Ana tjetër e pandemisë: të rinjtë nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut heronj të komunitetit

Lexim  minutësh

01-The-Other-Side-of-the-Pandemic-Youth-from-Serbia-and-North-Macedonia.png

Gjithçka filloi nga frika se vajza e re Anđela, që jeton me nënën e saj në skaj të ekzistencës në një fshat malor në jug të Serbisë, nuk do të kishte ushqim gjatë orarit të izolimit. Tamara Misirlić, studente e vitit të fundit në shkollën e mesme nga Vranja, ndau një pjesë të bursës së saj, bleu ushqime dhe udhëtoi 50 km për t’ua dërguar ato Anđelas dhe nënës së saj gjatë gjendjes së emergjencës së shkaktuar nga epidemia e Covid-19. 18 muaj më vonë, numri i familjeve që ajo ndihmoi u rrit në më shumë se 40. Disa nga ta përfituan edhe kulm mbi kokë.

Një nga ta është familja e Marija Pejković, nënë e vetme me tre fëmijë nga fshati Radonjica afër Leskovac. Të dy vajzat e saj janë të sëmura, Miljana (18) është e diagnostikuar me sindromën Williams dhe Anđela (13) është me shikim të dëmtuar. Babai i tyre dhe i vëllai Miljan (16) i lanë kur ishin të vogla. Pas disa operacioneve në shtyllën kurrizore, Marija nuk është në gjendje të punojë. Deri vonë, kjo familje ka fjetur, ka ngrënë dhe është pastruar në një dhomë të vetme, në një shtëpi të rrënuar. Tamara i ndihmoi që të mos e presin dimrin që vinte në atë shtëpi.

Një nga arsyet e shumta se pse ajo i ndihmon “personat e padukshëm” është se ajo beson fuqishëm se “askush nuk duhet të ndihet i refuzuar”, thotë Tamara, e cila është regjistruar në dy fakultete këtë vit, me pikë maksimale. Ajo kishte lindur me polidaktilitë dhe kishte gjashtë gishtërinj në të dy duart dhe këmbë deri para operimit disa vite më parë. Në një mjedis të ashpër, kjo ka lënë shenja që nuk mund të shihen.

Tamara dhe familja Pejković para shtëpisë së tyre të re; Foto: Sanja Petrov

“E di shumë mirë se si është kur të refuzojnë, ato shikime kur je ndryshe. Askush se meriton këtë”, tha Tamara.

Këtë e dinin edhe dy vajzat nga Shkupi, të cilat u takuan 12 vite më parë në oborrin e Klinikës Onkologjike të Fëmijëve. Njëra në fund, tjetra në fillim të kimioterapisë. Sot, duke e ditur se çfarë kalojnë fëmijët e diagnostikuar me kancer dhe se sa shumë kanë nevojë ta kenë dikë që t’i ndihmojë dhe t’i drejtojë gjatë procesit, dy vajzat punojnë si vullnetare në Klinikë.

Ilda iu bashkua Teodorës dhe Andrijanës përmes Shoqatës SANO. Ato i lidh sëmundja, humbja e flokëve për shkak të kimioterapisë, por edhe nga diçka më shumë se kjo – karakteri dhe dëshira e tyre për të ndihmuar. Kur i tërë vendi ndaloi vitin e kaluar për shkak të pandemisë, ato nuk u tërhoqën. Gjatë pandemisë, filluan aksionin e dhurimit të flokëve dhe krijimin e parukave për fëmijët që trajtoheshin në Klinikën Onkologjike të Fëmijëve.

Foto: Organizata SANO/Facebook

Rinia është e paralizuar nga kriza, por ndihmon kur kjo kërkohet

Gjatë pandemisë në Serbi, nuk ka pasur shumë njerëz si Tamara dhe vajzat nga Shkupi. Sipas Këshillit Kombëtar të Rinisë në Serbi, vetëm 22.6% e kësaj popullate e ndihmoi komunitetin gjatë krizës së Covid-19 dhe shumë nga ta e bënë këtë me nismën e tyre.

Në anën tjetër, ndonëse pasivë dhe të shqetësuar në fillim, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, u bënë edhe më të angazhuar lidhur me mbështetjen për shëndetin mendor dhe presionin në institucione për të përmirësuar statusin e tyre, thonë bashkëbiseduesit tanë nga Forumi për arsimin e rinisë (YEF).

“Një numër i madh i të rinjve vuajnë nga ankthi, depresioni, çrregullime të gjumit dhe të përgjithshme si pasojë e kësaj situate”, thonë persona nga Forumi për arsimin e rinisë.

Të detyruar për të ndryshuar mënyrën e jetesës, ata përballen me humbjen e të ardhurave. Nga fillimi i gjendjes së emergjencës deri në tetor të këtij vitit, 4,518 persona nën 34 vjeç ishin hequr nga puna, dhe shkalla e papunësisë u rrit me 12.10%. Shteti bëri më të mirën që të ndihmonte, por mbështetja për rininë nuk ishte e mjaftueshme, thonë personat nga Forumi për arsimin e rinisë.

Të rinjtë në Serbi janë në të njëjtën gjendje. Sipas një ankete të kryer nga Misioni i OSBE-së në Serbi dhe Këshilli Kombëtar i Rinisë në Serbi, kur gjendja e emergjencës filloi, rreth 56% që deri atëherë ishin të punësuar filluan të humbin të ardhurat e tyre të rregullta. Më saktësisht, 24.7% të rinj vazhduan të punojnë me raste, ndërsa më shumë se 21.7% ishin larguar nga puna. Me valët që erdhën njëra pas tjetrës, rreth 9.1% persona të shkarkuar u kthyen në punën e tyre, por 12.6% mbeten pa asnjë të ardhur. Në zonat më të mëdha, si Shkupi, ku ka organizata të shoqërisë civile që kanë vullnetarë, përgjigja ndaj krizës dukej më e lehtë, me gjithë papunësinë.

Megjithatë, kur jemi te vendet si Vranja, ka pak opsione që të rinjtë të lëvizin, thotë bashkëbiseduesja jonë Milica Anđelković Jovanović, sociologe. Sipas saj, sektori i OJQ-ve mezi ekziston. Grupet joformale mezi mbijetojnë se ata janë kryesisht vullnetarë dhe aktivistët e partive përfshihen në aktivitete ad hoc sipas interesit, pa ndonjë “motiv personal human për t’u përfshirë me të vërtetë”, shpjegon znj. Anđelković.

Të rinjtë që dëshirojnë të ndryshojnë diçka me vullnetin e tyre, e kanë të vështirë ta gjejnë mënyrën dhe mbështetjen për ta bërë këtë. Rrethuar nga argëtimi i rëndomtë nga të katër anët dhe ëndrrat e një jete të lehtë, dhe mendimi se si ta lënë vendin e tyre, ata zgjedhin ta fokusojnë energjinë e tyre në largim e jo në ndryshimin e gjërave për sa kohë që janë ende aty”, theksoi ajo.

Për dallim nga prindërit e saj, që kanë përjetuar vitet ‘90-ta, luftërat dhe inflacionin, kjo gjeneratë u përball me një krizë të madhe për herë të parë, atë të nivelit global. Në të njëjtën kohë, shteti shpesh i shikon ata si të dyshuarit kryesorë për përhapjen e virusit. Ja pse nuk duhet të befasohemi me paralizën e tyre kur vjen te reagimi ndaj krizës që ka rrezikuar edhe sistemet më të avancuara të kujdesit shëndetësor në Evropë. Në vend të tyre, krizës në Vranje iu përgjigjen gjeneratat më të vjetra.

Spitali në këtë qytet, ku me raste 200 pacientë nuk e dinin nëse do t'u vinte radha për oksigjen, e gjetën vetën në pandemi pa infuzion, ilaçe, maska oksigjeni, çarçafë, manometër, material sanitar bazë të mjaftueshëm...Shoqata qytetare joformale, me një përkrahje logjistike nga Qendra për transparencë mediale dhe përgjegjësi sociale, u organizua dhe ia doli të përmirësonte kushtet në spitalet e Covid vetëm brenda tri javëve.

Një vit më vonë, u paraqit nevoja për të ndihmuar fëmijët nga Vranja, njëri prind ose të dy prindërit e të cilëve kishin vdekur nga Covid, dhe thirrja për ndihmë u publikua në Facebook nga bashkëfolësja jonë Milica Anđelković Jovanović. Menjëherë pas kësaj, thirrjes iu përgjigjen qindra gra. Një “Fond i solidaritetit për femra” u krijua dhe në ballon e bamirësisë, të organizuar në gusht këtë vit; ata mblodhën më shumë se 5,000 Eur dhe 26 donacione direkte.

Fëmijët e prindërve që vdiqën nga Covid nuk do të ngrinë këtë vit; Foto: Fondi i solidaritetit për femra

Grupit që ka bërë më të lehtë jetën e fëmijëve të 20 familjeve që kishin humbur anëtarët nga Covid, iu bashkua edhe një mjeke nga Qendra Shëndetësore e Vranjes, Nataša Stojiljković. Ajo thotë se rinia mund të jetë letargjike dhe apatike, por ata nuk do t’ia kishin dalë mbanë në terren pa ndihmën e tyre.

Me sa duket fundi i pandemisë është ende larg. Megjithatë, maskat që i kemi mbajtur për më shumë se një vit e gjysmë, nuk e mbytën zërin e rinisë. Këto vajza janë një shembull pozitiv se rinia në këto zona janë sigurisht një zë e jo vetëm një jehonë.

Shkruar nga: Teodora Cvetkovska (Maqedonia e Veriut), Teodora Noveska (Maqedonia e Veriut), Sanja Petrov (Serbi)

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Dymbëdhjetë ekipe prej tre gazetarësh të rinj nga të paktën dy vende të ndryshme nga Ballkani Perëndimor punuan gjatë tetë javëve, me mbështetjen e mentorëve me përvojë, për të prodhuar tregime rajonale të fokusuara te të rinjtë. Ky tregim u zhvillua përmes programit – Media for All, të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e mbledhur dhe pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorëve.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të