Liria nga ndëshkimi

Lexim  minutësh

01 Freedom from punishment

Mosndëshkimi, n.: përjashtimi ose liria nga ndëshkimi, dëmtimi ose humbja

Shembull: ligjet u shkelën pa u ndëshkuar

Burimi: Merriam Webster dictionary

Dita Ndërkombëtare për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve u krijua në dhjetor të vitit 2013 kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një Rezolutë që, ndër të tjera, pranon se puna e gazetarëve shpesh i vë ata në rrezik të veçantë të frikësimit, ngacmimit dhe dhunës dhe duke pasur parasysh se mosndëshkimi i sulmeve ndaj gazetarëve përbën një nga sfidat kryesore për forcimin e mbrojtjes së gazetarëve. Data u zgjodh në përkujtim të vrasjes së Claude Verlon-it dhe Ghislaine Dupont-it në Republikën e Malit më 2 nëntor të vitit 2013.

Siç thuhet nga OKB-ja, rezoluta rëndësishme dënon të gjitha sulmet dhe dhunën kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave, u kërkon shteteve anëtare të parandalojnë dhunën kundër tyre dhe të sigurojnë përgjegjësi, të nxjerrin para drejtësisë autorët e krimeve kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave dhe të sigurojnë që viktimat të kenë qasje në mjetet juridike të përshtatshme.

Si rezultat, çdo vit, nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit, publikut i kujtohet fakti se vetëm 87% e vrasjeve të gazetarëve midis 2006 dhe 2020 mbeten të pazbardhura. Observatori i gazetarëve të vrarë të UNESCO-s regjistroi 455 vrasje gazetarësh midis 2016 dhe 2021. Ai raporton se në vitin 2021, shumica e vdekjeve kanë ndodhur në Azi-Paqësor, Amerikën Latine dhe Karaibe. Në dekadën e fundit qindra veprime të ndryshme që synonin forcimin e drejtësisë u zbatuan në mbarë botën, por numri i rasteve të zgjidhura nuk duket të jetë në rënie.

Në një numër të konsiderueshëm rastesh, ekziston dyshimi i arsyeshëm se vrasjet janë urdhëruar, madje janë zbatuar nga shteti, duke u bërë një mjet shtypjeje.

Vrasjet e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor

Vrasjet e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor

Kultura e mosndëshkimit shpesh lidhet me regjimet autoritare. Por, siç tregojnë të dhënat, ajo është e pranishme në të ashtuquajturat demokraci në zhvillim, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Rajoni ka rekordin e tij fatkeq.

Trashëgimia e Serbisë përfshin vrasjen e gazetarit Slavko Quruvija, të organizuar nga Sigurimi i Shtetit, në vitin 1999 dhe ndërkohë që procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, dhe anëtarët e Sigurimit të Shtetit u shpallën fajtorë dy herë, ende nuk ka asnjë vendim. Ende nuk dihet autori që urdhëroi ekzekutimin. Ndryshe nga rasti "Quruvija" që arriti në gjykatë, rastet - Radislava Dada Vujasinoviq, e vrarë në vitin 1994 dhe - Milan Pantiq, i vrarë në vitin 2001, janë ende në fazën para-hetimore.

Dushko Jovanoviqi nga Mali i Zi, është vrarë me një pushkë automatike në vitin 2004. Një person u dënua me 19 vjet burgim, por nuk dha asnjë informacion se kush qëndronte pas sulmit. Më 17 tetor të vitit 2022, erdhi lajmi se një dëshmitar i mbrojtur do të jepte një deklaratë që do të sjellë dritë të re për këtë krim dhe ka gjasa ta lidh atë me shtetin.

Disa mund të thonë se nuk ka pasur vrasje të gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, vetëm tentativa të pasuksesshme, të cilat kanë një gjë të përbashkët – ato ende nuk janë zgjidhur:

Në vitin 2007, gazetari malazez Tufik Softiq ishte rrahur brutalisht në Mal të Zi. Gjashtë vjet më vonë makina e tij, e parkuar para shtëpisë së familjes, ishte bombaduar. Softiq jetoi me mbrojtjen e policisë nga viti 2014 deri në vitin 2016 kur u tërhoq mbrojtja. Gazetari paditi Malin e Zi për dështimin e mbrojtjes së të drejtave të tij dhe mundësimin e pengimit nga organet e drejtësisë. Edhe ky rast ende nuk është zbardhur.

Në vitin 2018, gazetarja Olivera Lakiq u plagos kur u qëllua me armë zjarri para shtëpisë ku jetonte në Mal të Zi. Në vitin 2021 u arrestua një polic, nën dyshimin se ishte i përfshirë në të shtënat. Deri më tani, nuk është bërë asnjë përparim nga nga organet e drejtësisë.

Në vitin 2007, një nga dy bombat shpërtheu në parvazin e dritares së gazetarit serb  Dejan Anastasijeviqit. Ajo që i shpëtoi Anastasijeviqit dhe gruas së tij ishte fakti se ata ishin në shtrat në momentin e shpërthimit. I përballur me mungesën e nteresimit të policisë, Anastasijeviqi e hetoi vetë këtë sulm duke dhënë të dhëna se kush mund të ketë qenë pas saj. Policia dështoi të veprojë sipas gjetjeve të tij, dhe publiku ende nuk ka gjetur se kush e vendosi bombën dhe kush e urdhëroi atë. Anastasijeviqi ndërroi jetë në vitin 2019.

Në vitin 2018, gazetari serb Milan Jovanoviqi dhe gruaja e tij u zgjuan dhe gjetën shtëpinë e tyre të përfshirë nga flakët. Ata shpëtuan, por shtëpia u bë e pabanueshme. Në bazë të hetimeve, kryetari i vetëqeverisjes lokale është akuzuar për urdhërimin e zjarrvënës, ndërsa dy persona për ekzekutimin e tij. Pas dy vitesh procedurë, gjykata e anuloi aktgjykimin që i shpalli të gjithë fajtorë dhe urdhëroi rigjykim i cili është në proces.

Në fund të vitit 2020, gazetari shqiptar Eldion Ndreka ishte me familjen e tij, duke përfshirë dy vajza të vogla, kur një shpërthim ndodhi në derën e shtëpisë së tyre. Incidenti ende nuk është zbardhur.

Këto sulme kishin synonin gazetarë të veçantë për shkak të punës së tyre, por rajoni mbart më shumë frikë – duke përfshirë atë të 16 profesionistëve të mediave që humbën jetën në bombardimin e NATO-s ndaj ndërtesës së transmetuesit publik në vitin 1999. Ashtu si në raste të tjera, edhe ky do të zgjidhet vetëm kur zbulohet informacioni se kush është personi që ka urdhëruar profesionistët e mediave të qëndrojnë në ndërtesë, duke ditur se e njëjta do të sulmohet.Hetimi kombëtar ka të ngjarë të çojë në vetë shtetin. Nga ana tjetër, precedenti i shpalljes së medias një objektiv legjitim, në kohë lufte, mbetet shumë i diskutueshëm.

Frikësimi - verbal dhe fizik

Frikësimi - verbal dhe fizik

Sulmet ndaj jetëve të gazetarëve dhe profesionistëve të tjerë të medias, për fat të mirë, mbeten të rralla këto ditë në rajon. Disa gazetarë argumentojnë se ka mënyra më të mira për të ndikuar në jetën e gazetarëve në mënyrë që t'i pengojnë ata të informojnë në interes të publikut. Këto mënyra përfshijnë sulme fizike, kërcënime me vdekje ndaj gazetarëve, por edhe familjeve të tyre, dhe kërcënime të tjera verbale dhe përmbajtje që synojnë t'i frikësojnë ata.

Këto incidente, qofshin kërcënime apo sulme të vërteta, duket se tregojnë gjithashtu një nivel të lartë të mosndëshkimit në Ballkanin Perëndimor. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists Network) regjistron incidente të tilla në bazën e të dhënave të tij dhe nxjerr raporte vjetore për nivelin e lirive të mediave dhe sigurinë e gazetarëve. Raporti i rrjetit më i fundit, duke ofruar një analizë krahasuese të situatës në rajon, thotë:

Kërcënimet verbale dhe ngacmimet, por më shqetësuese, kërcënimet ndaj jetës dhe kërcënimet ndaj sigurisë fizike dejtë gazetarëve, janë ende llojet më të spikatura të presionit të hapur ndaj gazetarëve dhe organizatave të tyre mediatike. Frekuenca e kësaj sjelljeje të keqe ishte më e lartë në Serbi si në vitin 2020 ashtu edhe në vitin 2021, por padyshim që kishte një numër të lartë të këtyre llojeve në pothuajse të gjitha vendet e tjera të rajonit.

Raporti vazhdon të sigurojë të dhëna për numrin e incidenteve, verbale dhe fizike, kundër gazetarëve në rajon dhe sipas vendeve duke paraqitur një pamje të zymtë dhe duke sugjeruar se ka mungesë të vullnetit politik për të siguruar një drejtësi efikase dhe të pavarur që do t'i gjente dhe sanksiononte autorët.

Baza e të dhënave e mbajtur nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt mbledh informacione bazuar në kritere specifike.

Deri në fund të vitit 2021, janë regjistruar 1074 incidente, 242 prej të cilave përbëjnë një sulm fizik të vërtet. Në vetëm 29 raste - ose 12% - autori u dënua.

Mësoni si të mbroni veten

Mësoni si të mbroni veten

Nëse jeni një gazetar që raporton nga tubime paqësore ose protesta që mund të bëhen të dhunshme, ndiqni kursin Thomson Media të përgatitur për ju. Ballkani Perëndimor - Qëndrimi i sigurt në mbulimin e protestave për gazetarët, kursi me ritëm të pavarur synon t'ju përgatisë për situata të paparashikuara – nga çfarë të vishni deri tek mënyra se si t'i mbani të sigurta të dhënat e telefonit tuaj celular. Shikoni kurset në gjuhët e ndryshme këtu:

Gazetaret nën sulm

Gazetaret nën sulm

Baza e të dhënave gjithashtu ofron informacione për numrin e incidenteve ndaj gazetareve të shënuara në bazën e të dhënave - 239 (meshkuj: 531, grupi: 303). Ndërsa burrat janë më shumë në shënjestër, ose kanë më shumë gjasa ta raportojnë atë, gratë  përballen me një sfidë tjetër. Kërcënimet që ata marrin përfshijnë kërcënime për përdhunim dhe vrasje, jo vetëm të gazetareve, por edhe të fëmijëve të tyre. Ata janë duke u përndjekur në internet dhe jashtë internetit, të nënshruara fushatave të shpifjeve dhe urrejtjes me intensitet më të lartë se kolegët e tyre meshkuj dhe janë lënë të vuajnë vetëm, siç tregon hetimi i BIRN-it.

Deri në fund të vitit 2021, numri i sulmeve fizike të vërteta të regjistruara ndaj gazetareve në bazën e të dhënave të Gazetarëve të Sigurt është 51, vetëm 3 prej të cilave kanë përfunduar me dënimin e autorëve.

Dëshmitë e gazetareve tregojnë se gjatë procesit të raportimit të sulmeve ato po viktimizohen sërish nga autoritetet, ose qartësisht nuk mbrohen fare derisa të grumbullohet presioni publik.

Nëse jeni një gazetare, sigurohuni që të kontrolloni kursin Thomson Media WhatsApp për sigurinë e gazetareve. Ai përfshin dy module të pandashme - sigurinë e gazetareve në jetën reale dhe sigurinë e gazetareve në mjedisin online. Nëse jeni një gazetar, kontrollojeni gjithashtu – ai përmban informacione të rëndësishme që mund t'ju ndihmojnë ju dhe koleget tuaja kur përballeni me kërcënime në internet ose jashtë internetit. Thjesht ndiqni linkun për kursin që lidhet me vendin tuaj:

Mosndëshkimi – efektet

Mosndëshkimi – efektet

Duke reflektuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor në vitin 2021, Raporti i Gazetarëve të Sigurt vë në dukje një rritje tepër shqetësuese të kërcënimeve ndaj jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve në vitin 2021 në Serbi, por edhe në Kroaci dhe Kosovë. Ato janë një tregues i nivelit të paligjshmërisë që në vakumin e vet krijon një atmosferë të mosndëshkimit, duke pasur parasysh se shumica e këtyre kërcënimeve bëhen nga strukturat e pushtetit ose nga njerëz që mbrohen haptazi ose në heshtje nga pushteti. Efekti i këtyre manifestimeve krijon gjithashtu një kulturë frike në mes të komunitetit të gazetarëve që rezulton në autocensurë që shkatërron sferën publike.

Ndërsa komentet kanë të bëjnë me rajonin specifik – të Ballkanit Perëndimor, paralajmërimi i tyre është i rëndësishëm globalisht. Kjo është arsyeja pse çështja e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve duhet të trajtohet çdo ditë në çdo vend të botës.

Në korrik të vitit 2021, rezultati i një hetimi publik për vrasjen e Daphne Caruana Galizia-s zbuloi se shteti mban përgjegjësi për vdekjen e saj. Siç raportohet nga Times of Malta, hetimi arriti në përfundimin se një kulturë e mosndëshkimit u krijua nga nivelet më të larta të pushtetit brenda Kastiljes, duke veçuar ish-kryeministrin Joseph Muscat për mundësimin e kësaj kulture të mosndëshkimit dhe gjeti të gjithë kabinetin e tij përgjegjës kolektivisht për mosveprimin e tyre në ndaj atentatit.

Kthesa e fundit në rastin e vrasjes së Caruana Galizia-s tregon se nxitja ndërkombëtare ndaj presionit kombëtar mund të japë rezultate. Mbetet për t'u parë nëse ky rast do të mbyllet plotësisht, por qytetarët në mbarë botën duhet të kuptojnë se raportimi në interes të publikut është vendimtar për jetesën e tyre. Ky fakt është i njëjtë si në demokracitë që e konsiderojnë veten të vendosura, ashtu edhe në ato që janë në proces themelimi, duke u përpjekur për ndryshim.

Vrasja e Daphne Caruana Galizia - Fundi i mosndëshkimit në Maltë?

Vrasja e Daphne Caruana Galizia - Fundi i mosndëshkimit në Maltë?

Më 16 tetor 2017, gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia u vra. Makina në të cilën ishte shpërtheu. Në të u vendos një bombë. Ndërsa përpjekjet e fundit të Caruana Galizia-s për të ekspozuar korrupsionin brenda qeverisë malteze ishin të lidhura me Letrat e Panamës, puna e saj kishte përfshirë tema të ndryshme me interes publik, pothuajse gjithmonë duke çuar në krim të organizuar dhe korrupsion. Vdekja e saj e dhunshme shkaktoi protesta si në Maltë ashtu edhe në Evropë. Vazhduan fushatat e familjes së saj, të mbështetura nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe shoqatat e gazetarëve. Pas një kthese të papritur në fillim të këtij viti, kur dy vëllezër të akuzuar për vrasjen e Caruana Galizia-s kishin ndryshuar deklarimin e tyre në "fajtor" në një këmbim të një dënimi të butë, gjykata i dënoi ata me 40 vjet burg. Njeriu i tretë pranoi akuzat në shkurt 2021 dhe mori 15 vjet burg.

Robert Abela, Kryeministri i Maltës e përshkroi dënimin si një hap të rëndësishëm përpara, për të dhënë drejtësi në një rast që përfaqëson një kapitull të errët në historinë e Maltës dhe përsëriti angazhimin e qeverisë për t'i dhënë drejtësi të plotë familjes së Caruana Galizia-s dhe popullit maltez.

Maja Vasiq-Nikoliq punoi në Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë nga viti 2006 deri në vitin 2021. Gjatë punës së saj në AGPS, Maja i koordinoi projektet e Asociacionit dhe përpjekjet e avokimit në lidhje me rritjen e sigurisë së gazetarëve dhe niveleve të lirive të mediave në Serbi dhe, përmes projekteve rajonale të Asociacionit, Ballkanin Perëndimor.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të