Ndërtimi i kapaciteteve (NK/CB), i përcaktuar si procesi i zhvillimit dhe forcimit të aftësive, instinkteve, shkathësive, proceseve dhe burimeve për të cilat organizatat dhe komunitetet kanë nevojë në mënyrë që të mbijetojnë, përshtaten dhe lulëzojnë në një botë që ndryshon me shpejtësi, është një nga mjetet kryesore që Fondacioni Thomson (TF) përdor, së bashku me mentorimin dhe grantet, në mbështetjen e organeve të medias në projektin Media for All (MfA).
Gjatë fazës fillestare të projektit MfA, nga qershori 2021 deri në mars të vitit 2022, 57 media në 6 vende të Ballkanit Perëndimor (BB) u përfshinë në mbështetjen e NK-së.
Vlerësimi fillestar i nevojave tregoi se mediat kanë një gjë të përbashkët – mbulimin e temave të komunitetit lokal ndërsa përpiqen të mbijetojnë në një treg të vogël, kryesisht të varur politikisht, madje edhe jofunksional.
Ruajtja e pavarësisë dhe standardeve të tyre editoriale në mjedise të tilla është një sfidë e përditshme, kryesisht për shkak të mungesës së burimeve, financave, njerëzve dhe teknologjisë.
Gjithashtu, dallimet ndërmjet mediave janë të mëdha, për sa i përket gjendjes së tyre financiare, numrit të njerëzve dhe burimeve, numrit të platformave si kanale të shpërndarjes për publikimin e përmbajtjes dhe në disa raste kanë nevoja rrënjësisht të ndryshme për ndërtimin e kapaciteteve. Mediat, kryesisht në pronësi ose të udhëhequra nga personeli me përvojë gazetareske, i japin përparësi përmbajtjes mbi zhvillimin e biznesit.
Duke marrë në konsideratë peizazhin mediatik dhe kufizimet e sipërpërmendura, 29 ekspertë, nga 12 vende nga BP, BE dhe Britania e Madhe, filluan një proces mjaft sfidues të transferimit të njohurive të tyre tek organizatat mediatike.
Qasja Media for All

Programi filloi me një ritëm intensiv të seancave online të tranjnimit në grup, pas së cilave, gjithçka u ndryshua plotësisht drejt punës së drejtpërdrejtë 1-për-1 me organizatat e mediave individuale. Gjithçka u bë në mënyrë që t'iu përshtatet nevojave, kohës dhe burimeve të kufizuara të grantmarrësve, të cilët ishin nën barrën e aktiviteteve të shumta në kuadër të projektit MfA, gjatë kohërave të rënda të pandemisë Covid19, dhe të gjitha sfidave që ajo paraqiste në jetën e përditshme.
Programi për ngritjen e kapaciteteve të TF-së përfshiu 389 pjesëmarrës unikë (212 femra dhe 177 meshkuj) nga 57 media. Mbështetja është ofruar përmes:
- Sesioneve trajnimi në grup për tema specifike për disa media.
- Sesioneve të ngritjes së kapaciteteve 1-në-1 për organizata mediatike individuale.
- Kurseve tëe-mësimit dhe burimeve të tjera në platformën Journalift.org.
Grafiku i mëposhtëm tregon përmbledhjen e temave dhe numrin e organizatave mediatike që kanë ndjekur sesionet 1-për-1.

Duke pasur parasysh i gjithë komponenti i ndërtimit të kapaciteteve ishte opsional - përfituesit e grantit mund të zgjidhnin temat për të cilat kishin nevojë për mbështetje - menaxhimi i komunitetit, ueb analitika, marketingu dhe shitjet, menaxhimi editorial dhe tregimi vizual - ishin ato "më të njohurat".
Vladimir Stanimiroviqi, nga Lozničke Novosti, nga Serbia, theksoi se për shkak të trajnimeve intensive për vizualizimin e të dhënave, gazetarët e Lozničke Novosti filluan të publikojnë artikuj në një mënyrë më tërheqëse dhe angazhuese.
“Kjo rezultoi në rritjen e ndërveprimit në kanalet tona të mediave sociale. Për shembull, numri i ndjekësve në Facebook është rritur për 20%”, tha Stanimiroviqi.
I gjithë programi ishte fleksibël dhe i adaptueshëm për nevojat e mediave. Disa media kanë punuar me më shumë se një ekspert në fusha dhe tema të ndryshme, ndërsa disa media kanë punuar me një ekspert, në më shumë se një fushë dhe temë.
“Duke marrë trajnime të brendshme në gazetari dhe prodhim video, personeli ynë ka përmirësuar cilësinë e shkrimit të skenarit dhe tregimit vizual, duke i bërë produktet tona video më ndikuese dhe tërheqëse për t'u parë. E gjithë kjo ka rezultuar me një rritje të të hyrave prej rreth 14%”, tha Visar Hoti nga TV Tema, nga Ferizaji, Kosovë.
Mësimet e nxjerra

Shumica e punonjësve të mediave theksuan se në të ardhmen do të përdorin aftësitë dhe njohuritë e reja të fituara dhe të përmirësuara. Aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve, së bashku me mentorimin e zhvillimittë biznesit, kontribuan në qëndrueshmërinë operacionale dhe financiare të mediave duke i fuqizuar ato në fushat e përfshirjes së përmbajtjes dhe audiencës, gjenerimit të të ardhurave dhe racionalizimit të proceseve të brendshme.
Një nga mësimet kryesore nga pjesa fillestare e projektit të MfA-së është se ndërtimi i kapaciteteve mund të sigurohet më herët në projekt, për të fuqizuar organet e mediave për grupe komplekse dhe kërkuese aktivitetesh.
Mediat kërkonin mbështetje IT dhe teknike për të arritur rezultate në disa tema: në shumë raste, mediat nuk kishin burime (as personelas para) për të zbatuar ndryshime teknike që janë pjesë integrale e ndërtimit të kapaciteteve në fushat e reklamimit digjital, ueb analitikës, pagesës elektronike dhe sigurisë dhe privatësisë digjitale. Në ndërhyrjet e ardhshme, mbështetja teknike mund të jetë pjesë integrale e ndërtimit të kapaciteteve.
Mësimet e tjera kryesore të nxjerra janë:
- Ngritja e kapaciteteve duhet parë dhe zbatuar si një plan strategjik më i gjerë dhe afatgjatë.
- Mediat kërkonin IT dhe mbështetje teknike për të arritur rezultate në disa tema.
- Mediat e vogla dhe lokale kapitalizuan më shumë në ngritjen e kapaciteteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për aftësitë praktike dhe ato që synojnë individët dhe jo organizatat.
- Forcimi vetëm i individëve, në vend të ekipeve, është një rrezik për qëndrueshmërinë e mediave të vogla dhe lokale, sepse individët e fuqizuar mund të ndjekin mundësi më të mira.
Rezultatet përfundimtare treguan se organizatat mediatike i rritën njohuritë dhe aftësitë e tyre mesatarisht 35%, krahasuar me nivelin përpara se të fillonin të punonin me ekspertët.
Prezantimi i qasjeve dhe formateve të reja kontribuoi në një raportim më të dukshëm dhe larmishëm në media. Kështu, rritet ndjeshëm shtrirja e audiencës dhe natyra e angazhimit me audiencën e mediave.