Si krijoi COVID-19 mundësi të reja për zhvillimin e mediave vendore

Lexim  minutësh

How COVID-19 created new opportunities for local media development

Pandemia COVID-19 ka ndërprerë të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë këtu edhe organet e mediave në të gjithë botën. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, për sektorin e medias, koronavirusi krioijon si mundësi ashtu edhe sfida. Komunikimi është një element mjaft i rëndësishëm në kohë krizash siç janë pandemitë. Një studim i kohëve të fundit mbi rolin e mediave në menaxhimin e krizave në Shqipëri tregon rolin vendimtar të mediave si një ofrues jashtëzakonisht i rëndësishëm i informacionit përmes fushatave të ndërgjegjësimit dhe hapësirës së mjaftueshme që iu vu në dispozicion ekspertëve, mjekëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik. I njëjti studim argumenton se media u përball me sfida serioze gjatë krizës COVID-19 në lidhje me lirinë dhe sigurinë, siç janë rreziqet ndaj shëndetit dhe sigurisë që u dalin gazetarëve dhe stafit të mediave kur raportojnë nga terreni. Në aspektin pozitiv, media shfrytëzoi teknologjinë e përparuar dhe arriti të kombinojë raportimin profesional me përmbajtjen e krijuar nga qytetarët.

Kështu, cilat ishin mundësitë që krijoi COVID-19 për zhvillimin e mediave vendore?

Së pari, mbyllja totale dhe distancimi fizik çuan në rritje të stërmadhe të konsumit të mediave nga shtëpia dhe qytetarët iu drejtuan mediave për informacion të besueshëm dhe në kohën e duhur në lidhje me pandeminë dhe mënyrat e reagimit ndaj një krize të tillë. Nga audiencat u kërkuan edhe informacione në lidhje me komunitetet dhe zhvillimet vendore, duke i dhënë kështu mediave lokale mundësinë për të ofruar informacionin e nevojshëm. Gjithsesi, për shkak të masave kundër COVID-19 dhe mbylljeve totale në vend, shumë mediave iu desh të anulonin programimin dhe të bëheshin dëshmitarë të një rënie të të ardhurave të tyre për shkak të mungesës së reklamave ose aktiviteteve të tjera të biznesit që do të kërkonin mbulim nga media.

However-digitalisation-offered-another-opportunity

Gjithsesi, dixhitalizimi ofroi një mundësi tjetër për mediat vendore me dixhitalizimin e përmbajtjes, ngritjen në një tjetër nivel të mediave sociale dhe rritjen e përdorimit të celularit dhe internetit për të prodhuar përmbajtje ku kombinohen praktikat profesionale të medias dhe përmbajtja e krijuar nga qytetarët.

Gjithsesi, bota dixhitale nuk është eksploruar plotësisht nga mediat vendore, të cilat kanë nevojë për mbështetje për të përfituar nga mjetet dixhitale me qëllim për t’u angazhuar me audiencën dhe komunitetet dhe për të gjetur burime alternative të fitimit të të ardhurave. Për mediat vendase është edhe më sfiduese puna për të balancuar lajmet vendore me nevojën për t’u zgjeruar edhe më shumë në botën dixhitale.

Në një realitet të diktuar nga COVID-19 media duhet jo thjesht të informojë, por edhe të edukojë dhe argëtojë një larmi audiencash dhe duhet të vazhdojë të ruajë lidhjen me këto audienca në forma të ndryshme që nuk janë të shkruara në gur dhe që ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin edhe të mjedisit rrethues. Në një hulumtim të ri nga Forumi Ekonomik Botëror hidhet dritë mbi modelet e reja të të bërit biznes dhe mbi strategjitë e mediave për të angazhuar publikun. Sigurisht, për Shqipërinë disa nga këto realitete mund të duken të paarritshme, por shumë nga tendencat botërore të mediave herët a vonë do t’i shohim edhe në vendin tonë.

Për shembull, në një mjedis ku janë të pranishme edhe lajmet e rreme dhe disinformimi, përmbajtja me cilësi të mirë është më e vlefshme se kurrë. Studimet tregojnë se Shqipëria ofron terren pjellor për teoritë konspirative dhe për lajmet e rreme në lidhje me pandeminë e koronavirusit, shpesh duke eklipsuar edhe mediat kryesore. Si e tillë, mediat lokale me përmbajtje cilësore që janë me rëndësi dhe kanë lidhje me komunitetet e tyre vendore mund të bëjnë ndryshimin dhe mund t’i angazhojnë këto komunitetet në mënyra që nuk janë provuar kurrë më parë. Në dritën e realiteteve të COVID-19, argëtimi sipas kërkesës është rritur ku gjigantët e teknologjisë dhe ofruesit e rinj mediatikë ngushtojnë kanalet e pagesave dhe përbëjnë një tjetër problem për mediat vendase. Gjithsesi, me rritje të dëshirës për të siguruar ardhura nga produktet dixhitale, ekziston një mundësi për t’u lidhur drejtpërdrejt me audiencën. Një mundësi tjetër është që të ardhurat të mund të mbështeten te reklamat, por mund të orientohen edhe drejt konsumatorëve duke u bazuar në rritjen e audiencës. Duke qenë se modeli i abonimit nuk është ende i përhapur në Shqipëri, ka vend për të eksperimentuar në këtë drejtim.

Në vjeshtën e vitit 2020, OECD argumentoi se dixhitalizimi masiv i shoqëruar me teknologjitë në zhvillim, siç janë realitetet virtuale, mund të krijojë forma të reja të përvojës kulturore, përhapje dhe modele të reja biznesi me potencial tregu. Këto janë mundësi “të arta” që mediat të përfitojnë për të qenë gjithmonë të rëndësishme dhe për të siguruar qëndrueshmëri. Për më tepër, OECD argumenton se ndërthurjet mes kulturës, përfshirë mediat dhe sektorët e arsimit ose shëndetësisë, mund të nxisin risi në të ardhmen. Këto mundësi të reja nuk dalin dhe vijnë vetë, ndaj mediat kanë nevojë për mbështetje dhe zhvillim kapacitetesh për të përfituar prej tyre.

Një fushë tjetër e rëndësishme është ajo e bashkëpunimit me komunitetet e margjinalizuara dhe të cenueshme. Mediat lokale mund të ndërmarrin dhe kanë ndërmarrë veprime jo thjesht në ofrimin e informacionit të besueshëm, por edhe në ofrimin e hapësirës së bollshme për komunitetet e margjinalizuara dhe të cenueshme dhe mbështetjen e këtyre komuniteteve në përballimin e ndikimit të COVID-19. Për shembull, fushatat e ndërgjegjësimit dhe mobilizimi për mbështetje për këto komunitete.

The-pandemic-also-showed-that-only-those-media-outlets

Pandemia tregoi, nga ana tjetër, se vetëm ato media që janë në gjendje të përshtaten, të ndryshojnë dhe të provojnë risitë janë ato me të ardhme. Shkathtësia dhe fleksibiliteti janë tiparet kryesore të organizatave mediatike.

Për shembull, një ndryshim i qartë në praktikën gazetareske ka qenë miratimi i detyruar i praktikave të punës në distancë, duke përdorur forma bashkëpunimi në internet si Zoom, Skype ose WhatsApp. Me shumë mundësi praktikat e ndërthurura të punës do të vazhdojnë edhe për ca kohë. Kjo mund të kursejë kosto, por nga ana tjetër krijon hendeqe për sa i përket prodhimit të përmbajtjes, duke bërë që gazetarët të mund të kenë nevojë për trajnime për të zhvilluar mënyra të reja të prodhimit të përmbajtjes me anë të teknologjisë dhe duke iu përshtatur punës në distancë. Po ashtu, ka mundësi të mira për më shumë kreativitet kur stafi i mediave punon jashtë zyrës dhe në komunitete.

Siç theksohet edhe nga Instituti Reuters, një sfidë kryesore për vitin e ardhshëm do të jetë mënyra se si të kalohet nga modaliteti i krizës drejt një modeli të qëndrueshëm hibrid në person/në distancë. Po ashtu, në realitetin periudhës së pas COVID-19 media duhet të balancojë gazetarinë ballë për ballë me prodhimin e përmbajtjes në internet në një mënyrë që lidhet më shumë me publikun/audiencën. Do të jetë vendimtare që gazetaria të përqendrohet te përmbajtja, kapjen dhe rritjen e audiencës dhe tek modelet alternative të burimeve të të ardhurave.

Erjon Curraj është ekspert senior në zhvillimin e biznesit, inovacionit dhe transformimit dixhital drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Ai gëzon një përvojë të përzier profesionale në akademi, sektorin publik dhe privat (Triple Helix) dhe është vlerësuar së fundmi me grantinJean Monnet Module të BE nga Komisioni Europian për promovimin e axhendës dixhitale të BE në Shqipëri. Përvoja e tij afatgjatë, njohuritë dhe aftësitë për të punuar me sektorin publik, privat dhe start-upet bënë të mundur lidhjet e vendosura në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë mjaft të rëndësishme për ndërhyrjen e TF. Ai tani vepron si mentor për Fondacionin Thomson, duke mbështetur media në zhvillimin e planeve të biznesit dhe si të bëhen më të qëndrueshme financiarisht.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të