballkanit duke numëruar më shumë se 2 milion përdorues (forumi Burek) dhe një sipërmarrës i vetëngritur me disa biznese start up (Moja Pijaca, Burgos – burger bar). Ivani është moderatori dhe redaktori i Pojačalo – një podcast për sipërmarrjen që arrin deri në 5.000 pajtimtarë. Ivan ka punuar me media nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë praninë e tyre në internet dhe të rrisin audiencën e tyre. Ai ka qënë lektor i Menaxhimit tv Projekteve për studentët e marketingut dixhital në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit në Beograd.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të