Si ndihmon vizualizimi i të dhënave në luftimin e dezinformatave rreth Covid-19: Pesë shembuj të praktikave të mira

Lexim  minutësh

data-visualization

Pandemia globale Covid-19 ka bërë që mediat anembanë botës të përpiqen të prodhojnë tregime shpjeguese që ndihmojnë audiencën të kuptojë pandeminë, shkaqet dhe efektet e saj – për shembull, si përhapet virusi dhe çfarë masash mund të marrim të gjithë për të minimizojmë atë. Sigurisht, vlera kryesore gazetareske e saktësisë, së bashku me procesin gazetaresk të verifikimit, janë me rëndësi thelbësore këtu – veçanërisht në kontekstin e rolit të rritur të gazetarisë në luftim kundër dezinformimit gjatë pandemisë.

Një nga metodat më efektive për ta informuar audiencën, veçanërisht në internet dhe në TV, është vizualizimi i të dhënave me cilësi të lartë. Grafikat ndërvepruese mund ta përcjellin tregimin në mënyrë që t'i inkurajojnë lexuesit të eksplorojnë më tej të dhënat dhe të angazhohen në tregim me ritmin e tyre, duke ofruar përfundimisht një kuptim më të thellë dhe më kuptimplotë të problemit. Megjithatë, vet vëllimi i të dhënave të disponueshme rezultoi të jetë një sfidë për mediat që duhet të përzgjedhin, mbledhin, analizojnë dhe në fund t'ia paraqesin këtë informacion audiencës së tyre siç duhet. Megjithatë, disa media po e bëjnë këtë me sukses. Këtu janë 5 shembuj të mirë të rrëfimit në internet, që kombinojnë të dhëna, elemente grafike dhe ndërveprim.

Si doli virusi

Ky afat kohor interaktiv shpjegon në një mënyrë vizualisht bindëse sesi virusi u përhap nga tregu i Wuhan-it në pjesën tjetër të botës dhe shkaktoi një pandemi globale. Këtu The New York Times përdor harta së bashku me grafika të animuara që tregojnë se si u përhap virusi. Nuk ka shumë tekst, por është i vendosur shumë mirë, në mënyrë strategjike dhe në përputhje me vizualizimet.

Megjithatë, ndërverpimi është minimal pasi lexuesi nuk mund të lundrojë nëpër harta dhe nuk i ofrohet ndonjë zgjedhje se cilat aspekte të tregimit të ndjekë. Prandaj, tregimi është linear. Megjithatë, është projektuar si një udhëtim vizual inovativ përmes një teme shumë komplekse e cila shpjegohet në një mënyrë shumë të arritshme dhe pothuajse të lehtë. Në fund, lexuesit i prezantohet mjaft informacione, por mënyra se si ato janë të strukturuara i jep kohë të mjaftueshme për ta tretur tregimin dhe për ta bërë atë me një ritëm individual.

Ky është një shembull i dobishëm për redaksitë e tjera - jo vetëm në kontekstin e lajmeve Covid-19 - sepse tregon se si një çështje komplekse mund të zgjidhet nga gazetarët dhe të paraqitet në një mënyrë që nuk është vërshuese për audiencën, por interesante. Lexohet ndryshe nga një artikull i rregullt në internet dhe e mban lexuesin të interesuar për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme që ndodhin në vizualizimet dhe informacionet e reja që vijnë me çdo lëvizje (scroll).

Si fitoi virusi

Ky tregim përdor një stil të ngjashëm të mënyrës se si paraqiten të dhënat (vini re linjat dhe pikat e përdorura në këtë dhe në shembullin e mëparshëm), megjithatë këtu fokusi është në SHBA, si virusi udhëtoi nëpër vend dhe në fund "doli jashtë kontrollit”. Gjuha vizuale dhe stili janë përsëri krijuese, por të thjeshta, për të paraqitur se si popullatat e mëdha lëvizën dhe përhapën virusin.

Vini re se si teksti pozicionohet ndryshe nga shembulli i parë dhe si është edhe më i përfshirë me vizualizimet. Gjithashtu, hartat këtu janë më të animuara - vini re pikat e vogla të cilat tregojnë lëvizje të pakta dhe të reduktuara nëpër vende të ndryshme. Kjo është një mënyrë e thjeshtë, por efektive për ta paraqitur atë vizualisht. Gjithashtu, përdorimi i ngjyrës është gjithashtu indikativ dhe i menduar mirë - shikoni se cila ngjyrë përdoret për cilat aspekte të tregimit.

Maskat funksionojnë. Vërtet. Ne do t'ju tregojmë si.

Ky është një shpjegues vizual interaktiv që tregon se si lloje të maskave mbrojtëse ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së virusit. Është gjithashtu shembulli i përsosur se si grafika ndonjëherë është mënyra më e përshtatshme për të ilustruar tema të caktuara, veçanërisht procese abstrakte si ky. Është gjithashtu vizualisht shumë i thjeshtë, por efektiv - vini re se si vizualizohet përhapja e grimcave.

Përdorimi i tekstit minimal së bashku me grafikë të animuar për të nxjerrë në pah aspekte të rëndësishme konfirmon se grafika ndonjëherë është mënyra më efektive për të ilustruar gjëra të caktuara ose procese abstrakte që përndryshe janë të vështira për t'u shpjeguar. Ndërsa prodhimi i këtij lloji të tregimit ndërveprues është detyrë që kërkon kohë për një ekip gazetarësh, producentësh, dizajnerësh grafikë dhe animatorësh, është prapëseprapë një mësim i vlefshëm: në vizualizimin e informacioneve komplekse, më shumë është gjithmonë më pak.

Një dhomë, një bar dhe një klasë: si përhapet koronavirusi përmes ajrit

Gjetjet e një studimi shkencor janë thjeshtësuar dhe treguar përmes tregimit vizual interaktiv. Mediat e tjera në mbarë botën u frymëzuan nga ky projekt i bërë nga El-Pais dhe prodhuan versionin e tyre rajonal të të njëjtit tregim. Kjo është përsëri një tregim linear ku lëvizja poshtë zbulon informacione të reja. Ndoshta aspekti më interesant i tregimit është vetë informacioni dhe thjeshtësia e mënyrës se si paraqitet vizualisht.

Në kohën kur tregimi u publikua, ishte një burim shumë i dobishëm për të gjithë qytetarët që donin të kuptonin më mirë se si përhapet virusi në aktivitetet dhe mjediset e përditshme. Ky është një shembull interesant për sa i përket vizualizimit të të dhënave, sepse frymëzon një mënyrë të ndryshme të të menduarit në gazetarinë shpjeguese, veçanërisht në aspektin e ilustrimeve të thjeshta që të gjithë anëtarët e audiencës mund t'i kuptojnë lehtësisht dhe të lidhen me to.

Mësuesi i pavaksinuar amerikan që infektoi 12 nxënës me Covid: Mësimet që duhen mësuar për t'u rikthyer në shkollë

Ashtu si në shembullin e mëparshëm, El Pais përdor të njëjtin stil, por gazetarisht shkon një hap më tej në këtë tregim. Këtu jep një përmbledhje të thellë të një rasti studimor se si njerëzit e pavaksinuar mund të infektojnë të tjerët, veçanërisht në një klasë. Vizualisht e qartë dhe e thjeshtë, ilustron rreziqet e mosrespektimit të protokolleve të sigurisë dhe masave paraprake në lidhje me COVID-19.

Ndoshta aspekti më interesant është përfaqësimi vizual i mënyrës se si virusi u përhap në klasë – vini re mënyrën minimalistike në të cilën paraqiten nxënësit, së bashku me drejtimin se si përhapet virusi. Teksti këtu është gjithashtu i përfshirë në mënyrë strategjike në çdo vizualizim. Nëse keni kohë, lexoni të gjithë artikullin dhe kushtojini vëmendje mënyrës së paraqitjes së informacionit – veçanërisht përpjekjeve të gazetarëve për të shpjeguar atë që ndodh me pak fjalë. Së fundi, përdorimi i dy grafikoneve në tregim, ndonëse i thjeshtë, ishte edhe zgjedhja ideale për prezantimin e tendeve

Dalibor Pokeci është një drejtor kreativ i kontraktuar në televizionin publik kroat (HRT), përgjegjës për paraqitjen vizuale të programit kryesor të lajmeve të HRT-së. Kjo përfshin krijimin e dizajneve inovative, zhvillimin e projekteve kreative, së bashku me menaxhimin dhe bashkëpunimin midis të gjitha aspekteve të përfshira në prodhim. Ai është i përfshirë në krijimin dhe prodhimin e elementeve vizuale për tregime dhe programe, si dhe në menaxhimin e një ekipi për grafika televizive të drejtpërdrejta 3D në kohë reale të realitetit të shtuar të bazuar në sistemin VizRT. Dalibor punon në mediat transmetuese për 16 vitet e fundit. Që atëherë, ai ka punuar në projekte të ndryshme, si Olimpiada, The Voice e të tjera, si redaktor video, operator kamerash, producent promovues, kryeredaktor i grafikës, projektues 3D dhe prokejtues i lëvizjes. Ai është gjithashtu trajner i certifikuar i gazetarisë celulare, videograf i pavarur dhe muzikant.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të