Edukimi për median dhe informacionin (EMI)është thelbësor për ta mundësuar aftësinë e qytetarëve të mendojnë në mënyrë kritike dhe të klikojnë me mençuri. Siç thotë UNESCO: ““Edukimi për Median dhe Informacionin është një grup kompetencash të ndërlidhura që i ndihmojnë njerëzit të maksimalizojnë avantazhet dhe të minimizojnë dëmet në peizazhet e reja digjitale komunikuese të informacionit”(përkufizimi EMI). Ky artikull argumenton se përveç politikëbërësve, shoqërisë civile dhe institucioneve arsimore, organet e mediave janë vitale për edukimimin për median dhe informacionin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, ku çrregullimi i informacioneve është bërë një fenomen shqetësues në mediat dhe peizazhin e informacioneve(Studimi i Parlamentit Evropian 2021).
Edukimi për median dhe informacioninështë thelbësore për qytetarët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve, në mënyrë që të zhvillojnë njohuritë dhe kompetencat e tyre për t'u angazhuar në mënyrë efektive, me një gamë të gjerë informacionesh dhe diversitin e përmbajtjes mediatike.
Është gjithashtu vital për përdorimin e hollësishëm të teknologjive digjitale. Më gjerësisht, EMI është një mjet i nevojshëm për pjesëmarrjen e informuar dhe aktive të qytetarëve në proceset e qeverisjes dhe vendimmarrjes në nivele të ndryshme.
UNESCO argumenton se edukimi për median dhe informacionin për të gjithë duhet parë si një lidhje e të drejtave të njeriut dhe, si e tillë, propozon pesë ligje universale të EMI-së, siç shihet në foton e mëposhtme. Kjo qasje bazohet në rolin vendimtar të informacionit dhe mediave në të gjitha aspektet e jetës. Ajo është ngulitur në lirinë e shprehjes dhe parimet e informacionit sepse EMI fuqizon qytetarët të kuptojnë ekosistemin e medias, ta vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin dhe përmbajtjen dhe të marrin vendime të informuara si përdorues dhe prodhues të përmbajtjes.

*Burim: UNESCO, 5 Laws of Media and Information Literacy
Përveç kësaj, Bashkimi Evropian e ka kthyer vëmendjen e tij drejt edukimit mediatik dhe Direktiva e rishikuar së fundmi për Shërbimet Mediatike Audiovizuale (DRFSHMA/AVMSD) e forcon rolin e edukimit mediatik. Ajo kërkon që shtetet anëtare të promovojnë masa që zhvillojnë aftësitë e edukimit mediatik (neni 33a). Gjithashtu, ajo detyron platformat e ndarjes së videove të ofrojnë masa dhe mjete efektive për edukimin mediatik. Kjo është një kërkesë thelbësore për shkak të rolit qendror që luajnë platforma të tilla në dhënien e qasjes në përmbajtje audiovizuale. Platformave u kërkohet gjithashtu të rrisin ndërgjegjësimin e përdoruesve për këto masa dhe mjete (neni 28b).
Një masë tjetër e Komisionit Evropian është grupi i ekspertëve të edukimit mediatik, i cili mblidhet çdo vit dhe bashkon palët e interesuara për edukimin mediatik. Përveç kësaj, duke e parë edukimin mediatik si një parakusht për një demokraci të gjallë, Komisioni Evropian organizoi Javën Evropiane të Edukimit Mediatik për të promovuar aftësitë dhe projektet e edukimit mediatik në të gjithë BE-në (Java Evropiane e Edukimit Mediatik 2022).
Për më tepër, Këshilli i Evropës e sheh edukimin për median dhe informacionin si një rëndësi të madhe që bashkon tre dimensione të dallueshme: edukiminformacioni, edukimmediatik, së bashku me TIK-un dhe edukim Digjital (Këshilli i Evropës). Këshilli i Evropës ka marrë një qasje të dyfishtë për EMI-në: (a) vendosja e EMI-së brenda kornizave institucionale që synojnë shtetet, politikëbërësit si dhe një sërë aktorësh të tjerë publikë dhe privatë me kompetenca për të marrë pjesë dhe për të bashkëpunuar brenda një mjedisi digjital me zhvillim të shpejt; (b) sigurimi i mjeteve për fuqizimin e përdoruesve individualë të mediave të të gjitha moshave dhe sferave të jetës (më shumë këtu).
Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Medias (REJPM/SEENPM) ka punuar në Ballkanin Perëndimor me mbështetjen e Bashkimit Evropian për avancimin e edukimit për median dhe informacionin në nivel rajonal. Studimi i tyre i fundit hulumtues mbi EMI-në në Ballkanin Perëndimor tregon se edukimi për median dhe informacionin nuk përfshihet në mënyrë eksplicite, transparente apo të vazhdueshme si qëllim në dokumentet e politikave publike ose legjislacionin në rajon. Megjithatë, politikëbërësit po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje EMI-së kohët e fundit dhe ekzistojnë iniciativa për t'i futur klasa EMI në sistemin arsimor në të gjitha nivelet dhe si pjesë e të mësuarit gjatë gjithë jetës (për shembull, Building Trust in Medianë Evropën Juglindore dhe Turqi ose projekti You Think IREX në Maqedoninë e Veriut ose Teach and learn media and information literacy në Ballkanin Perëndimor).
Ndërsa organizatat e shoqërisë civile janë pionierë që punojnë për avancimin e EMI-së në rajon, mediat mund të jenë një lojtar më aktiv në promovimin e edukimit për median dhe informacion në rajon (më shumë këtu). I njëjti studim argumenton se “edhe kur ata tregojnë interes, kjo ndodh më shpesh përmes shoqatave të mediave dhe organeve vetërregulluese” (më shumë këtu). Pritshmëri më të larta janë vendosur nga mediat e shërbimit publik në rajon për t'iu përgjigjur EMI-së, duke qenë se edukimi i qytetarëve është një pjesë integrale e detyrës së tyre. Për shembull në Shqipëri, RTSH transmeton emisione të dedikuara për edukimin mediatik, edukim digjital dhe ofron hapësirë për promovimin e projekteve të EMI-së. Gjithashtu, Radio Televizioni Maqedonas filloi prodhimin dhe transmetimin e serialit edukativ për edukimin mediatik për të rinjtë dhe publikun e gjerë në vitin 2018 (më shumë këtu).

Tradicionalisht, televizioni është parë shpesh si një burim i të mësuarit formal dhe joformal. Në përgjithësi, media, duke përfshirë televizionin, ushtron një funksion të rëndësishëm arsimor me shtrirje të gjerë në shoqëri edhe pse organizatat e mediave zakonisht nuk e konceptojnë veten si edukatore (më shumë këtu). Në këtë këndvështrim, organizatat mediatike të përkushtuara ndaj gazetarisë cilësore mund të bëjnë më shumë kur bëhet fjalë për edukimin për median dhe informacionin dhe fuqizimin e qytetarëve përmes EMI-së. Për shembull, mediat mund të mbështesin rezultatet e EMI-së duke e rritur kërkesën e konsumatorëve për produkte dhe shërbime cilësore mediatike, duke prodhuar përmbajtje kreative që i ndihmon qytetarët të kuptojnë median dhe informacionin më mirë, duke u angazhuar me palët e interesuara si arsimi dhe sektorët e shoqërisë civile dhe duke ofruar hapësirë për promovimin dhe programet e EMI-së.
Megjithatë, edukimi për median dhe informacionin është një objektiv lëvizës, siç argumenton Sonia Livingstone, sepse “ndërsa shoqëria bëhet më e varur nga mediat, mediat po bëhen më komplekse, me ndryshime të shpejta, më komerciale dhe të globalizuara”. Në këtë kuptim, angazhimi i organeve mediatike në EMI-në kërkon planifikim strategjik dhe vëmendje të vazhdueshme, burime dhe përkushtim. Kjo mund të jetë veçanërisht sfiduese për mediat lokale duke marrë parasysh kufizimet e tyre në aspektin e qëndrueshmërisë financiare.
Gjithashtu, boshllëku i njohurive dhe aftësive për sa i përket EMI-së nuk mund të plotësohet vetëm nga organet mediatike, ai kërkon një qasje shumëpalëshe dhe bashkëpunuese që përfshin politikëbërësit, shoqërinë civile, arsimin, biznesin dhe mediat. EMI është një investim afatgjatë dhe nuk ofron një zgjidhje universale për fenomenet e çrregullimit të informacioneve. Është pjesë e enigmës drejt qytetarëve të fuqizuar dhe të mirëinformuar.