Menaxhimi dhe organizimi editorial në mjedisin digjital

Newsroom management

Kursi ka për qëllim që profesionistët e medias të njihen me proceset dhe mënyrat e strukturimit dhe drejtimit të redaksive – qofshin të vogla apo të mëdha. Që nga vetë njohja me nocionin e konvergjencës në media, tendencat e reja në industrinë e medias, aplikimi i teknologjisë dixhitale në krijimin e përmbajtjes dhe krejt deri te kapitulli i zhvillimit të aftësive.

Nëpërmjet këtij kursi interaktiv, ju udhëhiqeni nga ekspertë të medias, të cilët do t'ju ndihmojnë të zgjidhni modelin e organizimit që mund të aplikoni në mjedisin lokal. Kursi përbëhet nga 5 njësi.

Në pjesën e parë do t'ju njohim me konceptet themelore dhe tendencat e reja në botën e medias. Gjithashtu do t'ju njohim edhe me nocionin e konvergjencëve mediatike dhe cilat janë shkallët e konvergjencës që mund të aplikoni në varësi të mediumit dhe platformave në të cilat publikoni përmbajtje. Në këtë mënyrë do të zbuloni se çfarë është parimi "digital first" në një redaksi të organizuar në mënyrë moderne.

Në kapitullin e dytë, do t'ju njohim me botën e redaksisë së integruar dhe jua japim mundësinë të vizatoni një model të ri të redaksisë suaj të integruar dhe të përshtatni proceset tuaja të punës në përputhje me të.

Në kapitullin e tretë, flasim për kulturën editoriale dhe për shembuj të komunikimit të mirë brenda redaksisë.

Në të katërtin, njihemi me raportimin multimedial, forma të reja novatore në gazetari dhe sigurisht, në kapitullin e fundit flasim për menaxhimin e një redaksie të tillë dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm pune.

Dr. TENA PERISHIN, profesore në Departamentin e Gazetarisë dhe Prodhimit Multimedia në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Zagrebit. Gazetare për një kohë të gjatë në Radio Televizionin Kroat. U specializua në universitetet amerikane (Universiteti Harvard, Universiteti i Sirakuzës) dhe në CNN. Ka shërbyer si redaktore në Radio Evropa e Lirë, duke punuar si profesioniste e pavarur për CNN dhe media të tjera. Ka drejtuar disa projekte zhvillimi duke përfshirë projektin e dixhitalizimit të programit të lajmeve HRT dhe fillimin e kanalit të lajmeve HRT4. Ka themeluar dhe drejton Televizionin Studentor dhe Laboratorin e parë të Kërkimit të Gazetarisë në rajon. Ajo ka fituar disa çmime për punën e saj gazetareske dhe çmimin shtetëror për popullarizimin e shkencës. Ajo është autore e teksteve të shumta profesionale dhe shkencore, si dhe e librit “Lajmet Televizive”.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të