Mali i Zi, TV Teuta: Në përputhje me gazetarinë moderne shumë-platformëshe

Lexim  minutësh

TeutaTV

Në sajë të qasjes gjithëpërfshirëse dhe shumë-platformëshe RTV Teuta nga Ulqini, po shënon rritje të vazhdueshme të audiencës në platformat e saj dixhitale. “Të gjitha të dhënat statistikore tregojnë një rritje të dukshme të vizibilitetit, shikueshmërisë dhe angazhimit të audiencës në të gjitha kanalet dixhitale,” tha Drejtoresha Ekzekutive e TV Teuta, Ilmira Lika.

Të dhënat tregojnë se në gjashtë muajt e fundit, që nga fillimi i projektit, RTV Teuta ka 1,500 abonentë të rinj në kanalin YouTube. Falë kësaj, për herë të parë kjo media ka nxjerrë të ardhura nga videot në YouTube. Të dhënat nga Facebook tregojnë për një rritje me 50% të numrit të ndjekësve, ndërkohë që shikueshmëria e faqeve të saj u rrit me 184%. Shikueshmëria e faqes TV Teuta në Instagram u rrit me një shifër të pabesueshme prej  418%.

Para se të zbatohej projekti, ne si media nuk kishim vizion të qartë dhe strategjik në lidhje me kanalet tona në platformat sociale. Falë bashkëpunimit të ngushtë me ekspertët e projektit, arritëm të rrisim shikueshmërinë tonë dhe të tërheqim më shumë audiencë,” tha Lika.

Këto arritje janë si rezultat i disa faktorëve. Më kryesorja është mbështetja e personalizuar për hartimin e një plani biznesi dhe për gazetarinë me shumë platforma. Falë kësaj, TV Teuta në ditët e sotme fokusohet në transmetimin e drejtpërdrejtë dhe pasurimin e vazhdueshëm çdo ditë të faqes së internetit dhe kanaleve të mediave sociale me përmbajtje cilësore. Po ashtu, kjo media i kushton vëmendje të veçantë diasporës duke prodhuar dokumentarë që fokusohen në nevojat e tyre.

“Ideja jonë është të krijojmë një portal modern dygjuhësh në internet. Një pjesë integrale e portalit në internet do të ishte një aplikacion përmes të cilit shikuesit dhe dëgjuesit tanë mund të ndjekin programet tona televizive dhe radiofonike në internet, pavarësisht nëse ndodhen në Mal të Zi apo kudo tjetër në botë (shtetas nga Mali i Zi që jetojnë jashtë vendit, ata që udhëtojnë, dhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar),” tha Lika.

Faqja e re në internet dhe aplikacioni, së bashku me qasjen strategjike për gazetari shumë-platformëshe, duhet të rrisin edhe më shumë trendin pozitiv. RTV Teuta u krijua në vitin 2003 dhe është media e parë dygjuhëshe në Malin e Zi, që transmeton programet e saj në gjuhën shqipe dhe atë malazeze.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të