Redaksia për krijimin e përmbajtjes së brenduar: Kanal i ri për të ardhurat e mediave

Lexim  minutësh

Mediat shpesh i ndjekin me përpikëri parimet e gazetarisë etike. Kjo do të thotë që ata kanë tendencë të shmangin disa praktika që i konsiderojnë tepër komerciale, shumë marketing dhe PR, sepse brengosen që adoptimi i praktikave të tilla do të ndikonte në kredibilitetin e tyre. Këto frika janë të justifikuara, por në të njëjtën kohë ato mund të bëhen problematike në sigurimin e mbështetjes financiare për funksionimin e mediave.

Fushatat crowdfunding të cilat mbështeten në mbledhjen e donacioneve nga lexuesit ose shpalljen e përmbajtjes me pagesë nuk janë zgjidhje për të gjitha mediat. Shpenzimet e tyre shpesh janë më të larta se të ardhurat e tyre, që në fund të çdo muaji e bën të vështirë për të siguruar mbijetesën. E gjithë kjo çon që media të mos jetë në gjendje të zgjerojë ekipet e tyre të gazetarëve dhe producentëve ose të mbulojë të gjitha storjet që ata dëshirojnë dhe në fund, të mos jenë në gjendje të sigurojnë raportimin e plotë për audiencën e tyre.

Për fat të mirë, ekziston zgjidhje për këtë problem dhe lajmi i mirë është se shumë media tashmë kanë të gjitha burimet e nevojshme për ta zbatuar atë. Me riorganizimin e biznesit të tyre, mediat mund të formojë një redaksi speciale të lajmeve për të krijuar përmbajtje të brenduar (brend njuzrum) që do të hapë një dritare në botën e mundësive të reja të monetizimit dhe do t'i mundësojë ata të mbështesin financiarisht qëllimin themelor të ekzistencës së tyre - duke siguruar gazetari me cilësi të lartë dhe të besueshme.

Ngjashmëri e pazakontë në metodat e marketerëve dhe mediave

Roli kryesor i mediave është mbrojtja e interesit publik nga padrejtësitë politike dhe ekonomike, si dhe dhënia e formës vetëdijes publike. Metodat që ata përdorin për të arritur këtë qëllim përfshijnë informimin dhe edukimin e audiencës së synuar - shepshëherë për popullatën e përgjithshme. Zakonisht, argëtimi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për rritjen dhe zgjerimin e shtrirjes së lajmeve dhe krijimin e lexuesve të rregullt të mediave.

Është interesante se një qasje e ngjashme mund të shihet edhe në marketing. Edhe pse bëhet fjalë për aktivitete të ndryshme, të si rritja e ndërgjegjësimit për brendin, forcimi i besnikërisë dhe njohjes së brendit duke promovuar dhe shitur produkte ose shërbime si qëllimi përfundimtar, megjithatë, metodat e përdorura janë në bazë të njëjta sepse brendet gjithashtu komunikojnë me audiencën e tyre me qëllim që t'i informojnë, edukojnë dhe argëtojnë.

Nëse i lëmë anash aktivitetet dhe motivet e tyre, do të shohim se mediat dhe industria e marketingut në bazë përdorin të njëjtat metoda të punës. Nuk bën shumë ndryshim edhe kur bëhet fjalë për mundësitë e të punësuarve, pasi që të dyja palët kanë nevojë për njerëz të aftë për të krijuar storje të mira - pa dallim se a janë të prezantuara para publikut në format të shkruar ose video.

Bota e marketingut tashmë e ka njohur këtë ngjashmëri. Kjo është arsyeja pse agjencitë e marketingut dhe departamentet e marketingut të brendshëm në kompani po rekrutojnë gjithnjë e më shumë gazetarë në sektorët e tyre të krijimit të përmbajtjes. Njohuritë dhe ekspertiza e tyre në hulumtimin, analizimin dhe krijimin e storjeve të mahnitshme nuk janë pa u vënë re.

Edhe pse mund të duket si një avantazh i njëanshëm, kjo nuk është e vërtetë, sepse ashtu si marketerët kanë se çka të mësojnë nga gazetarët, ashtu edhe gazetarët kanë shumë për të mësuar nga marketerët. Në rastin më të mirë, ata mund të krijojnë një kanal tërësisht të ri për të ardhurat e medias duke miratuar qasje të caktuara të marketingut dhe duke shndërruar disa nga redaksitë e tyre në të ashtuquajturat redaksia të brendrumit - redaksi për krijimin e përmbajtjes së brenduar.

Mundësia që mediat të fitojnë nga marketingu nëpërmjet përmbajtjes

Në dekadat e fundit, ndërmarrjet e mëdha, përfshirë American Express, BMW, Lush, Spotify, Under Armour dhe Red Bull, e kanë kuptuar që vetë reklamimi nuk mjafton. Ata kishin nevojë për një mënyrë të arrijnë deri tek ata klientë që nuk reagonin ndaj "bombardimeve" të reklamave nëpër bilborde, TV, radio dhe revista.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë qëllim të fshehtë, me qëllim të keq; të gjitha këto kompani duan është të rrisin vetëdijen për brendin e tyre. Ata kishin nevojë për të krijuar një kombinim fitues - qasje që u mundëson brendeve të ndërtojnë një komunitet besnik, dhe njëkohëshisht u ofron klientëve përmbajtje cilësore. Kështu, kompanitë filluan të krijonin redaksi të brendshme për të krijuar përmbajtje të brenduar.

Nëse po pyesni se çfarë është një brend njuzrum - është organizatë, kompani ose departament i brendshëm që mbledh, shqyrton, krijon dhe boton përmbajtje origjinale për të informuar, edukuar dhe argëtuar klientët ekzistues dhe potencial të një brendi të veçantë, me qëllimin përfundimtar të profitohet prej tyre.

Merrni, për shembull, Red Bull, prodhues i pijeve energjike dhe ambasador i sporteve ekstreme, i cili ka një brend njuzrum jashtëzakonisht efektiv - departament për krijimin e përmbajtjes së brenduar. Padyshim, fushata e tyre më e famshme ishte Red Bull Stratos Jump nga viti 2012, e cila "gozhdoi" miliona njerëz nga e tërë bota para ekraneve të TV, kompjuterit dhe ekraneve të smarfonave, ndërsa Felix Baumgartner bëri një rënie të paparë të lirë nga stratosfera e Tokës.

Ky është kulmi i përmbajtjes së brenduar dhe shembulli i përsosur i asaj që mund të arrijë redaksia e mirë. Dukshmëria që një përmbajtje e tillë e marketingut mund të sigurojë është e pakrahasueshme - që nuk do të thotë se reklamimi është më pak i rëndësishëm. Përkundrazi, marketingu nëpërmjet të përmbajtjes dhe reklamimi duhet të shkojnë gjithmonë dorë për dore, të mbështesin njëri-tjetrin me qëllim që të arrihen rezultatet më të mira.

Megjithatë, jo të gjitha kompanitë kanë mundësi të krijojnë një departament të brendshëm për të krijuar përmbajtje të brenduar. Ky është një moment që mediat mund ta përdorin në avantazhin e tyre! Duke rishpërndarë njerëzit dhe duke krijuar redaksi për të krijuar përmbajtje të brenduar që kompanitë mund t'i angazhojnë sipas nevojës, media mund të sigurojë një pjesë për ata në industrinë multimilionëshe të marketingut nëpërmjet të përmbajtjes.

Gazetarët në marketing: Rreziku i konfliktit të interesit

Para se të fillojmë të kërcejmë nga lumturia për shkak të kësaj mundësie të re që i jepet mediave - duhet të merret parasysh një gjë. Siç më e përmendëm, mediat duhet gjithmonë t'i përmbahen 5 parimeve të gazetarisë etike: e vërteta dhe saktësia, pavarësia, drejtësia dhe paanësia, humaniteti dhe përgjegjësia. Nëse hiqni ndonjë nga këto "shtylla", rrezikoni besueshmërinë e redaksisë suaj.

Prandaj, një shtëpi mediatike që vendos të krijojë redaksi për të krijuar përmbajtje të brenduar për klientët duhet të jetë e kujdesshme për ruajtjen e besueshmërisë së saj. Kjo do të thotë se duhet të përmbahet nga dhënia e projekteve redaktuese për shkrimin e përmbajtjes së brenduar gazetarëve të culët merren me raportim. Ekzistojnë dy zgjidhje të mundshme. E para përfshin dhënien e projektit krijuesve të përmbajtjes të cilët nuk janë gazetarë dhe e dyta i referohet faktit që gazetarët të cilët marrin pjesë në punën redaktuese të krijimit të përmbajtjes së brednuar duhet të hiqen nga raportimi. Pyetja është: Pse?

Imagjinoni një kompani që prodhon produkte lëkure me cilësi të lartë. Kompania dëshiron të pozicionohet në treg dhe të kërkojë shërbime redaktuese për të krijuar përmbajtje të brenduar. Redaksia ia cakton këtë projekt njërit prej gazetarëve të saj. Një vit më vonë, del se e njëjta kompani po ndot mjedisin me mbeturina toksike. Media dërgon një gazetar i cili ka krijuar përmbajtje të brenduar të raportojë mbi ngjarjen dhe këtu është problemi: një gazetar i cili më parë krijoi përmbajtje për një kompani tani raporton abuzimin nga ana e tyre. Shumë problematike, apo jo?

Kështu, një shtëpi mediatike mund të krijojë redaksi të veçantë për të krijuar përmbajtje të brenduar, duke respektuar parimet etike të gazetarisë dhe duke shmangur vërejtjet publike ose akuzat për konflikt interesi të çdo lloji. Kjo ndarje organizative mund të theksohet më tej me brendin që do të ndajë qartë redaksitë kryesore nga redaksia për krijimin e përmbajtjes së brenduar, duke caktuar një emër tjetër, logo dhe adresë të internetit.

Formimi i redaksisë për krijimin e përmbajtjes së brenduar si zgjidhje për të gjitha shtëpitë mediatike

Shumë media tashmë kanë të gjitha burimet e nevojshme për të formuar redaksi për të krijimin e përmbajtjes së brenduar. Ata kanë krijues të përmbajtjes, ekip xhirues dhe montues të videove dhe të gjitha pajisjet e nevojshme. Në raste të tilla, formimi i një redaksie nuk duhet të jetë problem shumë i madh, sepse plotësohen të gjitha parakushtet.

Ekzistojnë edhe media që botojnë vetëm gazeta dhe revista të shtypura. Ata zakonisht nuk kanë xhirues dhe redaktues të videove, që do të thotë se ata nuk kanë mundësi të brendshme të formojnë redaksi për krijimin e përmbajtjes së brenduar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata nuk duhet të punojnë në të. Edhe pse kjo mund të kërkojë angazhim shtesë dhe disa riorganizime, edhe mediat e tilla mund të formojnë një redaksi për të krijuar përmbajtje të brenduar.

Gjëja e parë që ata duhet të bëjnë është të angazhojnë staf plotësues që përfshin një ekip kameramanësh, redaktorë të videove dhe krijues të përmbajtjes. Ndoshta tani e mendoni vijuesen: nëse ata tashmë e kanë tejkaluar konsiderueshëm buxhetin e tyre, nuk ka asnjë mënyrë që ata të kenë mundësi të punësojnë një ekip të tërë njerëzish të rinj. Megjithatë, pikërisht kjo është arsyeja pse krijimi i një redaksie për krijimin e përmbajtjes së brenduar është zgjidhja më e mirë.

Të ardhurat që një redaksi mund të sigurojë, madje edhe në ekipe të vogla me vetëm disa njerëz, mund të tejkalojnë shumë shpenzimet për njerëzit që janë të punësuar ose të angazhuar në të. Me fjalë tjera, redaksia për krijimin e përmbajtjes së brenduar krijon profit që mund të përdoret për të mbuluar mungesën e krijuar nga redaksitënë shtëpinë mediatike

Domethënë, nëse jeni pyetur se si ta zgjidhni problemin e financimit në shtëpisë tuaj mediatike, ndoshta është koha t'i merrni gjërat në duart tuaja! Nëse keni nevojë për këshilla shtesë për ta krijuar redaksinë për krijimin e përmbajtjes së brenduar ose organizimin e punës tuaj, jemi në përgatitje të një artikulli me të gjitha përgjigjet.

Jernej Verbiç është ekspert në gazetari, prodhim mediatik dhe sipërmarrje në fushat e komunikimit dhe markës. Ai ka 20 vjet përvojë pune si redaktor dhe reporter në median publike RTV Slloveni; Televizioni më i madh komercial në Slloveni, POP TV dhe e përditshmja Delo, një korrespodent i New York City për të përditshmen Dnevnik; dhe një menaxher projekti dhe zhvillimi në Shoqatën Sllovene të Gazetarëve. Aktualisht, ai është Partner Menaxhues i redaksisë së lajmeve të markës Dobre zgodbe, kryesisht duke punuar si konsulent për brandin e redaksive të lajmeve, business storytelling, përmbajtjen e mediave dixhitale dhe zhvillimin e strategjisë për media të ndryshme në Ballkanin Perëndimor.

Kristijan Jean Radikoviç është një mjeshtër fjalësh me përvojë dhe një master në anglisht dhe poezi. Pas një karriere të pavarur si përkthyes dhe redaktor, ka punuar si shkrimtar për një shkëmbim kripto ndërkombëtar. Me përvojën që fitoi, ai gjeti vendin e tij në redaksinë e Dobre zgodbe, ku kryen kërkime dhe shkruan për brende lokale dhe globale.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të