Zgjidhje teknologjike dhe forma të reja të raportimit

Redakcijski menadžment i organizacija u digitalnom okruženju

Shtëpitë mediatike nuk mund të mbështeten më në praktikat tradicionale dhe të stërvitura mediatike. Ekziston nevojë për inovacion të vazhdueshëm, pra një kulturë inovacioni në redaksi me mirëkuptim të audiencës, tregut dhe teknologjive të reja.

Popullariteti i madh i përmbajtjes video në rrjetet sociale ka shtyrë kufijtë e asaj që nënkuptojmë me përmbajtje video. Sot, pothuajse çdo rrjet social ka ligjet e veta kur bëhet fjalë për videon. Mbase jeni të vetëdijshëm/shme për trendin e rritjes së videove vertikale në krahasim me përmbajtjen klasike të videos horizontale. Këto tendenca janë të lidhura ngushtë me mënyrën se si audienca konsumon përmbajtjen sot - nëpërmjet pajisjeve mobile.

Një tjetër tendencë e lidhur ngushtë me përdorimin e telefonave inteligjentë është përdorimi në rritje i grafikës dhe titrave në përmbajtjet video. Ekzistojnë dy arsye - për të tërhequr vëmendjen e shikuesve, dhe tjetra lidhet me mënyrën se si shfaqet videoja kur shfletojmë rrjetet sociale - ajo fillon automatikisht dhe më shpesh pa zë. Çdo detaj i tillë kërkon një qasje të re për prodhimin e përmbajtjes dhe përshtatjen e proceseve të punës për platforma të ndryshme. 

Vizualizimi i të dhënave (Data visualization) përdoret gjithnjë e më shumë në raportim, si në mediat online, ashtu edhe në raportet e gazetave dhe televizioneve.

Vizualizimi i të dhënave numerike për disa nga mediat dikur ishte një proces kompleks. Sot, teknikat digjitale, mjetet, aplikacionet e lejojnë gazetarin që me pak përpjekje të aftësohet edhe vet për vizalizimin e të dhënat. Një sasi e madhe numrash, marrëdhëniet midis madhësive, tendencat e rritjes, e gjithë kjo mund të shfaqet në një mënyrë të pijshme dhe tërheqëse vizualisht.

Një shembull aktual i vizualizimit të të dhënave është numri i të infektuara me kovid, rritja e numrave në disa ditë, numri i vdekjeve, vatrat në shtete dhe qytete. Është shumë më e lehtë për audiencën të perceptojë këto informacione përmes hartave dhe grafikonave që mund të jenë statike, por edhe ndërvepruese. Mjafton të imagjinoni rezultatet e zgjedhjeve të shtypura me numra ose të paraqitura përmes grafikës, nga e cila gjithçka gjithçka do të keni më të qartë.

Podkastet - audio në internet sipas kërkesës - mund të kenë gjithashtu një potencial të madh. Vitet e fundit, në nivel global, jemi dëshmitarë të rritjes së nevojës për konsumimin e përmbajtjeve audio, përmes të cilave mund të marrim lajme, debate, intervista. Podkasti e mundëson dëgjimin e përmbajtjes kudo dhe në çdo kohë dhe mund të jetë mënyrë për tërheqjen e audiencës së re, më të fokusuar në audio sesa në video. 

Kursi - Menaxhimi dhe organizimi i redaksisë në mjedisin digjital - ka për qëllim që profesionistët e medias të njihen me proceset dhe mënyrat e strukturimit dhe drejtimit të redaksive - qofshin të vogla apo të mëdha. Nëpërmjet këtij kursi interaktiv, ju udhëhiqeni nga ekspertë të medias, të cilët do t'ju ndihmojnë të zgjidhni modelin e organizimit që mund të aplikoni në mjedisin lokal. 

Dr. TENA PERISHIN, profesore në Departamentin e Gazetarisë dhe Prodhimit Multimedia në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit. Gazetare për një kohë të gjatë në Radio Televizionin Kroat. U specializua në universitetet amerikane (Universiteti Harvard, Universiteti i Sirakuzës) dhe në CNN. Ka shërbyer si redaktore në Radio Evropa e Lirë, duke punuar si profesioniste e pavarur për CNN dhe media të tjera. Ka drejtuar disa projekte zhvillimi duke përfshirë projektin e dixhitalizimit të programit të lajmeve HRT dhe fillimin e kanalit të lajmeve HRT4. Ka themeluar dhe drejton Televizionin Studentor dhe Laboratorin e parë të Kërkimit të Gazetarisë në rajon. Ajo ka fituar disa çmime për punën e saj gazetareske dhe çmimin shtetëror për popullarizimin e shkencës. Ajo është autore e teksteve të shumta profesionale dhe shkencore, si dhe e librit “Lajmet Televizive”.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të