Pavarësia e mediave lokale: mision i pamundur ose sfidë që mund të tejkalohet?

Lexim  minutësh

Edhe dikur kur mediat nuk kishin aq shumë sfida sa sot, nuk ishte aq e lehtë të sigurojnë mjete për të funksionuar normalisht. Me këtë mendoj në mediat lokale me të vërtetë të pavarura që nuk bënë kompromis nëse diçka duhet të shpallet apo jo, sepse duke publikuar disa informacione ata mund të “prekin nervin” dikuj.

Sinqerisht, asnjëherë nuk ka pasur shumë media të tilla, por sigurisht ka pasur më shumë prej tyre më parë se sot.

Një udhëtim i shkurtër në të kaluarën

Shumica e tyre në epokën e artë financoheshin duke shitur gazeta në kioska ose me anë të pagesave të qytetarëve për përshëndetje dhe urime në radio stacione, kështu që ishte më lehtë të sigurojnë një mjete për punë, pak a shumë, të qëndronin të pavarur dhe të tyren. Televizionet lokale dhe mediat online as nuk ekzistonin në atë kohë.

Disa para të vogla gjithashtu vini nga reklamat. Sa më shumë që fitonin të pavarur, aq më pak vareshin nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes lokale. Megjithatë, financat e buxhetit kanë ardhur gjithmonë. Të paktën, për sa më shërben kujtesa, ashtu është prej kur jam aktiv në media, a në këtë fushë jam për 35 vitet e fundit.

Por, ka kohë që kjo i takon së kaluarës.

Kthimi në të ardhmen

Biznesi i tregut, iniciativat private, rritja e konkurrencës, online mediat dhe, para të gjithash, media sociale kanë "shkelur" mediat gjigande të vjetra lokale dhe mënyrat e tyre të njohura të "mbijetesës".

Përnjëherë, informacioni filloi të mbërrinte nga të gjitha anët, me qasje për të gjithë, kështu që qytetarët u bënë "gazetarë" dhe gazetarët "mercenarë dhe manipulues". Ndodhi vërshim i lajmeve të paverifikuara, kështu që në atë disharmoni mediat të parat humbën kredibilitetin. Jo të gjitha mediat, por tani nuk po flas për përjashtime, por për një rregull.

Rregulli i artë i profesionit për kontroll të dyfishtë të informacionit para shpalljes u zëvendësua nga rregulli "kush do të shpall i pari", ndërsa përshkrimi i lajmeve dhe titujt "clickbate" u bënë "mejnstrim" i ri i mediave.

Reklamat gjithashtu kanë "migruar" në mediat sociale, më së shumti në Facebook dhe Google. Furrat e bukës, vullkanizuesit dhe kafenetë lokale më shumë dëshirojnë të shpenzojnë para për reklama dixhitale ose për të postuar në profilet e tyre sesa për mediat lokale, duke mbyllur kështu rrethin e ferrit për lokalet.

Mediat nacionale janë në pozitë më të mirë sepse reklamuesit nacional ende shpenzojnë buxhetet e tyre të marketingut tek ata, ndërsa mediat lokale dhe gazetarët e tyre përballen jo vetëm me mungesë kronike të parave, por edhe me presione të shumta nga udhëheqësit e bashkive, qyteteve apo të tjerë, arritën edhe deri tek paditë gjyqësore që u bënë praktikë e zakonshme.

Realiteti i ashpër i së tashmes

Si të përmirësohet kredibiliteti i mediave dhe gazetarisë në një situatë të tillë dhe në të njëjtën kohë të qëndrohet i pavarur është një pyetje me të vërtetë e vështirë. Teoricienët gazetaresk shpesh thonë se mediat duhet të jetë kredibile që të mund të shfaqin gabimet e tjerëve. Në praktikë, kjo shpesh është e ndryshme, sepse sfida është si të raportosh në mënyrë kritike mbi veprimet e kryetarit të komunës kur një pjesë e mirë e buxhetit për paga dhe shpenzime të tjera mediatike merret nga i njëjti kryetar që nënshkruan një kontratë vjetore?

Problemi i mediave, i cili në mënyrë plotësuese ve vaj në zjarr, është jotransparenca e pronësisë dhe gazetarisë aktiviste. Gazetarë individualë, redaktorë dhe pronarë përdorin mediat për të promovuar vështrimet e tyre ose të atyre të cilët i sponzorojnë financiarisht. Disa prej tyre "reketojnë" ata që nuk duan të reklamojnë ose të paguajnë për reklama, ose i përkasin një opsioni tjetër politik, kështu që ata raportojnë jashtëzakonisht negativisht për to. Në të gjitha këto anomali, një pjesë e skenës mediatike ka humbur kuptimin e ekzistencës së saj. Ata harruan se ishin aty për opinionin.

Kjo mënyrë e punës në media ka ndarë dhe e ka sjellë Amerikën gati në prag të konfliktit. Amerika që ka të paktën dyqind vjet demokraci. Sa shkatërruese është kjo për demokracitë tona të brishta ballkanike?

Si të dalim nga rrethi vicioz?

Unë mendoj se së pari mediat lokale duhet të kthehen në pozicionet e tyre fillestare dhe të bëjnë një lloj restarti. Si pjesë e këtij restarti, është e nevojshme të shpërndahen të ardhurat në sa më shumë burime të jetë e mundur me qëllim që të zvogëlohet varësia nga një burim dominues i të ardhurave, për shembull buxheti lokal komunal.

Siç kanë fituar dikur nga parapagesat vjetore ose shitjet në kioska, ashtu duhet të përshtaten me të tashmen dhe të sigurojnë një buxhet nga parapagesat digjitale për përmbajtje që do të shtojë vlerë për lexuesit ose të mbledhin fonde përmes donacioneve, fushatave të financimit dhe metodave të tjera të ngjashme.

Së dyti dhe shumë e rëndësishme, mediat lokale duhet domosdoshmërisht të rikthejnë kredibilitetin e tyre dhe të luftojnë për pozitat dhe reputacionin, e jo të shkojnë përgjatë vijës së rezistencës më të vogël. Kjo kërkon shumë këmbëngulje, vendosmëri dhe ndryshime në redaksitë, a të parët që do të insistojnë në këtë, veçanërisht në mediat private, duhet të jenë pronarët e tyre.

Lexuesit do ta njohin dhe shpërblejnë atë. Sidoqoftë, duhet kohë, sepse erozioni i mediave nuk ndodhi përnjëherë, por procesi zgjat një kohë më të gjatë.

Sidoqoftë, mediat lokale nuk mund ta bëjë atë vetë. Mediat janë të rëndësishme për demokracinë dhe për këtë arsye ekziston interes publik, prandaj shteti duhet të ndajë më shumë burime për mediat. Dhe jo vetëm të ndahet, por edhe të garantohet transparenca e këtij procesi.

Prej ku të sigurohen financa?

Po, e di që ekziston financim i projekteve në Serbi ose Fondi për Pluralizmin e Mediave në Kroaci, i cili është në bazë pothuajse i njëjtë, përveç që ekziston një ndryshim në burimin e financimit dhe mënyrën e ndarjes së këtyre fondeve. Në Serbi, paratë jepen nga komisionet e përbëra me sugjerim të shoqatave të gazetarëve dhe mediave dhe në Kroaci nga Këshilli i Mediave Elektronike. Kjo mënyrë e shpërndarjes së fondeve nuk është aspak pozitive, sepse krijon gjithashtu ndarje mediatike në Serbi, ndërsa përmbajtja e programit, prodhimi i të cilit inkurajohet është kryesisht e padukshme, e palexueshme dhe e padëgjuar.

A e dini pse?

Sepse askush nuk i pyeti ata për të cilët prodhohet - qytetarët, lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit!

Kur do të zgjidhen tema në interes për qytetarëve, nëse inkurajohet gazetari më kualitative hulumtuese dhe nëse qytetarët lejohen të vendosin se cilat media meritojnë më shumë para publike për punën e tyre, atëherë shumica e kundërshtimeve ndaj mënyrave aktuale të shpërndarjes së parave nuk do të ekzistonin.

Mund të tingëllojë utopike, por në të vërtetë nuk është. Në botën e sotme digjitale, është e lehtë të zbatosh vegka të thjeshta dhe efektive për votim të qytetarëve dhe të vlerësosh përmbajtjen cilësore të mediave nga komunitetet lokale, sipas rëndësisë dhe fushës së tyre. Ndoshta edhe përmbajtja më e mirë do të paraqitet në nivel nacional. Kjo do të rrit konkurrencën në mes mediave.

Domethënë, zgjidhja përfundimtare është

Të përsëris - Unë jam për modelet e financimit ku mjetet do të mbulohen nga fond lokal në nivel komunal ose të qytetit ose të rajonit, me rregulla të qarta dhe të thjeshta për shpërndarje. Kështu që le të votojnë qytetarët se cilat media dëshirojnë të financojnë. Mbi të gjitha, a nuk janë ato para të të njëjtëve - atyre tatimpaguesve? Kur mediat përsëri do të bëhen të përgjegjshme për publikun dhe do të "varen" më shumë nga qytetarët sesa nga politikanët, situata do të përmirësohet.

Më në fund, do të përpiqem të citoj fjalët e komandantit ushtarak nga filmi "Avatar" (2009), i cili tha para kontigjentit të sapoardhur të ushtarëve të rinj në koloninë e largët të tokës Pandora:

"Detyra ime është të ju mbroj TË GJITHËVE nga të gjitha llojet e dëmtuesve që zvarriten dhe lëpijnë në këtë planet dhe të ju shpëtoj jetën tuaj. "Për fat të keq, unë nuk do të kem sukses në atë dhe disa prej jush nuk do të mbijetojnë."

Mbani në mend këtë dhe ndryshoni derisa ka ende kohë.

Zoran Kovaçiq është një ekspert transmetimi, televizioni, radio dhe mediat dixhitale. Ai është nismëtar dhe themelues i portalit të parë online që specializohet në industrinë e medias dhe telekomit në Europën Juglindore. Përveç kësaj, ai zotëron ekspertizë si konsulent për menaxhimin e medias, trajnim dhe mentorim, zhvillimin dhe zbatimin e modeleve të biznesit dixhital për media. Ka botuar disa libra të specializuar në historinë e mediave. Ai nuk e konsideron veten si gazetar, por si dikush që i pëlqen të shkruajë, të krijojë dhe të nis gjëra. Në vitin 2018, ai lançoi MediaDaily.biz, një portal rajonal me një model unik biznesi – abonim në hardwall – të cilin ai e zhvilloi në një burim të besueshëm informacioni për mediat profesionale dhe komunitetin e gazetarëve në BP. Deri më tani ai ka punuar dhe ofruar konsulencë për një sërë aktorësh të medias në rajon, duke përfshirë mediat e shërbimit publik, dhe portalet në fazat e hershme të zhvillimit të tyre.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të