Ekonomia e portaleve lokale të lajmeve në Ballkan: mësime për t’u marrë nga portali malazez UI-Info

Lexim  minutësh

The economics of Balkan local news websites: lessons to learn from Montenegrin portal Ul-Info

Biznes i fortë është ai biznes që është i planifikuar me kujdes, që ndjek tendencat e kohës dhe është i fokusuar tek nevojat e konsumatorëve; gjë që përkon edhe me industritë e mediave. Si sisteme ekonomike kapitaliste, industritë e mediave janë biznese që duhet të jenë fitimprurëse, nëse duan të mbijetojnë, ndërkohë që duhet të veprojnë me etikë dhe përgjegjshmëri.

Çështjet që lidhen me ekonominë e mediave dhe integritetin e tyre janë vënë në diskutim shumë herë gjatë kohës së paprecedentë të pandemisë COVID-19.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit ndikoi në konsumin mediatik duke përshpejtuar kalimin drejt mediave dixhitale dhe duke i vendosur portalet e lajmeve në një pozicion mjaft të favorshëm si burimi më i përdorur i lajmeve.

Siç konstatohet edhe nga Raporti i Lajmeve Dixhitale 2020 i Institutit Reuters dhe Universitetit të Oksfordit, shumica e popullsisë në të gjitha vendet e botës preferonin ta nisnin marrjen e lajmeve nga një faqe interneti ose aplikacion ueb. Përveç ndryshimit të sjelljes sonë për sa i përket përdorimit të medias, pandemia shkaktoi shumë sfida për mediat në aspektin e ekonomisë dhe besimit. Për shkak të recesionit ekonomik, ra niveli i të ardhurave, ndërkohë që mungesa e kontrollorëve të burimeve online shkaktoi keqinformime dhe lajme të rreme. Këto sfida shërbyen si katalizator për ndryshimet në modelet e biznesit të medias.

Ku qëndrojnë mediat lokale online në këtë hartë ndryshimesh? Cili është modeli i tyre i biznesit? Cilat janë hapat që duhet të ndërmarrin ato për të mbijetuar, për të qenë fitimprurës dhe për të ruajtur integritetin e tyre?

Edhe pse pandemia ishte sfidë globale në të gjitha aspektet e saj, mediat lokale online vërtetuan se janë me përfitime në disa aspekte. Njerëzit mbështeteshin kryesisht tek lajmet online, ndërkohë që pati rritje të mëdha të trafikut në portaleve lokale të lajmeve duke qenë se njerëzit ishin më shumë të interesuar të dinin se si po ndikonte pandemia në qytetet e tyre. Sipas një hulumtimi të kryer në vitin 2020 nga Qendra për Studimin e Mediave pranë Fakultetit të Shkencave Politike në Serbi, pandemia e transformoi shoqërinë për sa i përket komunikimit, duke rritur numrin e përdoruesve të internetit në 78.4% nga 24% në 2006. Në të njëjtin studim konstatohet se burimi kryesor i lajmeve për 35% e të anketuarve ishin faqet tradicionale të mediave dhe për 32% ishin rrjetet sociale, ku 76% e të anketuarve i aksesonin ato nga telefoni celular, pavarësisht se 17% përdornin kompjuterin. Për më tepër, rezultatet evidentuan se 95% e të anketuarve preferonin median online si burim informimi. Ashtu si në Serbi, edhe tregu kroat i mediave, siç konstatohet në Raportin e Lajmeve Dixhitale 2020, karakterizohet nga përqindja e madhe e lidhjes me internetin, ku 78% raportonin se përdornin telefonat inteligjentë për të marrë lajmet çdo javë.

Pyetja është se si të përfitojmë nga këto rrethana të favorshme? Mësimet e nxjerra nga portali malazez i lajmeve Ul-info, të cilin e mentoroja gjatë Projektit “Media për të Gjithë”, mund t’u vijnë në ndihmë mediave online që veprojnë në rrethana të ngjashme.

Ul-Info është një portal malazez lajmesh që ofron gazetari cilësore dhe të besueshme tek të gjitha platformat e saj dixhitale.

Për të mbetur konkurruese me burimet e tjera të lajmeve në rajon, Ul-Info kishte nevojë të kuptonte më mirë format e lidhjes me klientët me sa më shumë efektivitet dhe të gjente burime të reja të ardhurash që do t’i siguronin qëndrueshmërinë në periudhë afatgjate.

Hapi 1: Optimizimi i kanalit

Tre hapa drejt suksesit

Hapi 1: Optimizimi i kanalit

Hapi i parë që duhet të ndërmarrin mediat online me qëllim që të mbijetojnë, të përshtaten dhe të lulëzojnë në një botë që ndryshon me shpejtësi është optimizimi i kanalit të tyre të komunikimit. Duke pasur parasysh se njerëzit mbështeten tek faqet online për të marrë të rejat e fundit, se ka një rritje të përdoruesve të telefonisë celulare, dhe se faqja e internetit është kontakti i parë i medias me audiencën e saj, është shumë e rëndësishme dhe ia vlen investohet në zhvillimin e faqes ueb. Kështu, Ul-info e konsideroi riformatimin e faqen së saj të internetit si hapin e parë për të rritur sa më shumë praninë e saj në hapësirën online së bashku me ndërtimin e një aplikacioni për iOS dhe Android.

Optimizimi i platformës

Bazuar në analizën SWOT (analizën e avantazheve, dobësive, mundësive dhe rreziqeve) të kryer nga Ul-Info, faqja ueb sipas tendencave të sotme duhet të ketë një strukturë tërheqës të paraqitjes që do ta bëjë atë sa më të këndshme për nga pamja. Të gjitha tendencat e reja pasqyrohen në faqen e re të internetit. Dizajni i ri i faqes së Ul-Info është i përshtatshëm për çdo format, në mënyrë që të jetë i lehtë për t’u lexuar dhe përdorur në pajisje të ndryshme si PC, celularë dhe/ose tableta. Për më tepër, faqja është mjaft funksionale dhe ngarkohet me shpejtësi të madhe. Paraqitja vizuale, përshtatja për çdo pajisje dhe funksionaliteti janë faktorët kryesorë që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë në një faqe interneti dhe të lundrojnë për një kohë të gjatë në të. Përveç atyre të përmendura më sipër, kjo faqe interneti është e lehtë për t’u lundruar, intuitive dhe e këndshme. Po ashtu, faqja e internetit ofron përmbajtje multimodale në të cilën informacioni paraqitet në format teksti, imazhe, audio dhe video, dhe ka një menaxhim të shkëlqyeshëm të hapësirës së reklamave.

Aplikacioni për pajisje celulare

Përveç riformatimit të faqes së internetit, portali Ul-info e pa si domosdoshmëri të tendencës së sotme investimin në një aplikacion celular për platformat iOS dhe Android. Përdoruesit kalojnë një kohë të konsiderueshme me pajisjet celulare dhe ndeshen pothuajse çdo ditë me aplikacionet që kanë instaluar në pajisjet e tyre. Aplikacionet celulare ofrojnë shërbim unik për mediat e sotme, sepse ato ofrojnë forma më të mira lidhjeje dhe angazhimi me audiencën dhe mbështesin krijimin e një komuniteti besnik.

Si faqja e internetit ashtu edhe aplikacioni kanë nevojë të shfaqin ikonën dhe logon e medias, që shkojnë bashkërisht me optimizimin e kanalit. Ato përfaqësojnë një simbol të njohur të medias dhe duhet të rezonojë me tregun dhe tendencat e sotme. Ul-Info rikrijoi logon e saj përpara riformatimit të faqes së internetit.

Pas riformatimit të faqes së Ul-Info, numri i lexuesve vetëm në një muaj u rrit me 25% dhe numri i ndjekësve në platformën Facebook u rrit nga 12 mijë në 14 mijë.

Hapi 2: Fokusi tek lexuesi

Hapi 2: Fokusi tek lexuesi

Pasi të kemi krijuar faqen e internetit, hapi i dytë është krijimi i një komuniteti lexuesish besnikë. Kjo mund arrihet duke shkruar përmbajtje të vlefshme që përputhet me nevojat e lexuesve dhe duke i angazhuar lexuesit në to. Përmbajtja është produkti më i dukshëm që ofron një portal lajmesh dhe është mjeti me të cilin një media tërheq lexuesit e saj. Marketingu thekson rëndësinë e të kuptuarit të konsumatorit, dëshirat e të cilit duhet të merren parasysh në procesin e zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve. Në mënyrë të ngjashme, në biznesin e mediave duhet të prodhohet përmbajtje mediatike që përkon dhe plotëson nevojat e lexuesve.

“Testi i Mamit” i siguroi portalit Ul-Info informacione në lidhje me interesat e lexuesve të mundshëm për sa i përket përmbajtjes. Rob Fitzpatrick në librin e tij “Testi i Mamit” (The Mom Test) ofron udhëzime se si të hartojmë pyetje të mira për të marrë komente të dobishme. Quhet Testi i Mamit, sepse bën pyetje për të cilat as mami nuk mund të na gënjejë. Sipas rregullave të Fitzpatrick, përmes një bisede informale me klientët e synuar, Ul-info kuptoi se portali duhet të zgjerojë përmbajtjen e tij me kategori të reja (si kujdesi për shtëpinë dhe argëtimet) dhe llojet e reja të përmbajtjes (video të shkurtra me informative dhe podkaste). Me fjalë të tjera, Testi i Mamit i dha Ul-Info informacione se cilat ishin nevojat e lexuesve tek të cilat duhet të fokusohej ky portal.

Vetëm pasi të kemi një përmbajtje mediatike që plotëson nevojat e lexuesve, do të kemi krijuar kushte për t’u angazhuar dhe zhvilluar një marrëdhënie me ta. Portalet e lajmeve mund t’u ofrojnë lexuesve të angazhohen me të përmes një hapësire që ofrojnë për komente, një rubrikë të dedikuar për përmbajtjen e prodhuar nga përdoruesit, një hapësire ku lexuesit mund të raportojnë gabimet për t’u korrigjuar nga gazetarët, një adresë email dhe lidhje me gazetën si dhe një opsion për të krijuar një burim informacioni të personalizuar në faqen e internetit.

Hapi 3: Monetizimi/ Burimet e të ardhurave dixhitale

Hapi 3: Monetizimi/ Burimet e të ardhurave dixhitale

Vetëm pasi të kemi krijuar një faqe të shkëlqyer interneti dhe të kemi vendosur marrëdhënie të konsoliduara me lexuesit, mund të bëjmë hapin tjetër dhe të fillojmë të mendojmë për modelin e biznesit. Nga këndvështrimi i menaxhimit, marrëdhëniet me konsumatorët janë të një rëndësie të veçantë për një model biznesi. Me zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, kompanitë janë në gjendje të krijojnë një lidhje mes propozimeve të vlerës dhe segmenteve të klientëve që kanë, dhe përfundimisht, të sigurojnë të ardhura prej tyre. Nëpërmjet angazhimit të lexuesve, mund të forcohen marrëdhëniet me anëtarët dhe rritet edhe më tej rëndësia e tyre për modelin e biznesit.

Osterwalder dhe Pigneur (2010) ofruan konceptin e Panoramës së Modelit të Biznesit, ku përshkruhen 9 blloqe ndërtimi që tregojnë logjikën se si kompanitë synojnë të fitojnë të ardhura. Ky instrument ndihmon të kapërcehen sfidat kryesore me të cilat përballen sot mediat, me qëllim që të gjenerojnë të ardhura dhe përfitime të tjera nëpërmjet përmbajtjes që botojnë. Nëntë blloqe të Panoramës së Modelit të Biznesit që ndjekin një rend logjik janë: (1) Segmentet e konsumatorit, (2) Propozime për vlerën, (3) Kanalet, (4) Marrëdhëniet me konsumatorin, (5) Burimet e të ardhurave, (6) Burimet kryesore, (7) Aktivitetet kryesore, (8) Pjesëmarrësit kryesorë, dhe (9) Struktura e kostos. 

Burimet e të ardhurave dixhitale

Ky instrument e ndihmoi Ul-Info të merrte një ide për segmentet e konsumatorëve të cilëve u shërben dhe propozimeve të vlerës që ofron; dhe më pas të gjejë një mënyrë për të diversifikuar burimet e financimit përtej reklamave dhe donacioneve/granteve të projektit. Periudha e pasigurisë e shkaktuar nga pandemitë ishte koha e përkryer për të kërkuar burime të ndryshme financimi. Duke përdorur këtë instrument, Ul-Info arriti në përfundimin se duhet të kombinonte burimet e të ardhurave, si reklamat, anëtarësimet, abonimet, donacionet, shkrimet me pagesë dhe shërbimi i ri dixhital.

Reklamat dhe shkrimet me pagesë ishin hapësirë për shitje dhe trafik dixhital për reklamuesit e jashtëm. Nga ana tjetër, shërbimi i ri dixhital përdor përmbajtjen e medias për të arritur tek trafiku dhe më pas për ta përdorur dhe për ta shtyrë këtë trafik drejt shërbimit të ri dixhital, ku në rastin e Ul-Info ishte shërbimi i dhënies me qira të apartamenteve për qëllime turistike. Kështu, kjo media do të sigurojë të ardhura si rezultat i lidhjes së konsumatorit dhe furnitorit. Ky shërbim do të lidhet me përmbajtjen e medias duke pasur parasysh se portali mbulon lajmet nga Ulqini dhe në të ka rubrika për turizmin dhe udhëtimet.

Abonimet do të përdoren për të shitur përmbajtjen mediatike tek lexuesit. Në këtë rast, burimi i të ardhurave do të jetë pagesa e lexuesit për lexuar përmbajtjen e medias. Gjithsesi, Testi i Mamit, i kryer nga Ul-info, nxori në pah se në këtë pikë lexuesit e synuar nuk ishin të përgatitur të paguanin për lajme që mund t’i merrnin falas apo t’i lexonin pa pagesë diku tjetër. Në këtë drejtim, duhet bërë më shumë punë për të biseduar me lexuesin përmes këtij këndvështrimi.

Pas riformatimit grafik të portalit dhe falë burimeve të reja të të ardhurave, Ul-Info arriti që brenda një muaji të rrisë të ardhurat me rreth 40%.

Me pak fjalë, 3 hapat e Ul-Info drejt një portali të qëndrueshëm lajmesh bëjnë të mundur që platforma e saj teknologjike të jetë e përditësuar, përmbajtja të ketë në fokus lexuesin, dhe trafiku që ka të sigurojë të ardhura. Në fund të fundit, panorama e mediave dixhitale nuk është terra incognita (tokë e panjohur). Thjesht duhet të ndjekim shembujt e mirë që na vijnë nga industria e mediave! 

Arta Xhelili është mentore me përvojë dhe eksperte e komunikimit, me formim të fortë akademik dhe orientim biznesi. Ajo është e specializuar në fushat e komunikimit, komunikimit të biznesit dhe profesional, komunikimit organizativ, marrëdhënieve me publikun dhe marketingut. Aftësitë e saj të forta për mentorim dhe angazhimi i saj për proceset e mentorimit dhe qasja e orientuar drejt rezultateve e kualifikojnë për të punuar me media në Maqedoninë e Veriut.

Diturie Ismaili është mentore dhe eksperte kërkuese me përvojë, me formim të fortë akademik dhe me orientim biznesi. Ajo është e specializuar në fushat e menaxhimit të burimeve, menaxhimit strategjik dhe politikave publike si edhe lidership. Aftësitë e saj të forta për mentorim dhe angazhimi i saj për proceset e mentorimit dhe qasja e orientuar drejt rezultateve e kualifikojnë atë për të punuar me media në Maqedoninë e Veriut.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të