Engagement editor – një profesion i ri në industrinë e medias

Lexim  minutësh

Engagement-editor-novo-zanimanje-medijske-industrije

Dy dekada më parë mediat nuk kishin shumë mënyra për të zbuluar se çfarë mendonte audienca në të vërtetë për përmbajtjen që ato prodhonin. Reagimi i vetëm merrej përmes letrave të shkruara/postës elektronike në redaksi, bisedat në rrugë në rastin e komuniteteve më të vogla, ndaj performanca e medias matej nga numri i reklamuesve dhe numri i kopjeve të shitura.

Si çdo rast i mëparshëm, revolucioni dixhital ka sjellë ndryshime të paimagjinueshme në jetën tonë të përditshme, si dhe në zakonet dhe mënyrën e konsumimit të përmbajtjes mediatike. Nga pritja për informacion dhe të qënit të varur nga gazetarët dhe redaktorët për histori dhe lajme, sot ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të publikojë një histori (ose të bëhet një histori).

Për shumë media, demokratizimi i informacionit ka ardhur si një thyerje befasuese negative – ato nuk mund të mbështeten më në audiencën besnike vetëm duke shtypur gazeta dhe duke printuar përmbajtje.

Ndryshe nga kompleksiteti i përkthimit të të gjithë sistemit analog në të cilin redaksitë funksiononin në atë dixhital, përshtatja e individëve (komuniteteve) ishte pakrahasimisht më e shpejtë. Audiencat kanë përqafuar mjete që u japin atyre mundësinë të zgjedhin se kur dhe ku do të kenë akses në përmbajtje mediatike, me lehtësi më të madhe sesa media që e prodhon atë përmbajtje. Mediat sot, dhe veçanërisht ato më të voglat, lokalet, kanë përshtypjen se për herë të parë atyre u duhet të konkurrojnë me ata tek të cilët janë mbështetur pa rezerva deri më tani - me komunitetin e tyre.

Megjithatë, ka një anë tjetër të medaljes. Si kurrë më parë, përparimet në teknologji dhe mjetet dixhitale na japin mundësinë të mësojmë gjithçka që kemi nevojë për audiencën tonë, të jemi më afër dhe më të rëndësishëm për ta dhe ta bëjmë përmbajtjen që ne prodhojmë të përshtatet me nevojat e tyre.

Rruga e atyre që duhej të përshtateshin ishte e vështirë dhe për disa media jo aq të vogla edhe e pamundur. Sidoqoftë, nuk ka kthim prapa, dhe loja luhet në dy opsione jo aq të thjeshta – të përshtatesh ose të heqësh dorë.

Komuniteti si partner në krijimin e përmbajtjes

Komuniteti si partner në krijimin e përmbajtjes

Duke klikuar, "scroll", dhe veçanërisht "duke pëlqyer", duke komentuar dhe shpërndarë përmbajtje në internet, njerëzit filluan të lënë gjurmët e tyre dixhitale - një sasi e paçmuar e të dhënave të matshme që bëhet burimi kryesor i informacionit për korporatat, reklamuesit e mëdhenj, organizatat dhe shtëpit e mëdha mediatike. (Nëse jeni të interesuar, mësoni më shumë në kursin falas Përdorimi Strategjik i të Dhënave - Nga Bazat tek Vendimmarrja e Bazuar në Të Dhënat).

Sidoqoftë, edhe në redaksitë ekskluzivisht dixhitale, rrjetëzimi dhe lidhja e gazetarëve dhe komunitetit të tyre nuk kuptohet mirë dhe nuk është konstante, ndërsa në mediat më tradicionale që përqendrohen në ndërtimin e marrëdhënieve me komunitetin nuk është bërë ende një temë qendrore (Assmann, Diakopoulos, 2017).

Në këtë hapësirë të ndërmjetme, në të vërtetë po shfaqet pozicioni i ri i (audience) engagement editor, që synon forcimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me komunitetin, duke dëgjuar nevojat e tyre, të gjitha me qëllim të një raportimi më të mirë. Në mungesë të një përkthimi të duhur (redaktori/ja e angazhimit të komunitetit, redaktori/ja e përfshirjes së komunitetit-këto nuk e përshkruajnë në mënyrë jo të saktë pozicionin), ne do të përdorim titullin origjinal në vijim.

Çfarë bën saktësisht një engagement editor?

Çfarë bën saktësisht një engagement editor?

Me pak fjalë, engagement editor është lidhja qendrore midis audiencës dhe redaksisë - një person që lejon komunitetin të përfshihet në raportimin e lajmeve dhe në diskutimin e temave të mbuluara nga media. Detyra e tij/saj është të drejtojë redaksinë në procesin e përfshirjes, dëgjimit dhe monitorimit të dëshirave dhe nevojave të audiencës, por gjithashtu të ndikojë në politikën editoriale të mediave në bazë të këtyre insight-eve dhe të kontribuojë për një raportim më të mirë dhe më të rëndësishëm.

Është e rëndësishme të theksohet se engagement editor nuk merr vendime (vetëm) bazuar në instinkt dhe supozime. Falë analizave që janë tani në dispozicion si në faqet e medias ashtu edhe në kanalet e tyre të jashtme të komunikimit, personi i ngarkuar për ndërtimin e marrëdhënieve me komunitetin përdor të dhëna të sakta dhe konkrete.

Mediat e sotme kanë mundësinë të marrin të dhëna në kohë reale që u tregojnë atyre se kush është komuniteti i tyre dhe si ata konsumojnë përmbajtje - nga demografia, shikimet e faqeve, shkalla e konvertimit, koha e kaluar në sit dhe shumë informacione të tjera të dobishme që mund të merrni (përveç Google Analytics dhe Social Analytics) dhe përmes përdorimit të softuerit special, i përshtatur posaçërisht për nevojat e redaksive - disa shembuj janë Heap Analytics, Omniture, Chartbeat, Clicky, por edhe mjete falas, open source si Open Web Analytics dhe Piwik. Duke përdorur informacionin që na lejon teknologjia, lidhja që krijon media me audiencën bëhet më e fortë, qasja më personale dhe mbështetja që merret në këmbim është e shumëfishtë.

Prandaj, ekzistojnë tre fusha kryesore në të cilat një engagement editor duhet të ketë njohuri të jashtëzakonshme:

  • Njohja e rrjeteve sociale,
  • Analiza e të dhënave,
  • Strategjia dhe politika editoriale.

Në varësi të burimeve dhe nevojave, ky pozicion mund të kryhet nga një person, me kohë të plotë, ose përgjegjësitë mund të ndahen midis disa anëtarëve të bordit editorial. Gjithashtu, një nga zgjidhjet mund të jetë caktimi i përgjegjësive të reja për një person në ekip - më shpesh ndodh të jetë një person që merret me rrjete sociale.

Cilido qoftë vendimi dhe kushdo që ka mbajtur pozicionin, është e rëndësishme të theksohet se marrëdhënia me komunitetin duhet të jetë një nga fokuset kryesore të të gjithëve në redaksinë e lajmeve.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet këtu se analitika nuk është gjithçka. Algoritmet në të cilat punojnë rrjetet sociale dhe Google mund të jenë mashtruese, ose të paktën jo gjithëpërfshirëse, prandaj duhet të merren me rezerva. Analitika zakonisht nxjerr gjithmonë në pah përmbajtjen më të popullarizuar, por ato nuk janë gjithmonë të rëndësishme për median dhe as nuk pasqyrojnë pamjen reale të situatës. Kjo do të thotë që të udhëhequr vetëm nga analitika, ne rrezikojmë të injorojmë plotësisht temat përkatëse që janë në interes të publikut apo edhe grupe të tëra qytetarësh që analitika nuk do të marrë kurrë parasysh, siç janë grupet e margjinalizuara.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që roli i engagemenet editor të kryhet nga dikush që e kupton komunitetin jashtë kornizës dixhitale në internet.

Marrëdhënia me komunitetin nuk është një trend i përkohëshëm

Marrëdhënia me komunitetin nuk është një trend i përkohëshëm

Në vitet e fundit, është folur gjithnjë e më shumë për rëndësinë e komunitetit, jo vetëm në kontekstin e industrisë së medias, por edhe të organizatave jofitimprurëse dhe madje edhe të kompanive. Në rastin e mediave, çështja është e qartë - arsyeja kryesore pse media ekziston (ose të paktën duhet të jetë) është të përmbushë nevojën e grupit të tyre të synuar për informacion objektiv, të rëndësishëm dhe në kohë reale. Sidoqoftë, në realitet, ky qëllim është i vështirë për tu arritur kur është gjithnjë e më e vështirë të arrihet ndonjë burim financimi, veçanërisht në rastin e mediave lokale. Nuk ka zgjidhje të thjeshtë dhe universale për qëndrueshmërinë financiare, të paktën tani për tani. Mediat lokale, të vogla janë të detyruara të mbijetojnë dhe të gjejnë burime financimi qoftë në buxhetet publike, reklamuesit, grantet ndërkombëtare, ose modele alternative të biznesit, zakonisht duke u mbështetur në një kombinim të dy ose tre burimeve të paraqitura. Por, ku qëndron komuniteti dhe pse i kushtojmë kaq shumë vëmendje kur nuk ka përfitim monetar?

Së pari, mediat janë zëri i komunitetit lokal dhe punojnë për to. Sa më afër dhe më të rëndësishëm të jeni për ta, aq më i nevojshëm do të jeni. Nëse marrim parasysh të gjitha burimet e mësipërme të financimit, ato nuk janë konstante, presionet e rregullta dhe politike nuk janë të panjohura në asnjë mjedis mediatik, veçanërisht në Ballkani, komuniteti imponon konstantën e vetme të nevojshme.

Kur keni mbështetjen dhe besimin e komunitetit dhe e ndërtoni atë besim mbi transparencën, cilësinë dhe raportimin pa kompromis, keni partnerë tek të cilët mund të mbështeteni gjithmonë.

Disa prej mediave nga Ballkani Perëndimor kanë filluar t'i kushtojnë vëmendje të veçantë komunitetit të tyre kohë më parë, dhe falë këtij vendimi, ata janë bërë më të pavarur, të njohur dhe më të rëndësishëm se kurrë më parë.

Kush ka kohë të merret me këtë punë?

Kush ka kohë të merret me këtë punë?

Kjo është një pyetje që shumica e mediave, do ta bëjnë dhe shpesh me të drejtë. Sidomos në rastin e mediave të vogla, lokale, prezantimi i këtij pozicioni mund të duket si një luks. Sidoqoftë, është fakt se kjo tendencë nuk është e përkohshme dhe se mediat që e kuptojnë këtë më shpejt do të përfitojnë për shkak të vendimit të tyre.

Një shembull i shkëlqyeshëm i përfshirjes së komunitetit në punë është portali hulumtues KRIK. Shembulli i tyre tregon përfitimet e shumta të konsideratës së komunitetit - falë një përkufizimi të qartë të grupeve të synuara (edhe pse ju jeni një medium, ju kurrë nuk i drejtoheni publikut të gjerë), analiza që sugjerojnë se në çfarë të përqendrohen, cilat histori janë më të lexueshme, cilat i interesojnë më shumë lexuesit, komunikimi i rregullt (offline dhe online) me komunitetin, KRIK është në gjendje të prodhojë rregullisht përmbajtje që audienca e tyre do të presë edhe për disa muaj, dhe si rezultat shpërblen me donacionet e rregullta, të cilat sot përbëjnë 25% të buxhetit vjetor.

Mbështetje, por jo humbje kontrolli mbi përmbajtjen

Mbështetje, por jo humbje kontrolli mbi përmbajtjen

Një nga argumentet më të shpeshta ka të bëjë me ndikimin në politikën editoriale të mediave dhe humbjen e autonomisë mbi përmbajtjen që prodhohet. Gjithashtu, një nga frikat e çdo media mund të ketë është humbja e integritetit dhe cilësisë së raportimit. Roli i engagement editor dhe të gjithë ekipit nuk është të heqë dorë nga temat që ai i konsideron të rëndësishme dhe politikat e tij editoriale, por në të njëjtën kohë të mos neglizhojë vlerën dhe rëndësinë e reagimeve që (një pjesë e) komunitetit të tyre do të ndajë me ta. Ky ekuilibër, pavarësisht se si mund të duket, nuk është i pamundur, por është një proces që përfshin testime, gabime, mësime prej tyre dhe rregullime.

Më në fund, koha që investoni për të ndërtuar dhe punuar me komunitetin nuk është kohë e humbur. Mos u dekurajoni nga koha që ju duhet për të marrë rezultate konkrete - KRIK ka punuar për 25% e saj për gjashtë vite, por kjo përqindje është shumë më e vlefshme sot sesa paratë e çdo donatori, reklamuesi ose burimi tjetër dhe nëse i qëndroni besnikë qëllimit, vlerave dhe cilësisë tuaj, do të keni njerëz përreth jush që do të jeni në gjendje t’iu mbështesin.

Sanja Llaziq është eksperte e ndërtimit të komunitetit, crowdfunding dhe ndërtimit të kapaciteteve, e specializuar në punën me OSHC dhe media të drejtuara nga misioni. Ajo ishte pjesë e ekipit Catalyst Balkans dhe është përgjegjëse për platformën platformën rajonale crowdfunding Donacije.rs. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka krijuar dhe zbatuar fushata të shumta për mbledhjen e fondeve me media si TV Forum Prijepolje (fushata e parë lokale crowdfunding), Autonomija nga Novi Sad, KRIK dhe CINS – portale investigative nga Serbia, Iz glave – shfaqje e njohur podcast nga Kragujevac (model i bazuar në donacione), Pescanik (model i bazuar në anëtarësim).

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të