Të transmetosh a të mos transmetosh, kjo është çështja

Lexim  minutësh

01-Emitovati-ili-ne-emitovati

Nëse nuk doni të lexoni të gjithë artikullin, më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetje të thjeshtë: PO. Duhet të transmetoni që tani. Por…

Kohët e vështira për pjesën më të madhe të mediave ka ardhur. Sot, kanë kaluar plot dy vjet që nga fillimi i epokës së Covid-19 dhe fundi i saj nuk duket ende në horizont. Mediat kanë vuajtur shumë. Kam pasur kontakte me shumë stacione të vogla lokale në rajonin e Ballkanit dhe ato kanë pothuajse të njëjtat probleme. Por, a e dini çfarë? Nuk ka të bëjë me Covid-19. Sigurisht, që reklamat nuk ishin edhe aq shumë sa më parë dhe të ardhurat mund të ishin edhe më të mira, por problemi kryesor është: Radioja po e humbet betejën e mbijetesës. Por mund të fitojë dhe të dalë edhe më e fortë se më parë. 

Si? Më lejoni ta shpjegoj këtë gjë.

Së pari, le të përcaktojmë shkakun. Njerëzit që punojnë në radio mendojnë se nuk është edhe aq mirë të punosh atje. Kam dëgjuar shumë arsye: “Nuk mund të konkurrojmë me shërbimet e transmetimeve online”, “Me rrogat që marrim nuk përballojmë dot faturat”, “Askush nuk na dëgjon”, “Të gjitha duan të shohin vetëm video”, “Podkastet janë më tërheqëse”, etj.

Ndonëse jam dakord me shumë prej këtyre pohimeve, kjo nuk do të thotë se ato janë të këqija për ne (transmetuesit). Këto pohime duhet të bëhen udhëzues:

Nëse flasim për podkaste, ne (njerëzit që punojmë në radio) dimë si të bëjmë podkaste. Kështu, mund të prodhojmë podkaste më të mira se pothuajse çdo fillestar. Apo jo?

Ne kemi dëgjuesit – të gjitha hulumtimet e fushës na tregojnë se radioja dëgjohet nga çdo grupmoshë. Videoja është me rëndësi. Por radioja nuk është TV, YouTube, dhe nuk ka nevojë të ketë përmbajtje videoje 24 orë në 7 ditë të javës. Nëse nuk keni përmbajtje me video në stacionin tuaj, filloni ta prodhoni atë.

Ky është një reagim i shkurtër për disa nga pohimet e mësipërme.

Nuk kemi shkop magjik. Kjo është ajo i që i them çdo medie me të cilat punoj. Radioja nuk mund të kapërcejë disa nga rreziqet me të cilat përballet në terren. Më lejoni t’ju prezantoj:

Shërbimet e transmetimeve online

Katër kalorësit e radiokalipsit

1. Shërbimet e transmetimeve online

Këtë tipin nuk mund ta mundim dot. Shërbimet e transmetimeve online (Deezer, Tidal, Spotify, Amazon music, …) kanë inteligjencë artificiale që nuk e ka asnjë stacion. Ky kalorës njeh shijet muzikore të çdo dëgjuesi. Sa herë që klikojmë “më pëlqen”, “nuk më pëlqen” apo kalojmë një këngë, ky tipi mëson më shumë si të krijojë një listë të përsosur personale këngësh për ne. Algoritmet do të përmirësohen përherë e më shumë, ndaj nuk do t’ju sugjeroja të investoni fonde në TMA (testimin e muzikës së audiencës) apo në sondazhe. Duhet ta bëjmë patjetër (këngët e djegura nuk duhet të jenë në listën e krijuar, veçanërisht nëse drejtojmë një radiostacion bashkëkohor). Thjesht të mendojmë si të investojmë në diçka më shumë se testimi i shijeve muzikore, arsyen e së cilës do ta mësojmë në fund të këtij artikulli. Po ashtu, kjo nuk do të thotë se stacionet nuk duhet të kujdesen më për fondin e tyre muzikor. 

Për më tepër, nuk mendoj se ka ndonjë radio pa planifikues muzike (MusicMaster apo softuer të ngjashëm) dhe që ia vlen çdo qindarkë që shpenzohet për të. Duhet të mendojmë si të luajmë me fondin e muzikës, si të promovojmë orët e muzikës, si të tërheqim sa më shumë këngëtarë për të ardhur në radio. Radio është ende më e dëgjuara për shkak të muzikës dhe do të vazhdojë për sa kohë që automjetet të kenë radio.

Celularët (lajmet, moti dhe trafiku)

2. Celularët (lajmet, moti dhe trafiku)

Jo, as këtë tipin nuk e mundim dot. Celularët janë bërë pjesë e pandarë, na japin të gjithë informacionin që duam dhe kur e duam. Le të mendojmë për një çast sa herë gjatë ditës e kemi përdorur telefonin jo për të bërë një thirrje apo për të dërguar një mesazh. Aplikacioni i motit vjen i instaluar në celular. Në celular shohim sa është ora, si është moti (dhe parashikimi për të) dhe të rejat e fundit. Por kjo nuk do të thotë se nga programi në radio duhet të heqim lajmet/motin apo të dhënat për trafikun. Këto janë të shkëlqyera për të ardhurat tona. Duhet të mendojmë sa i gjatë duhet të jetë ky informacion dhe si ta transmetojmë atë. Të përpiqemi të jemi ndryshe nga të tjerët. 

3. Promocionet dhe konkurset

Kur fillova të dëgjoja radion, mu dha mundësia të fitoja një darkë në restorantin tim të preferuar! Sa mirë! Jam përpjekur çdo javë ta fitoja sërish atë çmim. Sepse kisha kënaqësi që merrja pjesë në konkurse (ta mbajmë mend këtë fjali). Madje një stacion jepte makinë si çmim. Tani, stacionet nuk mund të konkurrojnë me YouTube që jep dhjetëra mijëra dollarë çdo javë (nuk do të habitesha nëse fillojnë të japin kaq shumë çdo ditë).

Jo, radiot nuk mund të japin dhurata kaq të shtrenjta “që blejnë” dëgjues, por mund të kthehen në origjinë – të bëjnë konkurse dhe promocione që dëgjuesit ta shijojnë kur të marrin pjesë.

Jo, nuk është tingull misterioz (edhe pse mund ta përfundojë misionin), dhe nuk është konkurs i regjistruar më parë që ta dëgjojnë dëgjuesit. Konkursi duhet të jetë argëtues për t’u dëgjuar, madje edhe më shumë për pjesëmarrësit, i thjeshtë për t’u shpjeguar e kuptuar dhe të ketë çmime “joshëse”.

Infodemia dhe lajmet e rreme

4. Infodemia dhe lajmet e rreme

Mbiprodhimi i tepërt nuk bën për mediat e vogla. Nuk kemi shanse të barazohemi me BBC, CNN apo prodhues të tjerë të mëdhenj të përmbajtjes. Dhe lajmet e rreme përhapen shumë më shpejt se SARS-CoV-2. Kjo do të thotë se mediat e vogla (stacionet lokale) duhet të kenë kujdes kur të marrin lajme nga të tjerët – lajmet e rreme marrin dhenë shumë shpejt. 

Kemi lexuar – 4 kalorësit janë shumë të rrezikshëm, por mund të fitojmë nëse përdorim tre armë të pamposhtura

Personalitetet, përmbajtja lokale dhe edukimi i vazhdueshëm

Personalitetet, përmbajtja lokale dhe edukimi i vazhdueshëm

Ka ardhur koha – kemi nevojë të investojmë më shumë se kurrë tek njerëzit që do të promovojnë radion, te personalitetet e radios. Zhvillimi i personalitetit të radios është punë afatgjate. Së pari, duhet të gjejmë një talent të madh. Ky është veçse hapi i parë. Duhet ta trajtojmë mirë atë. Të jemi të duruar. Ta lemë të thyejë ndonjë rregull. Ta bëjmë të ndihet si në shtëpinë e vet apo edhe më mirë. Mund të shkruaj me javë të tëra si ta trajtojmë dhe ta zhvillojmë talentin. Por besoj se e bëra të qartë idenë. 

Përmbajtja lokale është mbreti – asnjë lojtar i madh nuk mund të jetë më lokal se ne. Mediat e mëdha nuk kanë kohë për problemet lokale, për arritjet lokale, për komunitetin lokal, etj. Ky është territori ynë ku mund të arrijmë të fitojmë. Talenti i mirë do ta dijë si ta përçojë përmbajtjen lokale në mënyrë të përsosur te dëgjuesi.

Të edukohemi, të edukohemi dhe të edukohemi sërish. Duhet të mësojmë sërish bazat dhe të vlerësojmë herë pas here njohuritë. Të ecim në një hap me kohën. Çdo gjë është në zhvillim. Radioja nuk është më siç ka qenë në vitet 1980. Ka shumë libra dhe bllogje për radion dhe podkastet që na presin t’i lexojmë. 

Urosh Bogdanoviqi është një konsulent radioje dhe podkastesh me mbi 20 vjet përvojë në punet e multimedias dhe medias, si dhe në prodhimin e përmbajtjes së përditshme. Ai është autor i shumë gjërave që me siguri keni pasur rastin t’i dëgjoni dhe shihni në internet. Disa prej tyre janë shpërblyer. Ai ka kryer të gjitha pozicionet në botën e radios – nga prezantuesi deri te drejtori i programiit të një radiostacioni kombëtar dhe udhëheqësi i projektit në krijimin dhe organizimin e radiostacioneve të reja. Bashkëpunoi me radiostacionet më të mira në rajon. Me podkastet merret aktivisht për 6 vite të fundit, si trajner dhe konsulent. Uroshi është një ligjërues i njohur në konferenca mediatike në të gjithë Evropën, dhe temat për të cilat ai pëlqen të flasë (dhe ajo që është edhe më e rëndësishme – ata pëlqejnë ta dëgjojnë atë) lidhen me radion, podkastet dhe shitjet. Konferencat më të famshme, me famë botërore në të cilat ishte folës, janë: Radiodays Europe, Medientage dhe Tell a vision. Ai është autori i teknikës së avancuar të shitjes, “storyselling” me emrin “Little green dragon”, e cila doli të jetë e zbatueshme në shumë ekipe shitjesh të kompanive të mëdha dhe mediave. Ai pëlqen të hajë. Sidomos brumëra të ndryshëm (byrek dhe picë, kurrsesi picë-byrek) Më shumë informacione mund të gjeni në ueb-faqen e tij: uros.rs.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të