Ajo që më së shumti i mungon gazetarisë onlajn është durimi

Lexim  minutësh

Onlajn-novinarstvu-najvise-nedostaje-strpljenja

Praktika negative e gazetarisë bashkëkohore ku, në luftën kundër konkurrencës, informacioni publikohet menjëherë dhe pastaj kontrollohet saktësia e tij, ka treguar anën e vetë të errët në rastin e lajmit të rremë për vdekjen e Ratko Mlladiqit, ish komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe, që ishte i dënuar me vendim që ende nuk është i formës së prerë me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë. Në vend që t՚i përmbahen njërës nga rregullat themelore të gazetarisë „një herë kontrollo, pastaj publiko“, portalet në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe në vende të tjera përreth, e kanë publikuar lajmin që nuk ishte i themeluar mbi të vërtetën dhe i cili që nga fillimi dukej i dyshimtë.

Në Twitter profilin që gjoja i takon Biseres Turkoviq, ministres së jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, u shpall se posa nga ambasadori i Bosnjës dhe Hercegovinës në Den Haag, dhe pastaj nga burimet nga Kombeve të Bashkuara, dhe në fund edhe nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ia kanë vërtetuar se Mlladiqi ndërroi jetë. Këtë informacion, një nga një, filluan ta publikojnë portalet në Bosnje dhe Hercegovinë, nga ato më të mëdhatë e deri te më të voglat (disa nga ata me nëntituj „Duket se vdiq“), por edhe në Kroaci dhe Serbi. Kur informacioni u kontrollua – tek familja dhe tek Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për gjykatat penale në Den Haag – filluan të mbulohen me hi, të ju kërkojnë falje lexuesve dhe të publikojnë titujt „Mlladiqi nuk ka vdekur“ ose „Po përhapën fake news se Mlladiqi ka vdekur“.

Vijesijet-o-Mladicu-objavljena-s-laznog-twitter-profila
Burimi: Anadolu Agency (BHS) - Twitter

Para kësaj, askujt nuk i është dukur e dyshimtë se ministrja Turkoviq kishte hapur profilin në Twitter vetëm një ditë përpara, se ka filluar t՚i përcjellin vetëm gazetarët dhe se për Mlladiqin nuk kishte proces gjyqësor përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga ku gjoja kishte ardhur konfirmimi. Shumë shpejtë u zbulua edhe fajtori, ose më mirë të themi „fajtori i zakonshëm“ për këso mashtrimesh – „gazetari“ italian Tommaso Debenedetti, i cili edhe më parë kishte aksione të ngjashme, duke publikuar intervista të rrema ose informacione të rrema për vdekjen e personazheve të njohura. Këtë e ka justifikuar me naivitetin dhe mendjelehtësinë e mediave.

Edhe pse Debenedetti mori famën deri tek rasti rastin e radhës, na mbetët të përkujtohemi se shpikja dhe plasmani i fake news nuk kanë të bëjnë shumë me etikën dhe seriozitetin në asnjë rast, as në rast të edukimit. Por, mediave ballkanike ju mbetët mësimi se nuk duhet të punojnë sipas parimit copy/paste por se duhet të ndalojnë, „të marrin frymë thellë njëherë“, të mendojnë dhe ta kontrollojnë çdo lajm dhe lajmërim, dhe pastaj të publikojnë informacionin e saktë, preciz dhe të qartë. Dhe ta ruajnë reputacionin, sepse një herë kur humbet – është vështirë të kthehet.

Profiti është para të gjithash, duke përfshirë edhe reputacionin

Profiti është para të gjithash, duke përfshirë edhe reputacionin

„Problemi kryesor është se informacioni është kthyer në mall me vlerë për tregun, në vend që të jetë kapital shoqëror“ thotë Lejla Turçillo, shefja e Sektorit për komunikacione dhe zhurnalistikë në Fakultetin e shkencave politike të Universitetit në Sarajevë, duke u përgjigjur në pyetje a kujdesën pronarët e mediave për reputacionin nëse në anën tjetër është fitimi.

„Profiti vjen para të gjithash, dhe është e pritshme që pronarët të merren më shumë me financa se sa me reputacionin“, thotë Turçillo.

Ajo vëren se „profiti i themeluar mbi senzacionalizëm, tabloidizim, „klikabilitet“ – është i rëndësishëm, por edhe afatshkurtër.“ Në këtë kuptim ajo konstaton se:

„Gazetaria cilësore dhe e përgjegjshme gjithmonë gjenë vendin e vetë në shoqeri, dhe gjithmonë mbijeton më gjatë, sa do që na duket nganjëherë, të kapluar me sasi enorme të informacionesh jocilësore, se nuk është ashtu.“

Megjithatë, krijohet përshtypja se në gazetarinë bashkëkohore, veçanërisht në mediat që lajmet i publikojnë në platformat që i ofron interneti, parimi kryesor është ai olimpik „më shpejtë, më shumë, më fortë“. Dhe është e arsyeshme pyetja, pikërisht si në rastin e përmendur të vdekjës së supozuar të Mlladiqit, a është gjithmonë me rëndësi që të jemi të parët, të japim më shumë dhe më fortë, apo të kontrollojmë njëherë, dhe pastaj të publikojmë?

Sipas fjalëve të Semir Hambes, kryeredaktorit të portalit Klix, një nga sfidat kryesore të gazetarisë bashkëkohorë pasqyrohet në ofrimin e informacionit të saktë, preciz dhe të qartë, por njëkohësisht të jeni të shpejtë, ose më të shpejtë se të tjerët. Në këtë proces, ai shton, „është me rëndësi që gjithmonë të mbajmë në mënd se cilat janë prioritetet“ ku „prioriteti profesional është saktësia dhe preciziteti, e pastaj vjen shpejtësia.“

„Zbatimi i këtyre postulateve sot është bërë mjaft variabil, dhe varet nga vlerësimi i çastit i autorit/gazetarit dhe redaktorit. Në tërësi është me rëndësi dhe a e ka një medium prirjen e vazhdueshme që të ketë prioritet shpejtësinë, e jo kontrollin e fakteve, por këto janë përjashtime dhe duhet të bëjmë dallimin. Në fund, mund të pajtohem se gazetarisë së sotme, ndoshta i mungon durimi,“ konstaton Hambo.

Për shpejtësinë, si një nga karakteristikat kryesore të gazetarisë bashkëkohore, flet edhe gazetari Armin Alloviq, me vërejtje se „ajo as sesi nuk guxon të dëmtojë saktësinë, precizitetin dhe qartësinë e informacionit.“

„Është e vërtetë se parimi „më shpejtë, më shumë, më fortë“ e rrit popullaritetin e mediave online, dhe mediave në përgjithësi, por kjo është loja në teh të shpatës, dhe shpeshherë ju kthehet mbrapsht gazetarëve dhe redaktorëve. Është lehtë që të jepni një lajm të shpejtë, por lajmin duhet ta përcjellin fakti“, tregon Alloviq.

Nga pikëpamja akademike, por shumë qartë dhe e nevojshme për ta zbatuar në praktikë, gjithmonë duhet të mbajmë në mënd konstatimin e profesoreshës Turçillo që thotë se „detyrimi kryesor i gazetarit është ndaj të vërtetës, jo shpejtësisë.“

„Sigurisht që është me rëndësi që informacioni që gazetarët e publikojnë të jetë në kohë reale, ashtu që publiku të reagojë në mënyrë të përshtatshme në lidhje me ngjarjet rreth vetës, por shpejtësia nuk nënkupton të hiqni dorë nga profesionalizmi dhe përgjegjësia ndaj të vërtetës dhe cilësisë,“ vëren Turçillo.

Kapitali më i madh është reputacioni, e jo të hollat

Kapitali më i madh është reputacioni, e jo të hollat

Me zhvillim të teknologjisë janë zhvilluar dhe mediat, është përshpejtuar prodhimi, si edhe konsumimi i përmbajtjeve të mediave, por revolucioni i vërtetë ka ndodhur me ardhjen e internetit dhe platformave që ai ka sjelli, gjë që ka përshpejtuar dukshëm përhapjen e informacionit. Megjithatë, kujton Turçillo, kjo „si pasojë pati edhe uljen e standardëve të cilësisë së punës për tu bërë të parët në shpalljen e një informacioni dhe të krijohet profiti nga kjo.“

„Mediat serioze dhe gazetarët e përgjegjshëm janë të vetëdijshëm se kapitali i tyre më i madh është reputacioni, e jo paratë,“ tregon Turçillo.

Por të tillë – të përgjegjshëm dhe serioz – ka gjithnjë e më pak, e gjithnjë e më shumë janë ata që, dashtë e pa dashtë, u duhet ta përcjellin parimin olimpik në punën e vetë të përditshme. Edhe në rrethana të tilla, veçanërisht në shpejtësi, shpeshherë ballafaqohen me gabime.

„Fatkeqësisht, gazetarët online nuk janë vetëm nën presionin e mediave të jenë sa më të shpejtë, por janë edhe nën presion të jenë multitasker dhe të prodhojnë informacione në forma të ndryshme simbolike (teksti, fotografia, video, etj). Kjo i vënë nën presion të hatashëm dhe gabimet sigurisht që janë të mundshme, por është shumë me rëndësi që ato jo vetëm të zvogëlohen në nivelin sa më të ulët të mundshëm, por edhe të korrigjohen atëherë kur vërehen, e jo që si justifikim për uljen e të gjitha standardëve (të argumentacionit, logjikës, dhe nganjëherë edhe shijes) të përmendet vetëm shpejtësia“, konstaton Turçillo. 

Përgjigjja në pyetje se si në këtë shpejtësi të madhe gazetarët online munden dhe duhen të ulin numrin e gabimeve në nivelin sa më të ulët është thelbësore, sipas mendimit të Hambos. Mediat dhe gazetarinë online i shikojmë nga dy dimensione – „njëra është e jashtme, siç e sheh një lexues mesatar, e tjetra është e brendshme, për të cilën duhet të mendojmë pak më shumë“.

„Kush dëshiron të merret me këtë punë duhet në çfarëdo mënyre ta ulin numrin e gabimeve në minimum, dhe tek kjo çështje vështirë se mund të ndikojmë. Këtu më shumë është fjala për një betejë personale të brendshme të vetë gazetarit që nga jashtë është nën presionin e shpejtësisë, aktualitetit, ekskluzivitetit dhe kështu me radhë,“ thotë Hambo.

Alloviq këtu shton edhe dimensionin e tretë, që është kredibiliteti, besueshmëria. Edhe në gazetarinë tradicionale, si dhe në atë bashkëkohore, mendon se „kredibiliteti i gazetarit është i lidhur ngushtë me kredibilitetin e burimeve të tij“.

„Plasmani i shpejtë i informacionit nuk do të thotë doemos se gazetari do të gabojë, dhe gjithashtu nëse merr më shumë kohë, nuk do të thotë se punën do ta kryejë me cilësi,“ thotë ai.

Format më komplekse, siç janë reportazhet, janë të lëna pas dore

Format më komplekse, siç janë reportazhet, janë të lëna pas dore

Edhe me një hedhje sysh, e jo më me një vëzhgim të detajuar, mund të vërejmë se portalet i ngjajnë njëri tjetrit, që të gjithë, pak a shumë, i përmbajnë lajmet e njëjta (kjo praktikë vlen edhe për televizionin, radion, gazetat e shtypura), dhe ata gazetarë multitasking që i përmendem më parë dhe redaktorët e tyre sikur me një sy shikojnë përmbajtjet që krijojnë, dhe me tjetrin sy shikojnë se çfarë po prodhon konkurrenca. Nganjëherë ballinat e portaleve duken si ballinat e gazetave nga ish Jugosllavia, dhe vetëm kur hynë në rubrikat e caktuara merr më shumë përmbajtje.

Në anën tjetër, formatet më komplekse siç janë reportazhet, thjesht janë të lëna pas dore. Nuk është ky rasti i vetëm karakteristik për gazetarinë online, por edhe për shtypin, radion dhe televizionin. Turçillo mendon se kjo është pasojë e mungesës së tre elementëve kryesorë.

„I pari është nervi hulumtues dhe përkushtimi analizave më serioze nga gazetarët (që në një mënyrë e kanë adoptuar rolin e tyre të „ri-modeluesve“ të deklaratave zyrtare dhe statuseve të rrjeteve shoqërore në lajme dhe raporte të „veta“); i dyti është interesi i pronarëve që të mbështesin financiarisht zhanret më serioze të gazetarisë (sepse udhëhiqen me logjikën e akumulimit të kapitalit: sa me të vogla shpenzimet, aq më i madh profiti); i treti është interesimi i publikut dhe mbështetja e lexuesve/dëgjuesve/shikuesve për gazetarinë serioze (respektivisht kënaqja me konsumim të pafund dhe të paqëllimshëm të përmbajtjeve sipërfaqësore në hapësirën online). Duket që te tri palët e përmendura në fakt kanë heqë dorë nga cilësia,“ thot Turçillo. 

Në pyetje a është mungesa e këtyre formave pasojë vetëm e mungesës së vëmendjes së lexuesve/dëgjuesve/shikuesve apo edhe e heqjes dore të gazetarëve nga krijimi i përmbajtjeve që kërkojnë më shumë njohuri dhe përvojë, Hambo përgjigjet se fjala është për një kombinim të këtyre dy faktorëve.

„Fjala është për një lidhje shkakësore ku gazetaria bashkëkohore ka imponuar shpejtësinë, por ku edhe shprehitë e lexuesve dhe të shikuesve kanë shkuar në atë drejtim dhe thjeshtë është fjala për një treg të imponuar. Paralelisht me këto trendët, ka rënë edhe interesimi i gazetarëve të krijojnë përmbajtje që janë të drejtuara ka më shumë njohuri, përvoja dhe kështu me radhë. Në këtë proces edhe sistemi arsimor luan një rol shumë të rëndësishëm,“ vëren Hambo.

Në zbërthimin e përgjigjes në të njëjtën pyetje, Alloviq ju kthehet mediave të shtypura për të cilat mendon se në lënien pas dore të formave, siç janë reportazhet, kanë krijuar problemet që i kanë dy fytyra – vlerësimin e gabuar dhe linjën e rezistencës së ulët. Nga frika se mediat e reja do t՚i marrin për vete lexuesit, Alloviq rikujton se gazetarët dhe redaktorët e mediave të shtypura kanë provuar të ju përshtaten mediave të reja online, dhe kjo garë ishte e humbur që nga fillimi, pasi „lexuesit më të rinj jetën e vetë e përshtatin platformave të reja duke përfshirë këtu edhe konsumimin e lajmeve, që zakonisht janë të shkurta dhe jo të plota.“

„Mediat tradicionale është dashtë të kthehen në anën tjetër – t՚i vazhdojnë reportazhet, intervistat e mëdha, analizat, komentet… dhe në këtë mënyrë të ju ofrojnë më shumë atyre lexuesve që kërkojnë edhe diçka më tepër. T՚i mbushni mediat e shtypura me lajme që portalet i kanë përtypur një ditë më parë thjeshtë nuk ka kuptim. Është e qartë që është shumë më lehtë që në gazetë të transmetohet një lajm i shkurtër i agjencisë, se sa të shkruani një reportazh të mirë, por në kontekstin e garës mes mediave tradicionale dhe atyre të rejave, kjo do të thotë një vetë-sabotim, në dëmin e mediave tradicionale,“ mendon Alloviq.

Shumica nuk është e vetëdijshme për fuqinë e Internetit

Shumica nuk është e vetëdijshme për fuqinë e Internetit

Në fund, nuk mund të harrohet çështja e përgjegjësisë dhe dozës së shtuar të seriozitetit. Mediat online dhe gazetarët me zhvillimin e platformave që ofron interneti, dhe veçanërisht me shpërndarjen e përmbajtjeve në rrjete shoqërore, janë bërë më të qasshëm se sa gazetat, radio dhe televizioni.

Hambo mendon se kjo çështje duhet të shikohet individualisht, por ka përshtypjen se shumica akoma nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë e internetit, respektivisht të rrjeteve shoqërore. Dhe me këtë, shton ai, në një masë të caktuar mungon edhe përgjegjësia.

Sipas Alloviqit, ekzistojnë gazetarët dhe redaktorët të mediave online që janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e vetë dhe janë shumë të kujdesshëm kur publikojnë përmbajtje. Në anën tjetër, vëren ai, në një numër aspak të vogël, ekzistojnë edhe ato media online ku për pronarët, redaktorët dhe gazetarët e të tyre parametri i vetëm është numri i vizitorëve të një lajmi.

„E besoj se ata janë të vetëdijshëm për këtë, sepse edhe ata vetë shpeshherë shpërndajnë përmbajtje në mjete të ndryshme duke u munduar të arrijnë tek numri sa më i madh i klientëve në këto rrjete. Por nuk jam e sigurt se vetëdija për këtë fakt kontribuon tek përgjegjësia dhe serioziteti i tyre. Shpeshherë më dukët se ndodh e kundërta,“ e përmbyll Turçillo.

Edhe pse e arsyetojnë me luftë me konkurrencë, ruajtje të pozitës në treg, tërheqjen e vëmendjes së publikut, gazetarëve, redaktorëve, dhe veçanërisht pronarëve të mediave ju mbetët mesazhi dhe ideja nga fillimi i tekstit – njollën e ndërgjegjes, e veçanërisht kur ajo ndodhet në fytyrë, në reputacion dhe në besueshmëri vështirë se mund ta pastrojnë. Besimi ndërtohet gjatë dhe me vështirësi, por humbet shumë lehtë. Prandaj rregulli i baltës „publiko, pastaj kontrollo“ duhet të zëvendësohet me rregullin e artë „kontrollo, pastaj publiko“.

Mladen Obrenoviq është PhD në Shkencat e Komunikimit dhe një gazetar profesionist, me karrierë profesionale si gazetar në 1996, duke punuar për 14 vitet e ardhshme për mediat lokale që mbulojnë pjesën lindore të Kroacisë. Ai u zhvendos në pozicionin e korrespodentit (nga Vukovar) për gazetat Glas Slavonije dhe Jutarnji list. Nga 2010 në 2013, mbajti pozicionin në portalin në internet Tportal, me qendër në Zagreb, ku mbulon politikën e përditshme dhe temat aktuale të shoqërisë kroate, të specializuara në mbulimin e Asamblesë dhe Qeverisë Kroate, si dhe institucionet e ligjit. Në 2013 ai filloi të punojë për Al Jazeera Balkans në Sarajevë, si gazetar dhe nga viti 2019, si redaktor i lajmeve. Që nga gushti i vitit 2020, ai ka punuar si gazetar në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative Bosnjë dhe Herzegovinë (BIRN BiH). Nga tetori 2017 deri në shtator 2018, ai ishte asistent pedagog në Universitetin VERN në Zagreb, duke dhënë mësim Teoritë e Mediave. Ka marrë pjesë në kurse të shumta mediatike, konferenca shkencore dhe si rezultat, ka botuar studime të shumta shkencore. Ai është anëtar i Grupit Këshillues për Nxitjen e Shkencave të Medias dhe Informacionit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të