Shqipëri, Amfora.al: ‘Kultura në 1 minutë’

Lexim  minutësh

amfora

Amfora.al, është një media online, e cila filloi të prodhojë një seri videosh të shkurtra të titulluar “Kultura në 1 minutë” për historinë e lashtë të Durrësit dhe trashëgiminë kulturore. Qasja e tyre unike kombinon video të shkurtra dhe vizualisht tërheqëse për historinë dhe arkeologjinë me qëllim edukimin, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore midis qytetarëve dhe turistëve të huaj.

Tre, nga njëzet episode të planifikuara, janë publikuar deri në fund të gushtit.

“Reagimet e publikut janë shumë pozitive. Videot qe shfaqen zakonisht rreth kulturës janë të gjata dhe të detajuara. Ne kemi zgjedhur të sjellim një format të shkurtër në të cilin prezantojmë vlerat historike të rajonit të Durrësit,” 

thot Geri Emiri, kryeredaktor i Amfora.al.

Përveç videove, Amfora.al filloi të prodhojë podkastet e titulluara "Zëri i Kulturës", në të cilat ekspertë të ndryshëm flasin për tema socio-kulturore. Deri më tani, katër podkaste, nga 15, janë transmetuar. Siç thekson Emiri, "video seritë kanë një qasje informuese dhe promovuese" ndërsa podkastet "duhet të inkurajojnë diskutimin publik" mbi tema të ndryshme socio-kulturore.

Qasja e tyre unike dhe moderne në tregimin e historive, e kombinuar me tema të pazakonta dhe të ngrohta, është njohur nga disa transmetues kombëtarë. Të intriguar nga serialet ata kanë ftuar ekipin e Amfora.al të jenë mysafirëemisionet e tyre.

Amfora.al, e themeluar në vitin 2017, është një media e menaxhuar nga të rinjtë e fokusuar në trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë. Përmes projektit ‘Media for All’ dhe mbështetjes së mentorëve të Thomson Foundation për rritjen e kapaciteteve, media ka rritur ndjeshëm kapacitetin e saj teknik dhe burimet njerëzore.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Tema:

Artikujt më të fundit:

Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të
Si tregimet rreth aktivizmit dhe të drejtave të njeriut arritën në portalet më të lexuara në BH?
Shumica e punonjësve në sektorin jofitimprurës shpesh përballen me një frustrim të ngjashëm - pse temat të cilat trajtojnë dhe