Podkastet janë kanali i ofrimit të përmbajtjes me rritjen më të shpejtë në vitet e fundit. Megjithatë, duket se ka një hendek në rritje midis industrisë së radios dhe podkasterëve. Me komercializimin e radios në rajonin e Ballkanit, në mënyrën ballkanike, që më së shumti do të thotë “formatim” (doja të shkruaj “formatim i çuditshëm” dhe nuk do të doja që dikush të ofendohej; formati sigurisht nuk do të thotë krijimi i listës së muzikës dhe njoftime të mërzitshme, jopersonale muzikore nga prezantues jokreativ – për formatimin e radiostacioneve do të flasim herë tjetër) shumë njerëz të radios detyrohen të gjejnë punë të tjera. Një numër i madh prej tyre u bënë podkasterë.
A duhet të jetë kështu? Dhe a do ta vrasin podkastet radion apo janë radio 2.0? Në këtë tekst do të përpiqem të shpjegoj pse megjithatë duhet të jemi në të njëjtën anë.
Bukuria e podkasteve

Një podkast si i tillë është një formë falas dhe në kuptimin më të ngushtë (një shprehje e krijuar nga POD - Personal On Demand dhe BroadCAST) është një skedar audio që mund të shkarkohet dhe dëgjohet sa herë që i përshtatet dëgjuesit. Sipas formës së tyre, ekzistojnë lloje vërtet të ndryshme:
- Podkast solo
- Intervistë/bisedë
- Panel/ tryezë e rrumbullakët
- Show (magazin, i kolazhit)
- Show me dy ose më shumë drejtues
- Live (nuk do ta quaja këtë një podcast, por sigurisht që do t'i kushtojmë vëmendje edhe kësaj)
Podkasti Solo është i përshtatshëm për prodhuesit e përmbajtjes, ndikuesit dhe edukatorët. Një shembull i kësaj është një komedian stand-up që promovon performancat e tij përmes një podcast. Po ashtu, ekzistojnë shkencëtarë të mëdhenj që bëjnë podkaste edukative - të cilat nuk janë leksione si ato në kolegj, por janë shkencërisht të pajisura dhe synojnë një audiencë më të gjerë.
Intervista është lloji më i përhapur i podkast-it në të gjithë botën. Në rajonin tonë, është larg nga më i shumti dhe ka kërcënuar paksa të tjerët - kushdo që dëshiron të fillojë një podcast mendon se një intervistë është njësoj si një podkast. Ndryshe nga podkastet solo, këtu i ftuari është figura qendrore. Intervista dhe biseda nuk janë e njëjta gjë. Në biseda, drejtuesi luan një rol po aq të rëndësishëm si i ftuari dhe shpesh është më interesant për t'u dëgjuar sesa intervista.
Paneli/tryeza e rrumbullakët është një podkast i mrekullueshëm për t'u dëgjuar dhe mund të rritet lehtësisht në përmbajtje fantastike. Është e komplikuar për t'u prodhuar.
Show është një format i podkast-it më shumëngjyrësh. Kërkon shumë kohë, njohuri dhe është e vështirë të përgatitet në mënyrë të pavarur.
Show me dy ose më shumë drejtues ndahet qëllimisht si kategori më vete, sepse përfaqëson pothuajse kurorën e prodhimit dhe përgatitjes. Është jashtëzakonisht kërkues në segmentin e prodhimit, dhe ndoshta edhe më kërkues në përgatitje.
Live - sipas kuptimit të podkast-it, live nuk mund të jetë një podcast. Secila nga kategoritë e përmendura mund të realizohet drejtpërdrejt. Por, kur versioni integral mbetet online, si një episod i podkast-it, i kthehemi përkufizimit, ndaj vendosa ta përmend edhe këtë. Pse live ka rëndësi? Nuk ka të drejtë për gabim. Ok, mund të ndodhë, por atëherë e prish pamjen e përgjithshme të episodit, ose duhet të rregullohet në redaktim. Ka atë interaktivitet në kohë reale.
Bukuria e radios

Radioja është një medie tradicional, siç e perceptojnë të gjithë. Megjithatë, une nuk mund të pajtohem me një pretendim të tillë. Një radio e mirë, moderne, sot është digjitale dhe e pozicionuar fort në përputhje me kohën dhe hapësirën në të cilën ndodhet, kështu që në Britaninë e Madhe ekziston Podcast FM, një radio që e bazoi programin e saj në podkaste.
Jo shumë kohë më parë, kur Interneti u bë i disponueshëm për një audiencë të gjerë, njerëzit e radios postuan regjistrime të emisioneve në angelfire, geocities, myspace dhe platforma të ngjashme të harruara prej kohësh, por nuk i quajtën ato podkast.
Radio gjithashtu ka shumë formate. Ekzistojnë AC (adult contemporary), muzikore, CHR (Pop Contemporary Hit Radio), folk (country, më i popullarizuar në Amerikë), e folur (lajme/talk/info), Rock, Oldies dhe shumë të tjera. Këto janë më të njohurat. Në rajonin tonë, dëgjueshmëria ende nuk është e përcaktuar, kështu që nuk kemi as radiostacione të profilizuara qartë, sepse shumica e njerëzve “pëlqejnë shumëllojshmërinë e muzikës”.
Ndryshe nga podkastet, radioja është e rregulluar qartë. E di, ka edhe radio shumë më të lirë, online, e cila përgjithësisht nuk i nënshtrohet skanerit të institucioneve kompetente. Këtu janë edhe podkaste - mjaft të lira, dhe ende të përcaktuara ligjërisht në mënyrë të pamjaftueshme.
Dallimi midis radios dhe podkasteve

Ndërsa radioja përpiqet të kapë sa më shumë dëgjues të jetë e mundur (lexoni gjithashtu 10 këshilla për radiostacionet lokale), podkastet në përgjithësi nuk e kanë këtë qëllim. Ekziston një grup i caktuar zhanresh që "drejton garën e radios për dëgjuesit", por shumica e podkasteve, për shkak të formës së tyre të lirë, hyjnë në detajet më të vogla, intervistat dhe bisedat bëhen "hard talk" dhe pikërisht këtë gjë dëgjuesit duan. Prandaj i janë përkushtuar një episodi.
Radioja, veçanërisht radioja komerciale, nuk ka kohë të mjaftueshme dhe nuk ka mjaft dëgjues që mund t’i kushtojnë vëmendje. Zakoni i dëgjimit është i ndryshëm - dua të dëgjoj kur dua dhe çfarë dua në atë moment. Kjo është e mundur me podkastet, por jo me programet e radios.
Jemi në të njëjtën anë

Shumë radiostacione filluan podkastet e tyre, shumë podkasterë përfunduan në radiostacione, sepse të gjithë e panë që jemi i njëjti ekip. Numri i njerëzve që konsumojnë përmbajtje audio është në rritje. Dhe ndërsa dëgjimi i radiove AM dhe FM po bie, numri i dëgjuesve të podkasteve po rriten, ashtu si numri i atyre që përdorin shërbimet e transmetimit për konsumim muzikor. Mesatarisht, siç kam shkruar tashmë, numri i dëgjuesve po rritet vazhdimisht vit pas viti, vetëm që ata dëgjues lëvizin nga një platformë audio në tjetrën. Rradioja është ajo që duhet të ndryshohet shumë për të mbijetuar.
Podkastet janë aty, ato janë miqësore ndaj industrisë së radios, janë të gjithë në të njëjtën anë së bashku. Biznesi mediatik po ndryshohet nga dita në ditë - radioja është përballur me një problem të madh se si të tërheqë një popullatë të re dëgjuese në mes të shërbimeve të transmetimit, podkasteve dhe përmbajtjeve në internet. Podkasterët kanë problem të madh për t'u zbuluar, ata shpesh nuk dinë të promovojnë veten e tyre, dhe kështu edhe të fitojnë para (Ivani Miniq ju udhëzon nëpër pyetjet më të rëndësishme që duhet t'u përgjigjeni përpara se të filloni me podkast). Dhe kur e vendosim vijën - podkastet kanë nevojë për një radio, kurse radioja ka nevojë për një podkast.
Në vend të përfundimit:

Dëgjuesit janë duke pritur që ju t'i angazhoni ata, pavarësisht nëse jeni një person radioje ose një podkaster. Ata duan përmbajtje të mirë dhe cilësore.
- Filloni të mendoni se si mund të jeni më të mirë, analizoni përmbajtjen tuaj, por gjithashtu njihuni me konkurrencën tuaj.
- Konkurrenca duhet të jetë e shëndetshme. Kjo do të thotë që ju nuk pengoni njëri-tjetrin, por që ne të gjithë punojmë së bashku për ta bërë tortën e marketingut për radion dhe podkastet gjithnjë e më të mëdha.
- Krijoni një strategji me ndihmën e së cilës do të fitoni.
Kujdesuni për përmbajtjen, kur dhe si e publikoni atë. Investoni në përmbajtjen, sepse përmbajtja kushton. Promovoni atë.