Kontraktuesit paguhen me këste për shkak të COVID-19

Media for All – Gara e gazëtarëve të rinj

Media for All – Gara e gazëtarëve të rinj

Lexim  minutësh

00-BHSC-Payments-are-made-to-contractors-in-instalments-due-to-COVID-19.png

Jeta e aktorëve dhe aktoreve të reja gjatë pandemisë

“Kur e mendon se ke punuar gjashtë vite dhe ke referenca të mira pune, por kontributet pensionale ose sigurimet shëndetësore nuk të janë paguar kurrë për punën tënde, e kupton se ajo çfarë lexon në media është absurde. Nëse ia tregon këtë dikujt që punon në fushën e ekonomisë, mjekësisë, menaxhimit ose në ndonjë fushë tjetër, në cilindo vend tjetër, do të të thoshte se ke një problem të madh!”, kështu e nis Jasmina Dedić-Ibrić tregimin e saj për përplasjen midis dëshirës së saj për punë dhe zonës gri midis punësimit dhe papunësisë.  

Dedić ka diplomuar në Akademinë e Arteve Dramatike në Tuzla në 2016, por gjatë studimeve nisi interesimi i saj për aktrimin. Deri më tani ajo ka luajtur në Teatrin e Të rinjve në Tuzla, Qendrën Rinore dhe Qendrën Kulturore Boshnjake dhe aktualisht është e punësuar me kontratë shërbimi si kontraktuese në Teatrin Kombëtar të Tuzlës.  

Jasmina Dedić-Ibrić (sipër) dhe Elvira Aljukić duke luajtur në dramën “Čisto ludilo” në Teatrin Kombëtar të Tuzlës

Disavatazhet e punës si kontraktues, sidomos për një periudhë më të gjatë kohore dhe më shumë projekte, përfundimisht ndikojnë në motivim – kontraktuesit nuk kanë të drejtën e sigurimeve shëndetësore dhe kontributeve sociale apo të ardhura të vazhdueshme dhe varen nga projektet. Dedić thotë se aktrimi si karrierë nuk i shërben interesave të aktorëve të rinj.

“Nëse i pyet njerëzit, ne jemi bohemë dhe të paarritshëm, por kjo nuk është e vërtetë! Jemi punonjës, mu sikur ata. Secili profesion ka punonjësit e vet dhe ata që kryejnë aktivitete për ta. Teatri është një kompani. Teatri Kombëtar në Tuzla është një kompani ashtu sikur BH Telecom, Kompania për furnizimin me ujë apo Kompania për ngrohje. Megjithatë, nuk është e qartë për askënd se si në sistemin e këtyre kompanive punësimi planifikohet, por jo edhe në sistemin tonë. Pse ne po trajtohemi ndryshe?”

E njëjta pyetje u shtrua nga aktorja e re nga Vojvodina, e cila dëshironte të mbetej anonim, duke marrë parasysh se diskutimi publikisht i këtij problemi mund t’i sjellë probleme me angazhimin e saj kontraktual. Ajo thotë se punësimi i aktorëve nuk varet vetëm nga puna dhe talenti i tyre, por edhe nga lidhjet shoqërore me vendimmarrësit.

“Çfarë më ndalon të gjej një vend pune të përhershëm aktrimi?” Sinqerisht është fakti që unë nuk krijoj shoqëri për përfitime personale. Do të doja të isha një person i tillë, por nuk jam. Nuk bëj gjëra vetëm që të punësohem – jam punëtore e ndershme dhe i përmbush detyrat e mia, kështu që thellë thellë shpresoj që dikush do ta respektojë këtë “.

Ajo diplomoi në Fakultetin e Arteve Teatrale në vitin 2018 dhe filloi aktrimin gjatë studimeve. Ndonëse ka shumë më pak role aktrimi për femra në krahasim me ato të meshkujve, bashkëbiseduesja jonë aktualisht bashkëpunon me tri teatro në Vojvodinë. Megjithatë, ndonëse ka të ardhura nga tri punë me kohë të pjesshme, prapëseprapë ato janë të pamjaftueshme për një jetë stabile dhe të pavarur.

Numrat i thonë të gjitha

Aktoret nga këto dy vende ndajnë të njëjtin fat me shumë aktore të tjera të reja që kanë pritur shumë gjatë që të punësohen pas diplomimit. Sipas shënimeve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, 56 aktorë tanimë presin për t’u punësuar në Serbi, nëntë nga të cilët janë nën 30 vjeç. Një e pesta e këtyre aktorëve janë nga Vojvodina dhe pjesa më e madhe e tyre janë gra.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, regjistri i personave të papunë përfshin 46 aktorë, nga të cilët 38 janë në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe 8 janë në Republika Srpska. Ndonëse këto akademi për arte dramatike/performuese janë vetëm në Sarajevë dhe Tuzla, që janë qytetet me numrin më të madh të aktorëve të papunë, ka teatro gati në çdo qytet. Një teatër është në Mostar dhe Zenicë, tre në Tuzla dhe pesë në Sarajevë.

Statistikat për Bosnje dhe Hercegovinën:

KANTONI

Aktorë të diplomuar të papunë

Aktorë me diplomë Master ose doktoratë në aktrim të papunë

Numri në total i aktorëve

Kantoni Una-Sana101
Kantoni Posavina000
Kantoni Tuzla13215
Kantoni Zenica-Doboj101
Kantoni Bosnian-Podrinje000
Kantoni Bosnja Qendrore202
Kantoni Herzegovina-Neretva000
Kantoni Herzegovina Perëndimore000
Kantoni Sarajeva16319
Kantoni 10000

GJITHSEJ

36238

Shoqata e Aktorëve të Teatrit në Vojvodinë: në të kaluarën, kishte pak aktorë të shkolluar dhe më shumë mundësi për punësim

Sistemi i pabalancuar reflektohet më së shumti në politikën e regjistrimit të Fakultetit të Arteve Dramatike në Tuzla. Akademia regjistron studentë në programin e studimeve të aktrimit çdo dy vite në kuotën e planifikuar prej 15 studentëve për klasë. Klasa në të cilën Dedić diplomoi është klasa e parë në të cilën u regjistruan një numër më i madh i studentëve (13, në krahasim me 6 ose 7 në gjeneratat e mëparshme), dhe e njëjta praktikë vazhdon. 

Gjithsej 48 studentë vijuan Akademinë në katër klasat e fundit. Prandaj, në Tuzla kemi mesatarisht 12 aktorë të rinj për çdo vit.

Në anën tjetër, gjithsej 30 nxënës diplomuan në katër klasat e fundit në Akademinë e Arteve Performuese në Sarajevë, ku studentët regjistrohen çdo vit. Mesatarisht, në Sarajevë kemi shtatë ose tetë aktorë të rinj çdo vit

Përveç skenës së studentëve, Teatrit Kabare të Tuzlës dhe Teatrit të të Rinjve të Tuzlës, të cilët nuk kanë trupë, ka vetëm një teatër profesional në Tuzla. Dedić shpjegon se “tregu është i mbingarkuar”.   

“Ka një regjistrim të studentëve të rinj çdo vit në Sarajevë, por Sarajeva ka po ashtu edhe pesë teatro. Çdo dy vite ne kemi regjistrim dhe numri i studentëve është shumë më i madh se sa që duhet… Në të kaluarën, ishim në pozitë më të mirë kur personat nga Osijek, Novi Sad ose Županija studionin për aktrim këtu, marrë parasysh faktin se dikur ata do të largoheshin. Mund të duket më e lehtë nëse regjistrohen studentë nga qytetet e tjera, sepse ata do të largohen nga qyteti pas gjashtë muajsh dhe do të paguajnë qindra apo mijëra marka për tarifën e regjistrimit, nëse regjistrohen me vetë-financim – gjë e cila nuk është zgjidhje për problemin tonë! “.

Sipas të dhënave nga anketa e cila përfshinte aktore dhe aktorë të diplomuar në Akademinë e Arteve Dramatike në Tuzla në dy klasat e fundit, dhe e cila u plotësua nga 14 aktorë prej gjithsej 25, shumë prej tyre aktualisht janë të papunë.

Nëse aktorët e diplomuar duan të qëndrojnë në Kantonin e Tuzlës, opsioni i tyre i vetëm është Teatri Kombëtar i Tuzlës. Megjithatë, sipas drejtorit Mirza Čatibušić, hera e fundit kur ka pasur një njoftim për vend pune të lirë për aktrim ka qenë para 10 viteve, që do të thotë se hera e fundit kur një aktor është punësuar si anëtar i përhershëm i trupës ishte në vitin 2013. Të gjithë aktorët punojnë me kontrata shërbimi. 

Čatibušić gjithashtu thotë se mungesa e mundësive për punësim nuk është e dëmshme vetëm për aktorët, por edhe për institucionet.

“Padyshim, Teatri Kombëtar ka nevojë për aktorë dhe aktore të reja. Përveç aktorëve dhe aktoreve, Teatri Kombëtar i Tuzlës përballet me një mungesë të vazhdueshme të llojeve të ndryshme të punonjësve. Teatri është mekanizëm kompleks dhe për të arritur cilësi dhe profesionalizëm në punën tonë, duhet të kemi në dispozicion një gamë të punonjësve specifikë, që do të thotë punonjës që kontribuojnë në teatër me punën e tyre. Çdo gjë tjetër do të ishte thjesht improvizim. Fatkeqësisht, aktualisht kemi mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Numri optimal i punonjësve do të ishte midis 60 dhe 80 punonjës. Kemi vetëm 36 punonjës për momentin”.

Me gjithë këtë, Teatri Kombëtar nuk mund të hapë vende të reja pune pa pëlqimin paraprak të bashkë-themeluesve të teatrit, Qeverisë së Kantonit të Tuzlës dhe Qytetit të Tuzlës, pavarësisht nevojës të dukshme për punëtorë dhe mungesës së fuqisë punëtore. Punësimi nuk mund të ofrohet pa pëlqimin e tyre. Megjithatë, Dedić shpjegon se Teatri Kombëtar po përpiqet të ofrojë mundësi për aktorët e rinj brenda mundësive të tij. 

Nëse do të më duhej ta lija teatrin, emocionalisht do të dërrmohesha. Askush s’më pyet se çfarë mendoj për këtë, askush s’do t’ia dijë. Një kontraktues më pak. Shkëlqyeshëm!!! Në anën tjetër, teatri kujdeset dhe aspiron të na mbajë me çdo mënyrë, për dallim nga sistemi që nuk e mbështet punësimin e aktorëve të rinj“.  

Është e vështirë t’i vësh emër vetëm një fajtori në këtë çështje. Drejtori Ćatibušić thotë se nuk mund të ketë vetëm një individ përgjegjës drejtpërdrejt dhe që secili është po aq përgjegjës për situatën e tanishme.

“Jetojmë në një vend të komplikuar dhe çështja e mungesës së fuqisë punëtore në teatër me të cilën po përballemi tani nuk ka ndodhur brenda natës, por ka zgjatur për 20 vite. Ajo reflekton qëndrimin e shoqërisë ndaj kulturës“.  

Trupa profesionale e Teatrit Kombëtar të Tuzlës përbëhet nga 15 anëtarë. Nëse i ndajmë sipas moshës, duke përdorur parametrin që të rinj konsiderohen ata që janë nën 30 vjeç, Teatri Kombëtar i Tuzlës NUK ka aktorë të rinj në mesin e punonjësve të tij. Aktori më i ri me kohë të plotë ka lindur më 1986.

Raporti i kontraktuesve dhe anëtarëve të trupës së Teatrit Kombëtar në Tuzla në dy sezonet e kaluara:

15 nga 20 kontraktues që performuan në tetë perfomancat e fundit ishin të rinj. Dedić ka performuar në tri performanca dhe, përveç këtyre roleve, ajo ka performuar si aktore zëvendësuese në rishfaqjet e performancave më të vjetra. 

Jasmina Dedić-Ibrić (në mes) gjatë performancës së “Čarlijeva tetka” në Teatrin Kombëtar në Tuzla. Tri aktoret e tjera të reja në fotografi po ashtu janë kontraktuese. 

Sa për Vojvodinën, Akademia e Arteve në Novi Sad çdo vit ofron 10 vende pune që financohen nga buxheti i programeve studimore të aktrimit në gjuhën serbe. Për më shumë, çdo të dytin vit, 8 studentë regjistrohen në Programin e Aktrimit në gjuhën hungareze. Gjatë katër viteve të fundit, 27 aktorë kanë kryer Programin e Aktrimit në gjuhën serbe, ndërsa 14 aktorë kanë diplomuar në Programin e Aktrimit në gjuhën hungareze në Akademi. Vitin e kaluar, nuk ka pasur asnjë të diplomuar nga Programi i Aktrimit në gjuhën hungareze.

Sipas Predrag Momčilović, profesor në Akademinë e Arteve në Novi Sad dhe president i Shoqatës së Aktorëve Teatralë të Vojvodinës, kësaj i kontribuon fakti se aktrimi studiohet në shumë vende. Ai thotë se dikur kishte më pak mundësi për punësimin e aktorëve, por edhe akademitë ishin më të pakta.

“Kohë më parë, kur isha afër përfundimit të studimeve në Akademi, kishte akademi vetëm në Beograd, Novi Sad dhe Zagreb. Regjistrimi në Akademi në Novi Sad nuk ishte i hapur çdo vit, por çdo dy ose tri vite. Nuk ishim më shumë se 20-25 të diplomuar për gjeneratë në Akademi. Kështu që kishim më shumë mundësi për performim. Sot, ka pesë akademi vetëm në Beograd, bashkë me akademitë në Novi Sad, Banja Lukë, Sarajevë… Ata nxjerrin 10 aktorë për vit, që do të thotë se numri i aktorëve të shkolluar është rritur dhe mundësitë e punësimit janë ulur në minimum”.

Ai gjithashtu tha se zhvillimi demografik, që është shkalla e pensionimit e aktorëve, nuk rezulton në mundësi punësimi për aktorë më të rinj, sepse numri i aktorëve që diplomojnë secilin vit nuk përkon me nevojat e tregut të punës.

Numrat në Vojvodina

Pesëdhjetë aktorë profesionalë punojnë në Teatrin Kombëtar Serb në Novi Sad. Të gjithë janë të punësuar nga teatri, dhe nëse është e nevojshme, 10-15 aktorë punësohen me kontratë shërbimi çdo sezon. Gjatë tri viteve të fundit, teatri ka punësuar 14 aktorë dhe aktore. Më parë, ata performonin në teatër me kontrata shërbimi, që i kualifikonte për punësim. Njëmbëdhjetë aktorë janë nën 30 vjeç dhe ata janë kryesisht të punësuar me kontratë të përhershme.

Teatri Kombëtar Serb

Trupa e Teatrit Kombëtar Serb në Suboticë ka 35 punonjës me kontrata të përhershme dhe 15 kontraktues. Punësimi i personave të rinj varet nga qyteti i Suboticës dhe Qeveria provinciale si themelues të teatrit. Nëse një pozitë pune është e lirë, me pëlqimin paraprak nga themeluesit, teatri punëson aktorë të rinj që performojnë me kontratë shërbimi. Aktualisht, një aktor që punon me kontratë të përkohshme dhe kontratë me punë të rastit dhe pesë aktorë që punojnë me kontratë të caktuar janë të rinj.  

Teatri Kombëtar Serb në Suboticë. Autore: Natalija Jakovljević

Ndonëse Teatri i Qytetit i Bečej nuk është një teatër profesional, ka një aktore të diplomuar që punon me kontratë me kohë të caktuar dhe teatri synon të punësojë dy aktorë të tjerë, me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Financave. Aktorët e tjerë performojnë me kontratë shërbimi ose me kontratë pune të përkohshme dhe të rastit dhe të gjithë ata janë nën 31 vjeç. 

Trupa e Teatrit Kombëtar Serb në Sombor ka 14 punonjës me kontrata të përhershme dhe me kohë të caktuar. Përveç këtyre aktorëve, performancat gjithashtu përfshijnë aktorë që punojnë si kontraktues dhe 18 nga këta aktorë janë pjesë e repertorit aktual. Ata thonë se aktorët e rinj janë kryesisht disa nga kontraktuesit. Tre nga aktorët janë 18–30 vjeç dhe ata punojnë me kontrata me kohë të caktuar. Tetë aktorë që punojnë me kontrata shërbimi janë të rinj, thotë Drejtoresha e Teatrit, Bojana Kovačević.

“Përveç kësaj, dëshiroj të shtoj se situata është përkeqësuar dukshëm për shkak të ndalimit të punësimit, që ka qenë në fuqi që nga viti 2014. Kjo e pengon punësimin e aktorëve të rinj dhe ndikon në plotësimin e vendeve të punës, që janë të lira për shkak të pensionimit, zhvillimit demografik etj”.

Drejtoresha e Teatrit të Fëmijëve në Suboticë, Marta Aroksalaši, ka qenë menaxhere e teatrit për 11 vite. Ajo thotë se është përpjekur të punësojë aktorë të rinj të shkolluar për vite, sepse sipas mendimit të saj ka shumë aktorë të rinj, por vetëm disa prej tyre performojnë në teatër. 

“Unë bashkëndjej me shumë nga aktorët, që pas diplomimit nga akademitë e ndryshme, nuk kanë mundësi për punësim të përhershëm në teatro profesionalë – përveç disave që ishin me fat në këtë drejtim. Teatri mund të punësojë aktorë të rinj, kur është e nevojshme, me nismën e tyre vetanake, por kompensimi për aktorët mbulohet nga vetë teatri. Është më e lehtë për teatrot me buxhete të mëdha të punësojnë aktorë të rinj”, thotë Aroksalaši

Ajo shpjegon më tej se teatri i saj vazhdimisht e pasuron trupën me aktorë të rinj, të cilëve u ipen role kryesore në drama. Sipas asaj, ligji lejon që teatri të punësojë dy aktorë të rinj për të performuar me kontratë me kohë të caktuar. Në anën tjetër, katër aktorë të rinj që performojnë në gjuhën serbe dhe katër aktorë të rinj që performojnë në gjuhën hungareze punësohen rregullisht për të punuar me kontratë shërbimi.

“Fatkeqësisht, pavarësisht nevojës për të punësuar aktorë të rinj, personeli nuk ka një dakordim unanim për këtë çështje – ata frikësohen se aktorët më të vjetër do të privohen nga rolet e reja në favor të kolegëve të tyre më të rinj. Megjithatë, aktorët më të vjetër nuk mund të presin që kolegët e tyre më të rinj t’i zëvendësojnë, sepse ata llogaritin në faktin se me më pak punë do të merrnin të njëjtën pagë deri në pensionimin e tyre“, tha Drejtoresha e këtij institucioni.

Me apo pa maska

Një rrethanë tjetër që ndikon në çështjen me të cilën po përballemi është ndikimi i COVID-19 në tubimet, në aktivitetet e teatrit dhe, në mënyrë indirekte, në pozitën e aktorëve të rinj. Pasiguria është rritur edhe më shumë për aktorët e rinj, sepse ata nuk mund të varen as nga të ardhurat e tyre të parregullta.

Jasmina Dedić, që punon me kontratë shërbimi në Teatrin Kombëtar në Tuzla, ndan problemet me të cilat ajo dhe koleget e saj po përballen që nga fillimi i pandemisë. Sipas Dedić, pagesat e kontraktuesve bëhen me këste në fillim, në mes dhe në fund të muajt ose madje edhe në fillim të muajit tjetër. 

“Nuk e ke idenë se kur ta presësh pagesën ose sa ke fituar. Kjo duhej të ishte përjashtim, por është kthyer në praktikë. Por, ne nuk performojmë me këste. Ne nuk themi asnjëherë: Mirëmbrëma! Sonte do të performojmë vetëm aktin e parë të dramës sepse nuk e kemi marrë kompensimin e plotë. Ejani prapë javën tjetër, atëherë do ta luajmë aktin e dytë”.

Dedić thotë se kolegët e saj pajtohen me të në këtë çështje. Vetëm tre nga njëmbëdhjetë kolegë nga klasa e saj në Akademi punojnë si aktorë me marrëveshje shërbimi. Artistët kritikojnë sistemin vetëm që të marrin atë që meritojnë, asgjë më shumë ose më pak.  

„Ne punojmë për audiencën, për njerëzit, për personat që e vizitojnë teatrin dhe për ata që nuk e vizitojnë teatrin, ne punojmë për ata që na financojnë dhe për ata që nuk na financojnë, ne punojmë edhe për ata që na paguajnë me këste, por nuk performojmë me këste. Ne vetëm japim, që është pjesa e mirë. Pjesa e keqe është se ne lihemi anash. Jemi gjithmonë të lënë mënjanë. Jo vetëm aktorët dhe teatri, por edhe arti në përgjithësi gjithmonë lihet mënjanë”.

Për shkak të pandemisë, jeta e aktores së re nga Vojvodina është bërë më sfiduese. Që nga fillimi i pandemisë, numri i performancave ka rënë, andaj për herë të parë në jetën e saj, ajo po shqyrton ndryshimin e karrierës.

“Këtë vit kam menduar nëse ka diçka tjetër që mund të bëj përveç aktrimit, ndonëse besoj me të vërtetë se unë e kam vendin në skenë dhe as nuk dëshiroj ta konsideroj largimin nga prirja ime. Nuk mund të jetoj në mënyrë të pavarur me të ardhurat nga puna me kontrata të shërbimit në teatër, dhe jam 26 vjeç. Një nga dëshirat e mia më të mëdha është të bëhem e pavarur dhe të jetoj vetëm”. 

Shumë nga koleget e saj ende nuk kanë të ardhura stabile. Megjithatë, ajo thotë se jo gjithçka është aq keq.

“Në një formë ose tjetër, aktorët e rinj janë punësuar në teatër në Vojvodinë, Beograd dhe Serbi në vitin e kaluar, për shkak të heqjes së ndalimit të punësimit. Kjo është gjë e mirë.” 

Projektet si një zgjidhje potenciale

Predrag Momčilović, profesor në Akademinë e Arteve në Novi Sad dhe kryetar i Shoqatës së Aktorëve të Teatrit të Vojvodinës, propozon financimin e projekteve si një zgjidhje për papunësinë e aktorëve të rinj. Përveç aktrimit, tani ata pritet të përfshihen në produksionin dhe organizimin e punës së tyre. 

“Ofron mundësi për të punësuar aktorë të rinj. Në të kaluarën, vetëm një mundësi është konsideruar pas diplomimit nga Akademia ose pas punësimit si aktor –punësimi me kontratë të përhershme, që është konsideruar si një gjë e shenjtë, dhe mbetja në të njëjtin vend pune deri në pensionim, pa asnjë shqetësim lidhur me statusin ose të ardhurat. Mendoj se kjo do të jetë e rrallë, por nuk do të thotë se nuk do të ketë mundësi të tjera punësimi në kulturë“. 

Ai na dha një shembull nga ditët e tij në Akademi.

„Gjenerata ime e krijoi “Theatre of Changes” (Teatri i ndryshimeve). Ky ndryshim, që ka ndodhur në Akademi, ka bërë që të performojmë në tërë territorin e Jugosllavisë. Ishte një përpjekje për të krijuar performanca të përshtatura për nevojat tona dhe përtej mureve të institucioneve dhe Akademisë“.  

Teatri ndaloi punën me kalimin e kohës, por gjeneratat më të reja u bënë bashkë dhe e sollën “Theatre of Changes” përsëri në jetë.

Në Kantonin e Tuzlas, aktorët dhe aktoret e reja shpesh u drejtohen zgjidhjeve alternative – ata mbajnë punëtori për dramat, punojnë në projekte ose ndjekin shembullin e çiftit Sadika dhe Ermin Avdić, që themeluan Qendrën e tyre të Artit “Ankata”. Përmes “Ankata”, që u themelua në vitin 2018, Sadika dhe Ermin Avdić kanë organizuar mbi 20 performanca për komunat e tjera të Kantonit të Tuzlës. Ermin shpjegon se bashkëpunimi i tyre ndihmon të rritet vetëdijesimi për artin në komunitetet e vogla dhe të krijohet një platformë punësimi për aktorët e rinj. 

Sadika dhe Ermin Avdić duke performuar në “Šta se bijeli u gori zelenoj” në Sapna 

“Ne së pari krijojmë mundësi punësimi për veten, pastaj krijojmë mundësi për punësim për kolegët tanë. Për momentin, ekipi ynë i “Traveling Theatre” ka gjashtë aktorë dhe dy anëtarë artistikë ekipi. Të gjithë ata janë artistë me diplomë Master ose Doktoratë në arte, aktorë dhe aktore, të papunë…”, thotë Ermin

Një nga dramat që janë performuar si pjesë e Qendrës së Arteve “Ankata” është monodrama “Ich liebe Deutschland” nga Jasmina Dedić-Ibrić. “Këto projekte të përbashkëta të frymëzojnë për zhvillim të mëtejmë kulturor”, thotë ajo.

“Nuk mund të arrish sukses pa një partner në fushën tonë të punës… Aktrimi kërkon përpjekje kolektive. Le të jemi një kolektiv i përgjegjshëm në aspektin social dhe të japim një shembull të mirë që do të ndiqet nga institucionet e tjera”.  

Autorët: Šejla Džindo (Bosnje dhe Hercegovinë), Sanja Đorđević (Serbi) dhe Sanja Kosović (Serbi)

Mbi autorin/en:

Media for All – Gara e gazëtarëve të rinj

Dymbëdhjetë ekipe prej tre gazetarësh të rinj nga të paktën dy vende të ndryshme nga Ballkani Perëndimor punuan gjatë tetë javëve, me mbështetjen e mentorëve me përvojë, për të prodhuar tregime rajonale të fokusuara te të rinjtë. Ky tregim u zhvillua përmes programit – Media for All, të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e mbledhur dhe pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorëve.

Author

  • Media for All – Gara e gazëtarëve të rinj

    Dymbëdhjetë ekipe prej tre gazetarësh të rinj nga të paktën dy vende të ndryshme nga Ballkani Perëndimor punuan gjatë tetë javëve, me mbështetjen e mentorëve me përvojë, për të prodhuar tregime rajonale të fokusuara te të rinjtë. Ky tregim u zhvillua përmes programit – Media for All, të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e mbledhur dhe pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorëve.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Capacity-building-as-a-necessary-investment-for-media-outlets
Post Author
Ndërtimi i kapaciteteve (NK/CB), i përcaktuar si procesi i zhvillimit dhe forcimit të aftësive, instinkteve, shkathësive, proceseve dhe burimeve për të cilat organizatat dhe komunitetet kanë nevojë në mënyrë që të mbijetojnë, përshtaten dhe lulëzojnë në një botë që ndryshon me shpejtësi, është një nga mjetet kryesore që Fondacioni Thomson (TF) përdor, së bashku me mentorimin dhe grantet, në

Tema:

Artikujt më të fundit:

Ngritja e kapaciteteve si një investim i domosdoshëm për media
Ndërtimi i kapaciteteve (NK/CB), i përcaktuar si procesi i zhvillimit dhe forcimit të aftësive, instinkteve, shkathësive, proceseve dhe burimeve për
Roli i organizatave mediatike në mbështetjen e shkrim-leximit mediatik
Edukimi për median dhe informacionin (EMI)është thelbësor për ta mundësuar aftësinë e qytetarëve të mendojnë në mënyrë kritike dhe të
Shmangia e lajmeve në rritje, besimi në lajmet në rënie – njohuritë kryesore nga Raporti i Lajmeve Digjitale 2022.
Mediat kanë luajtur një rol vendimtar në mbulimin e pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë. Megjithatë, njerëzit janë
Liria nga ndëshkimi
Mosndëshkimi, n.: përjashtimi ose liria nga ndëshkimi, dëmtimi ose humbja Shembull: ligjet u shkelën pa u ndëshkuar Burimi: Merriam Webster