[Personalisht] Si e ndërtoi Media Daily komunitetin e tij mediatik

Lexim  minutësh

Të gjithë ne që punojmë në media kemi mësuar mirë se e vetmja gjë që është e sigurtë në jetën tonë të biznesit është se – nuk ka siguri. Çdo ditë duhet të dëgjojmë komunitetin tonë mediatik, të ndryshojmë dhe t’i përshtatemi tregut. Vëreni se me qëllim po shkruaj komunitet, e jo audienca, sepse ai proces nuk është i njëkahshëm për një kohë të gjatë.

E pranoj, edhe vetë gabova pjesërisht kur fillova me Media Daily - portal i specializuar për media. Ideja ishte e mirë, njohuritë, ekipi dhe përvoja e padyshimtë, ndërsa dëshira dhe këmbëngulja në një nivel të jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, u zhgënjeva pak me rezultatet financiare në fillim të projektit tim të ri. Ka disa shkaqe për këtë, kështu që kalova disa muaj duke filluar të rimendoja determinuesit me të cilët fillova këtë veprimtari afariste.

Nga këndvështrimi i sotëm, asnjëherë nuk do ta bëja më këtë

Për shkak se portali im është me parapagesë, e dija se do të ishte pjesa më e vështirë dhe më senzitive e veprimit tim sipërmarrës. Të gjitha analizat që kam hasur gjatë fazës së përgatitjes së projektit thonë se një pjesë jashtëzakonisht e vogël e lexuesve është e gatshme të paguajë për lajme në internet, kështu që për sigurinë personale dhe kontrollin e dyfishtë, vendosa të bëj analizën time para investimit.

Çuditërisht, kërkimi im, i zbatuar mbi 500 njerëz nga mediat, më dha rezultate të ndryshme, dukshëm më të mira. Këtu kam bërë gabimin e parë sepse kam injoruar faktin që njerëzit premtojnë shumë lehtë ndërsa shumë vështirë përmbushin premtimin, kështu që hyra në investime të i relaksuar dhe të fuqishëm, duke menduar se do të bëhem i qëndrueshëm brenda afatit 6 mujor. Doja të bëja bum, por harrova se pas një bumi pothuajse gjithmonë vjen një tras.

Nga këndvështrimi i sotëm, nuk do ta bëja kurrë më atë.

Më mirë është të fillohet me më shumë kujdes dhe me pritje më të ulëta, në mënyrë që të shpërndani paratë e destinuara për investim në mënyrë optimale.

Gabimi im i dytë ishte që kryesisht e imagjinova portalin në një farë mënyre: Ne ju japim lajme, ju na jepni para për atë shërbim. Në fillim nuk i kushtova vëmendje të plotë interaksionit me lexuesit tanë. Në atë kohë më dukej se vlera e informacionit që shpallim është e mjaftueshme dikush të bëhet parapaguesi ynë. Megjithatë, nuk mjaftonte dhe shumë shpejt më duhej të gjeja një mënyrë për të ndryshuar trendin negativ në fillim të portalit.

Hapi 1: Ndërtimi i lidhjes me komunitetin

Në fillim të punës, i ofruam të gjithë parapaguesve mundësinë për të lexuar portalin për 15 ditë falas dhe në këtë mënyrë krijuam një bazë të të dhënave për njerëzit që veçse kishin dëgjuar për ne dhe të cilëve nuk duhej t'i prezantoheshim se kush jemi, çfarë jemi dhe çfarë ofrojmë.

Vazhduam të komunikojmë përmes postës elektronike me njerëzit të cilët shfrytëzuan periudhën pa pagesë ndërsa më pas nuk u bënë parapagues të portalit. Në të, përmbajtja kryesore ishte pyetja se çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen në lidhje me portalin, e jo pse nuk u bënë parapaguesit tanë. Si shpërblim për kohën e tyre të kaluar, u dhamë edhe 30 ditë të përdorimit falas të portalit.

E përsërisim këtë procedurë një herë në vit, natyrisht çdo herë me disa pyetje tjera. Sondazhi na ndihmoi të njiheshim më mirë me lexuesit tanë dhe të ndryshonim mënyrën tonë të punës bazuar në përgjigjet. Sigurisht, në këtë mënyrë kemi fituar edhe një numër të parapaguesve të ri.

Nuk u ndalëm këtu, por kjo na ndihmoi dhe na inkurajoi të fillojmë të ndërtojmë komunitetin tonë mediatik.

Hapi 2: Të përfshihet komunitetin në projekt

Me qëllim për të përfshirë njerëzit sa më shumë në projektin tonë, gjithashtu bëmë edhe zgjedhjen e portalit më të mirë rajonal të lajmeve. Në zgjedhjen morrën pjesë 30 portale nga 6 vende ndërsa zgjati një muaj. Fituesi u zgjodh nga shuma e pikëve të jurisë dhe vota e lexuesve, mes të cilave, sigurisht, janë edhe të punësuarit e këtyre shtëpive mediatike, të cilat janë grupi ynë primar i synuar.

Portalet njoftuan në ueb-faqen e tyre të internetit se janë nominuar në përzgjedhje dhe kështu na ndihmuan për të promovuar tërë projektin. Nga ana tjetër, arritëm të angazhojmë punonjës të mediave për të përkrahur shtëpitë e tyre mediatike me votën e tyre dhe me këtë të zgjerojmë më tej komunitetin tonë mediatik.

Gjatë zgjedhjes për portalin më të mirë rajonal të lajmeve, kemi pasur një rritje të numrit të përdoruesve dhe interaksioneve me më shumë se 1000%!

Për t'i shtuar vlerë portalit tonë, dhe në përputhje me nevojat e komunitetit tonë, jemi jashtëzakonisht aktiv në të gjitha mediat sociale ku flasim me lexuesit për ngjarjet aktuale të mediave dhe temat për të cilat të tjerët nuk shkruajnë.

Hapi 3: Të krijohet vlerë e shtuar

Lansuam edhe bibliotekën tonë mediatike në të cilën, në përputhje me fidbekun nga komuniteti ynë mediatik, botuam një libër 25 vite të mediave elektronike private në Kroaci, i cili nuk ishte në treg, ndërsa është plot me fakte historike në lidhje me zhvillimin e mediave. Para botimit të librit, në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Shtëpinë e Shtypit në Zagreb, i mblodhëm njerëzit kryesorë për të cilët kemi shkruar në libër. Libri gjithashtu mori një rekomandim nga komuniteti shkencor si një lexim i dobishëm për studentët e gazetarisë.

Momentalisht punojmë në dy libra tjerë, dhe kësaj here ato janë botime rajonale. Janë librat Sporti dhe Televizioni, dhe Zhvillimi i Shërbimeve të Transmetimit Publik nga viti 1990 deri më sot. Duke dashur të lidhim vizitorët e portalit me ne sa më shumë që të jetë e mundur, ua dhurojmë këto libra parapaguesve tanë dhe për të gjithë të tjerët ata do të jenë në dispozicion për shitje në Media Shop, online shitoren që sapo kemi lansuar.

Hapi 4: Të mirëmbani komuniteti në mënyra plotësuese

Kemi në plan të organizojmë më tej tubime të përkatëse mediatike për komunitetin tonë mediatik, por pandemia me Covid-19 e ka shtyrë këtë aktivitet tani për tani. Prandaj, ne organizojmë panel-diskutime online të sigurta nga aspekti epidemiologjik të cilat i transmetojmë drejtpërdrejt në mediat sociale, ndërsa pastaj i postojmë në kanalin tonë në YouTube. Kuptohet, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, çdokush mund t'u parashtrojë pyetje panelistëve tanë dhe kështu të krijojë dhe drejtojë në mënyrë aktive temën fillestare të panelit.

Hapi 5: Të ofrohet diçka e re për komunitetin

Angazhimi i ekspertëve të njohur dhe të pranuar të mediave në rubrikën "Komentuesi Mysafir" gjithashtu ishte një goditje e plotë, pasi me këtë fituam kredibilitet plotësues. Është interesante që deri tani askush nuk na refuzoi kur e kontaktuam për të shkruar një vështrim për portalin tonë në lidhje me ndonjë situatë të caktuar në media, për të cilën vlerësuam se bashkëbiseduesi e njëh më së miri.

Me të gjithë këtë të cekur më lartë, rezultatet tona financiare janë përmirësuar konsiderueshëm pas zhgënjimeve të fillimit. Siç mund të shihet, trendi negativ u kthye në pozitiv pasi filluam ta kthenim lexuesin tonë në një komunitet mediatik me një vlerë specifike të shtuar. Nga këndvështrimi aktual, unë e di që të gjithë ne në media duhet ta bëjmë atë, çdo ditë.

Zoran Kovaçiq është një ekspert transmetimi, televizioni, radio dhe mediat dixhitale. Ai është nismëtar dhe themelues i portalit të parë online që specializohet në industrinë e medias dhe telekomit në Europën Juglindore. Përveç kësaj, ai zotëron ekspertizë si konsulent për menaxhimin e medias, trajnim dhe mentorim, zhvillimin dhe zbatimin e modeleve të biznesit dixhital për media. Ka botuar disa libra të specializuar në historinë e mediave. Ai nuk e konsideron veten si gazetar, por si dikush që i pëlqen të shkruajë, të krijojë dhe të nis gjëra. Në vitin 2018, ai lançoi MediaDaily.biz, një portal rajonal me një model unik biznesi – abonim në hardwall – të cilin ai e zhvilloi në një burim të besueshëm informacioni për mediat profesionale dhe komunitetin e gazetarëve në BP. Deri më tani ai ka punuar dhe ofruar konsulencë për një sërë aktorësh të medias në rajon, duke përfshirë mediat e shërbimit publik, dhe portalet në fazat e hershme të zhvillimit të tyre.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të