Diaspora, e gatshme të mbështesë zhvillimin e mediave lokale në Shqipëri

Lexim  minutësh

Diaspora-willing-to-support-local-media-development-in-Albania

Valët e shumta migratore të dekadave të fundit kanë kontribuar në zgjerimin e komuniteteve shqiptare në mbarë botën, duke nisur që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe më vonë edhe në Evropë. Edhe pse është e vështirë të mblidhen statistika për diasporën, sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2020, llogaritjet tregojnë se plot 1.684.135 shtetas shqiptarë jetojnë jashtë atdheut. Diaspora shqiptare po shfaq një ndërlidhje gjithnjë e më të madhe me atdheun. Studimi ynë nxjerr në pah se 68.9% e të anketuarve e kanë vizituar Shqipërinë në 12 muajt e fundit dhe 54.6% kanë qëndruar për rreth një muaj në Shqipëri. Po ashtu, të pyetur për lidhjen emocionale me atdheun, 55.9% kanë konfirmuar se kanë lidhje të fortë emocionale me Shqipërinë. Pjesa më e madhe e angazhimit me vendlindjen lidhet me familjen dhe të afërmit (84.2%), por edhe me turizmin (31.1%) dhe biznesin (11.7%). Megjithatë, potenciali aktiv i Diasporës është ende i pashfrytëzuar në Shqipëri. Diaspora është me rëndësi jetike për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e demokratizimit, qeverisjes ekonomike si dhe zhvillimit social dhe kulturor të vendit. Në këtë drejtim, angazhimi i saj me zhvillimin e mediave lokale është me interes të veçantë. Gjetjet nga studimi ynë mund t’i vijnë në ndihmë mediave lokale me ide konkrete për hartimin e strategjive që synojnë angazhimin e Diasporës me qëllim diversifikimin e përmbajtjes dhe gjetjen e burimeve alternative të të ardhurave. 

Mediat shqiptare duhet të përmirësojnë praninë e tyre dixhitale

Mediat shqiptare duhet të përmirësojnë praninë e tyre dixhitale

Mediat duhet të ndërgjegjësohen se kanë mundësi mjaft të mira për t’u angazhuar me diasporën duke qenë se burimi kryesor i informacionit për ngjarjet në Shqipëri për diasporën janë mediat në Shqipëri me 66.3% të të anketuarve që zgjedhin këtë formë informimi, dhe mediat e diasporës me 12.7% të përgjigjeve. Është me rëndësi të theksohet se diaspora i ndjek mediat shqiptare disa herë në javë, me 92.4% e të anketuarve që konfirmojnë një gjë të tillë.

Duke qenë se diaspora i ndjek mediat kombëtare dhe lokale shqiptare kaq shpesh, ka vend për ta shfrytëzuar këtë potencial për t’i angazhuar më shumë anëtarët e diasporës dhe jo për t’i pasur thjesht si audiencë pasive, por si komunitete të angazhuara.

Portalet e mediave online, në mënyrë të veçantë, kanë një avantazh këtu duke qenë se lloji kryesor i mediave shqiptare që ndiqen nga diaspora janë portalet e mediave online (66.5%), ndjekura nga televizioni (57%) dhe mediat sociale (53%). Nga ana tjetër, kjo tregon se diaspora preferon më shumë se një lloj burimi. Portalet e mediave online janë forma me përqindjen më të lartë si burimi i vetëm i informacionit, me 18.9% të të anketuarve.

Po ashtu, mediat duhet të shohin mundësitë e rritjes dhe përmirësimit të pranisë së tyre në internet. Studimi ynë tregon se diaspora preferon mediat sociale si mënyrën më të mirë për të aksesuar mediat në Shqipëri me 36.4% të të anketuarve, ndjekur nga faqet e internetit të mediave me 31.5%, platformat me pagesë me 14.1%, ndërsa informimi përmes miqve dhe kontakteve është forma më pak e preferuar me 2.4%. Përmirësimi i profilit të mediave në hapësirën dixhitale është me rëndësi jetike për të tërhequr dhe ruajtur audiencën nga diaspora, gjë që duhet kombinuar me larminë e tematikave që mbulojnë ato. Studimi ynë tregon se ka një larmi të madhe temash që preferohen me lajmet dhe aktualitetin si më të preferuarat, ndjekur nga politika, kultura, muzika, sportet, dhe turizmi.

Mediat duhet të përdorin strategji për të kapur komunitetet shqiptare në Diasporë

54.2% e të anketuarve nga diaspora janë të interesuar t’i ofrojnë mbështetje mediave. Diaspora që jeton në ShBA (veçanërisht ajo e bregut lindor), në Britaninë e Madhe, Itali, Gjermani, dhe Greqi ka shprehur interes të veçantë për t’u angazhuar me mediat lokale në Shqipëri. Nga ana tjetër, duket se ka më shumë interes për të mbështetur mediat nga ata anëtarë të diasporës që janë origjinë nga Tirana, Lezha, Shkodra, Fieri, Berati, dhe Vlora.

Mediat lokale duhet të synojnë Diasporën që janë përgjithësisht të grupmoshave mbi 45 vjeç, ndërkohë që studimi ynë tregon se gjinia nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në lidhje me interesin për t’u ofruar mbështetje mediave shqiptare. Mediat lokale duhet të angazhohen me njerëz që kanë punuar në mënyrë aktive për të lidhur diasporën shqiptare me Shqipërinë në forma të ndryshme gjatë gjithë këtyre viteve dhe aktualisht janë të angazhuara me median, komunitetin akademik dhe me OJQ-të në vendet ku jetojnë. Studimi ynë konfirmon se diaspora shqiptare e komunitetit akademik, e shoqërisë civile dhe ajo mediatike është më e interesuara për t’u angazhuar me median.

Arsimi ka rëndësi. Ndaj, duhet të synohen ata anëtarë të diasporës që janë të konsoliduar si në aspektin ekonomike ashtu edhe atë social. Niveli i arsimit duket se luan një rol të rëndësishëm për sa i përket interesit të shprehur për të dhënë mbështetje për mediat shqiptare. Interesin më të madh e kanë të anketuarit me doktoraturë ose me diplomë master, me përkatësisht 57.9% dhe 58.7%. Të anketuarit me arsim të mesëm duket se kanë nivelin më të ulët të interesit për të mbështetur mediat në Shqipëri.

Edhe të ardhurat financiare kanë rëndësi. Të anketuarit e vetëpunësuar duket se janë më të interesuarit për të ofruar mbështetje për mediat në Shqipëri, me 70% të përgjigjeve, ndjekur nga grupi i punësuar me 61.8%. Në përgjithësi, njerëzit që kanë emigruar gjatë viteve 1945-1990 dhe ata që kanë emigruar pas vitit 2001 kanë shprehur të njëjtin nivel interesi për të ofruar mbështetje, me 60% të të anketuarve.

Diaspora shqiptare ka potenciale për të mbështetur mediat lokale, por këto të fundit duhet t’i ofrojnë asaj modalitetet e duhura.

Diaspora shqiptare ka potenciale për të mbështetur mediat lokale, por këto të fundit duhet t’i ofrojnë asaj modalitetet e duhura

Studimi ynë evidenton se rreth 15.9% e diasporës janë të interesuar të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për mediat lokale. Modeli i tyre i preferuar i mbështetjes është modeli i anëtarësimit i dominuar nga 29.7%, ndjekur nga abonimet në përmbajtje ose shërbime me 29.2%, mbështetja për fushatat mediatike me 13.8%, dhe donacione të njëhershme është alternativa më pak e preferuar si mbështetje me 10.8% të përgjigjeve.

Interesi për të mbështetur dhe format e mbështetjes për mediat

Për sa i përket shumës financiare, 57.1% janë të gatshëm të ofrojnë më pak se 100 USD/EUR për mediat lokale, pasuar nga shuma 100-500 USD si mbështetje financiare.

Forma e mbështetjes dhe shuma financiare që do të ofrohet nëse vjen mundësia e duhur 

Forma më e preferuar e ndihmës financiare është ajo me pagesë vjetore për 57.1% të të anketuarve, e ndjekur nga mbështetja financiare vetëm një herë (e njëhershme) me 30%, ndërsa pagesat mujore zënë vetëm 10% të të anketuarve. Forma më e preferuar për pagesën është pagesa online ose e-banking me 28.6% të përgjigjeve, ndjekur nga pagesa me kartë me 26.5% ndërsa më pak e preferuar është me mesazh SMS me 2% dhe forma të tjera me 4.1% të rasteve.

Mediat lokale duhet të shqyrtojnë dhe forma të tjera për angazhimin e diasporës përveç asistencës financiare. Studimi ynë tregon se 39.1% e diasporës janë të interesuar të ofrojnë asistencë jofinanciare, siç është shkëmbimi i njohurive, me të paktën 58.5% e të anketuarve. Aksesi tek informacion është i dyti më i preferuar me 29.6% e të anketuarve, ndjekur nga rrjetëzimi me 25.2% dhe prodhimi i përmbajtjes me 22.6% të përgjigjeve.

Kushtet e veçanta që duhet të përmbushen për të siguruar angazhimin aktiv me mediat

Kushtet e veçanta që duhet të përmbushen për të siguruar angazhimin aktiv me mediat

Në përgjithësi ka interes për t’i dhënë mbështetje mediave, por me rëndësi janë edhe cilësia e përmbajtjes dhe profesionalizmi. Arsyet për ofrimin e asistencës nëse vjen mundësia e duhur lidhen më së shumti me llojin e përmbajtjes që mbulohet nga media, ndërkohë që cilësia dhe profesionalizmi i medias do të ketë ndikim në vendimin për ofrimin e asistencës, ndërsa lidhjet personale me median dhe misionin e saj janë më pak të preferuarat për të anketuarit.

Mediat lokale duhet ta përqendrojnë punën e tyre në përmirësimin dhe diversifikimin e përmbajtjes dhe të fokusohen në gjithanshmërinë e raportimit të tyre.

Për diasporën kushtet kryesore janë këto: pavarësia e medias, cilësia, besueshmëria, transparenca, profesionalizmi, integriteti dhe aftësitë e stafit të medias.

Kështu, strategjia e mediave lokale për të angazhuar diasporën për monetizim nuk është punë e lehtë dhe kërkon jo vetëm që të vihet tek diaspora me një strategji dhe t’i ofrohen asaj modalitetet e duhura, por, më e rëndësishmja, kërkon edhe përmirësimin në përgjithësi të profesionalizmit.

Një tjetër alternativë interesante për mediat lokale në Shqipëri është lidhja me mediat shqiptare të diasporës që janë të konsoliduara tashmë si dhe me shoqatat/rrjetet aktive të diasporës. Është e rëndësishme t’i qasemi diasporës kryesisht në gjuhën shqipe dhe të jemi të kujdesshëm për cilësinë dhe stilin e gjuhës që përdorim. Gjithashtu, mediat lokale duhet të përdorin rrjetëzimin dhe aktivitetet për mbledhjen e fondeve nga diaspora/ fushata për mbledhje fondesh online ku strategjitë dhe fushatat të jenë të fokusuar dhe të qarta në komunikimin e tyre.

Të nxitur nga nevoja për t’u bërë të mundur mediave lokale të forcojnë marrëdhëniet e tyre me audiencën dhe për të diversifikuar burimet e të ardhurave, u intriguam nga mundësia e angazhimit të diasporës me mediat lokale me fokus të veçantë në Shqipëri. Me mbështetjen e Fondacionit Thomson dhe në kuadër të Projektit “Media për të gjithë”, në studimin tonë të hulumtimit u shqyrtua profili i diasporës shqiptare dhe lidhja me Shqipërinë me theks të veçantë tek konsumimi i medias nga Diasporë dhe interesi për të mbështetur mediat lokale në Shqipëri.
Si e realizuam këtë? Përdorëm një qasje ku kombinuam disa metodologji për mbledhjen e të dhënave dhe e realizuam këtë studim gjatë periudhës korrik-shtator 2021. Në fazën fillestare u krye një shqyrtim i gjithanshëm i studimeve, raporteve dhe informacioneve të tjera për të analizuar profilin e diasporës shqiptare dhe për të evidentuar çështjet kryesore ende të pazgjidhura të saj. Së dyti, u kryen 17 intervista të thelluara me përfaqësues të shoqatave, organizatave dhe mediave të diasporës shqiptare. Në të njëjtën kohë, u realizua edhe në anketim online ku morën pjesë në total 501 të anketuar që plotësuan pyetësorin online. Ky studim kishte si pikësynim diasporën shqiptare në Australi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Itali, Gjermani, Greqi, dhe Britaninë e Madhe.

Blerjana Bino ka një përvojë të jashtëzakonshme në vlerësimin e situatave të medias në Ballkanin Perëndimor (me fokus specifik në Shqipëri) dhe informimin e mbështetjes së donatorëve në shpërndarjen e programeve të bazuara në prova dhe praktike për mediat. Ajo është e specializuar në komunikimin për fuqizimin dhe përfshirjen sociale dhe ka përvojë në ofrimin e mentorimit për mediat e OSHC-ve dhe grupeve të tjera informale dhe formale. Ajo drejton një rrjet studiuesish të shquar dhe kërkuesish që punojnë në zhvillimin demokratik, qeverisjen e mirë, media dhe komunikimin, kërkimin në shoqëri dhe transformimin dixhital (Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim).

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të