Gazetarët në Ballkanin Perëndimor – shënjestër e zakonshme

Lexim  minutësh

01-Novinari-ke-na-zapadnom-Balkanu-su-cesta-meta.jpg

Sulmet ndaj gazetareve femra në Evropë u rrit me rreth 17% vitin e kaluar. Sipas Koalicionit të Grave në Gazetari, veçanërisht në shtator 2021, vetëm gjatë këtij muaji dhuna online kundër gazetareve femra në botë u rrit me 900%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngacmimi online por edhe kërcënimet fizike apo verbale janë realitet i përditshëm me të cilin përballen gazetarët. Kjo situatë është mjaft e ngjashme në të gjashtë këto vende, me ndryshime fare të vogla që lidhen me pozicionin e gazetareve femra dhe atyre meshkuj, si dhe me problemet që hasin gjatë punës.

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufi, nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vendi me renditjen më të mirë është Bosnja dhe Hercegovina (58).

Paditë gjyqësore, kërcënimet online dhe mungesa e mbështetjes institucional – më i miri në rajon

Paditë gjyqësore, kërcënimet online dhe mungesa e mbështetjes institucional – më i miri në rajon

Sipas Treguesit të Sigurisë së Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor, instrument i hartuar nga platforma safejournalists.net, në Bosnje dhe Hercegovine numri i padive për shpifje nga politikanët dhe zyrtarë të tjerë ndaj mediave, që gazetarët e perceptojnë si presion, mbetet shumë i lartë. 

“Në vitin 2020, autoritetet tentuan të kufizonin të drejtën e lirisë së shprehjes për gazetarët dhe qytetarët duke miratuar rregullore me pretekstin e parandalimit të përhapjes së panikut gjatë pandemisë”, thuhet në Treguesin e Sigurisë, duke shtuar se kohët e fundit ka pasur disa padi SLAPP me dëme jashtëzakonisht shumë të larta. Fakti që gazetarët në këtë vend në përgjithësi nuk kanë kontrata të përhershme pune, shtojmë këtu edhe pagat e ulëta dhe mungesën e sindikatave dhe marrëveshjeve kolektive, konsiderohet edhe si një nga problemet e mëdha.

Që nga 2019 deri në gusht 2021, në Linjën e Ndihmës për gazetarët, që administrohet nga Shoqata e Gazetarëve të BH, janë regjistruar 44 raste dhune dhe sulme me bazë gjinore kundër gazetareve femra në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nga kjo analizë tregohet se ngacmimi online me bazë gjinore përbën rreth 53% të të gjitha rasteve. Vetëm 2/3 e gazetareve femra vendosin t’i raportojnë këto raste te redaksitë e tyre. 

Edhe pse Shoqata e Gazetarëve e BH komunikon rregullisht me policinë dhe prokurorinë, me gjykatat dhe me Avokatin e Popullit, për shkak të strukturës tejet të ndërlikuar politike që ka Bosnjë Hercegovina, shoqata shpenzon shumë kohë për të kuptuar se cili nga institucionet është adresa e saktë për secilën nga rastet e raportuara.

“Në sistemin gjyqësor të Bosnjës, nuk ka të dhëna specifike për rastet që lidhen me sulmet ndaj gazetarëve dhe kjo gjë na e bën shumë të vështirë për të pasur statistika të sakta. Të vetmet statistika që kemi janë ato nga Linja e Ndihmës për gazetarët dhe ato nga Ministria e Brendshme e Republikës Srpska,” na thonë nga shoqata e gazetarëve. 

Sipas mendimit të tyre, ajo që do të përmirësonte të drejta te punonjësve të mediave është krijimi i një sektori të veçantë që punon vetëm për lirinë e shtypit brenda institucionit të Avokatit të Popullit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Edhe pse kjo nismë është ndërmarrë disa herë, ende nuk kanë ndodhur ndryshime. 

Çfarë sjell renditja në vendin e 78?

Çfarë sjell renditja në vendin e 78?

Nga këndvështrimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët pa Kufi, vendi i dytë më i mirë në rajon është Kosova (e renditur në vendin 78). Sfida kryesore për gazetarët në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor është pasiguria financiare dhe e vendit të punës, që është përkeqësuar edhe më shumë gjatë pandemisë në 2020, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kushtet e punës nuk janë edhe aq të ndryshme për gazetarët femra dhe meshkuj, por presionet për shkak të gjinisë janë të dukshme kur bëhet fjalë për çështje të shtatzënisë dhe lejes së lindjes, veçanërisht kur gazetaret femra kthehen për të rimarrë vendin e punës.

Raportet për sulmet ndaj gazetarëve tregojnë se situata nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me vitet e kaluara. Edhe pse Kosova nisi të ngjitet  në listën e Reporterëve pa Kufi në vitet e fundit, në 2021 ajo ra me tetë vende. Tani ajo renditet në vendin e 78 sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), numri i sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve është në rritje. Në tre vitet e fundit (deri në shtator 2021) janë regjistruar 62 raste. Pandemia dhe trazirat politike patën efekt negativ edhe në lirinë e shtypit.

Kur bëhet fjalë për pandëshkueshmërinë, situata nuk ka ndryshuar shumë në dy dekadat e fundit. Rastet e gazetarëve të zhdukur apo të vrarë në Kosovë ende nuk janë zbardhur. Kosovës i mungojnë mekanizmat seriozë për përcjelljen dhe mbledhjen e informacioneve për kërcënimet dhe sulmet ndaj punonjësve të mediave dhe organizatave të tyre, theksoi AGK.

Shqipëria – vendi ku të pushojnë nga puna me një SMS

Shqipëria – vendi ku të pushojnë nga puna me një SMS

Ky vend i Ballkanit Perëndimor renditet i 83-ti mes 180 vendeve të botës. Çfarë do të thotë kjo në jetën e përditshme të gazetarëve shqiptarë? Epo, sipas platformës Safejournalists.net, kjo do të thotë se gazetarët duhet të përballen me një realitet në të cilin institucionet shtetërore në Shqipëri nuk i kanë krijuar ende mekanizmat efektivë të posaçëm për të ofruar mbrojtje për gazetarët dhe stafin e medias kur ata kërcënohen.

“Shumica e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2020 i referohen arrestimeve apo ndalimeve të paligjshme nga policia të gazetarëve gjatë mbulimit të protestave apo raportimeve nga terreni. Masat e mëpasshme, si hetimet dhe nxjerrja e autorëve para drejtësisë në rast sulmi ndaj gazetarëve, janë të ngadalta dhe joefektive. Institucioneve shtetërore u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të mbrojtur gazetarët në punën në terren dhe në redaksi,” thuhet në raportin e treguesit të Safejournalists.

Ajo që ka pasur efekt frenues ndaj gazetarëve në Shqipëri në vitin 2020, veçanërisht ndaj atyre që merreshin me gazetari investigative, ishin me dhjetëra padi për shpifje.

Të ashtuquajturat padi SLAPP u bënë një mekanizëm i zakonshëm për censurimin, kërcënimin dhe heshtjen e mediave të pavarura.

Safejournalists.net thekson gjithashtu se format më të zakonshme të presionit me të cilat përballen gazetarët në Shqipëri brenda redaksive të tyre janë vendimet e marra nga drejtuesit ose pronarët e mediave për mbylljen e programeve, frikësimi, pasiguria ekonomike dhe ngacmimet. Në Shqipëri pronarët e mediave i pushojnë gazetarët thjesht me anë të një SMS.

Edhe pse situata nuk është shumë e ndryshme për gazetarët meshkuj dhe femra, femrat deklaruan se janë të ekspozuara edhe ndaj ngacmimeve seksuale, dhe se e drejta e tyre për leje lindje jo gjithmonë respektohet.

Në vitet 2019 dhe 2020, gazetarët janë qëlluar me armë zjarri, janë helmuar me gaz në rrugë, kanë marrë kërcënime në televizion drejtpërsëdrejti, u janë revokuar lejet e qëndrimit, janë bërë shënjestër e fushatave të shpifjeve nga politikanë të nivelit të lartë.

Në vitin 2020, në Shqipëri është vrarë një gazetar, është kërcënuar me vdekje një tjetër, nëntë gazetarë janë sulmuar fizikisht dhe tre janë përndjekur, ngacmuar, persekutuar nga administrata.

SOS – operatori është aktualisht i zënë, provojeni më vonë

SOS – operatori është aktualisht i zënë, provojeni më vonë

E renditur në vendin e 90 në listën e Reporterëve pa Kufi, Maqedonia e Veriut ka regjistruar dy sulme fizike ndaj gazetarëve në 2020, tre gazetarë morën kërcënime për sigurinë dhe jetën e tyre. Ka pasur edhe shtatë kërcënime verbale dhe raste të ngacmimeve si dhe dy sulme ndaj mediave. 

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave në Maqedoninë e Veriut tha se ishin bërë sulme nëntë sulme ndaj gazetareve femra. Vetëm katër u denoncuan në polici ku vetëm një agresor ishte arrestuar dhe më vonë dënuar. Pjesa më e madhe e sulmeve ndodhën online. 

Sipas Safejournalists.net, deri në vitin 2020 nuk është krijuar asnjë mekanizëm për ndihmë ligjore falas për viktimat e sulmeve dhe dhunës me bazë gjinore, përfshirë ato ndaj grave gazetare. Kjo platformë sugjeron se ka pasur shumë ngacmime dhe kërcënime me bazë gjinore ndaj gazetareve femra në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, linja e vendosur telefonike për asistencë të shpejtë dhe efikase për gazetarët në rast sulmesh nuk punonte.

“Gazetarët që ishin viktima të sulmeve nuk kishin se cilit institucion t’i drejtoheshin për ndihmë dhe mbështetje të menjëhershme, përveç Sektorit të Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme. Nga sulmet e regjistruara online, vetëm dy janë ndjekur penalisht”, thuhet në platformë në raportin për Maqedoninë e Veriut. Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave presin një projektligj të ri që do t’i përmirësonte gjërat për gazetarët në vend.

“Presim që Parlamenti ta ndryshojë sa më shpejt Kodin Penal, në mënyrë që sulmet ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës profesionale të konsiderohen si sulme ndaj zyrtarëve publikë. Kjo do të thotë se policia dhe prokuroria do të duhet të veprojnë me shpejtësi, në mënyrë që gazetarët të mos kenë nevojë, si në pjesën më të madhe të rasteve të deritanishme, të bëjnë padi si individë,” tha një përfaqësues i Sindikatës në shtator 2021.

Përshkallëzimi i dhunës kundër gazetarëve në Serbi

Përshkallëzimi i dhunës kundër gazetarëve në Serbi

Serbia renditet në vendin e 93-të në listën e Reporterëve pa Kufi, pas Maqedonisë së Veriut, Perusë, Hungarisë dhe 89 vendeve të tjera nga e gjithë bota. 

Sipas Treguesit të Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, situata në përgjithësi në fushën e mediave është përkeqësuar gjatë vitit 2020. Platforma sugjeron se “ka prova që tregojnë se raste të tilla përfshijnë edhe përgjimin e gazetarëve apo mediave, pasi komunikimi i tyre përgjohet. Gazetarët marrin kërcënime ose bëhen shënjestër e drejtpërdrejtë në mediat sociale nga anëtarë të partisë politike në pushtet dhe këto kërcënime janë në rritje të vazhdueshme. Përfaqësuesit politikë në Parlament kërcënojnë, shënjestrojnë dhe ofendojnë gazetarët dhe mediat ku ata punojnë.

Ndonjëherë, krijohet përshtypja se këto sulme ndaj gazetarëve apo mediave të caktuara janë të mirë organizuara, thotë platforma safejournalists.net. Paditë gjyqësore janë një nga mekanizmat e presionit. Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë theksonte se vetëm në dhjetë muajt e parë të 2020 u regjistruan 325 padi ndaj gazetarëve dhe mediave në Gjykatën e Lartë në Beograd. Shoqata nuk kishte informacione të konfirmuara se sa prej këtyre padive ishin bërë nga zyrtarë shtetërorë dhe politikanë.

Gazetarëve në Serbi u mohohet aksesi dhe raportimi i ngjarjeve të caktuar, me 16 raste të tilla në total gjatë vitit 2020. Puna e tyre u bë edhe më e vështirë për shkak të pandemisë dhe protestave në disa qytete të Serbisë në korrik 2020. Kjo solli si pasojë rritjen e numrit të sulmeve të dhunshme fizike ndaj gazetarëve. U ndërmorën 28 sulme ku disa gazetarë u plagosën rëndë, disa prej tyre u arrestuan dhe disa të tjerëve u merreshin me dhunë dhe u shkatërroheshin pajisjet.

Të pranishme ishin edhe presionet ekonomike, veçanërisht ndaj gazetarëve që punojnë për mediat lokale dhe veçanërisht gjatë shpërthimit të pandemisë. Sipas Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve, punonjësit e mediave private hasin shumë pengesa në punën e përditshme, që nga financat deri tek presionet e mëdha politike dhe censura.

Pozicioni i grave gazetare është edhe më keq. Këto gazetare janë më të ekspozuara ndaj presionit me bazë gjinore, veçanërisht në gazetarinë online. Gjërat nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë në vitin e kaluar. Në 2021, Serbia e ruajti vendin e saj të 93-të në listë. 

Çfarë e pozicionoi Malin e Zi shtatë vende poshtë një vendi me konflikt të armatosur në vazhdim?

Çfarë e pozicionoi Malin e Zi shtatë vende poshtë një vendi me konflikt të armatosur në vazhdim?

Nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i zi është vendi me renditjen më të keqe në Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë për vitin 2021 (vendi 104). Është shtatë vende pas Ukrainës dhe renditet para disa vendeve si Liberia, Mali, Paraguai, Etiopia, Kenia dhe Angola. 

Instituti i Medias në Malin e Zi numëroi 15 sulme ndaj gazetarëve në nëntëmujorin e parë të vitit 2021. Instituti sugjeron se ishte pasojë e tensioneve të larta dhe i një peizazhi politik shumë të polarizuar në vend. Të gjitha sulmet lidhen me punën e atyre gazetarëve ose me politikat editoriale të mediave ku punojnë ata. Gjysma e këtyre sulmeve kishin si shënjestër gazetaret femra. Instituti thekson se të gjitha sulmet që janë raportuar në polici janë ndjekur penalisht dhe se në shumicën e rasteve procedimet ndaj personave përgjegjës janë në vazhdim.

Në vitin 2020, u regjistruan 16 sulme, përfshirë edhe arrestimin e katër gazetarëve. Duke qenë se kushtet e punës po përkeqësoheshin për gazetarët, disa organizata jo-qeveritare ndërmorën një nismë duke kërkuar ndryshimin e Kodit Penal në Mal të Zi, dhe të konsideronin si vepër penale pengimin e gazetarëve në punën e tyre dhe sulmet ndaj gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale.

Një nga problemet në Malin e Zi, sipas Institutit për Media, është reagimi i ngadaltë i autoriteteve kur bëhet fjalë për shënjestrimin e gazetarëve, proceset e gjata në raste shumë delikate dhe mosbesimi në institucionet që nuk arritën me vite të zgjidhin rastet e sulmeve ndaj gazetarë, përfshirë vrasjen e redaktorit të revistës “Dan”, Dushko Jovanoviç.

Kështu, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një gjë të përbashkët – pandemia ua bëri më të vështirë gazetarëve të bëjnë punën e tyre, madje edhe më të rrezikshme. Presionet politike mbetën dhe sulmet verbale dhe online u përkeqësuan. Dhe ndërsa flitet për afrimin e fundit të pandemisë, e ardhmja pa kërcënime apo goditje të gazetarëve në Ballkan nuk duket ende në horizont.

Natasa Kovacev – reportere me 15 vjet përvojë në gazetari televizive. Aktualisht, unë jam korrespondent nga Vojvodina dhe punoj për Euronews Serbia. Më parë kam punuar për televizionin N1, Al Jazeera Balkans, RTV Vojvodina. Histori të mbuluara nga politika lokale, ekonomia, deri te zgjedhjet presidenciale në SHBA në 2016, krizat e Ukrainës, protestat masive në Rumani, pasojat e sulmeve me bomba në Bruksel dhe Ankara, kriza e refugjatëve në Evropë, tentativa për grusht shteti ushtarak në Turqi, shumë demonstrata të ndryshme gjatë gjithë vitit vendet ballkanike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të