Sa kontribuon media lokale në dialogun në komunitet? A janë mediat lokale mjaftueshmërisht gjithëpërfshirëse?

Lexim  minutësh

How-much-does-the-local-media-contribute-in-community-dialogue

Nga perspektiva e përbashkët, roli i platformave të komunikimit dhe dialogut perceptohet si instrument për rritjen e bashkëpunimit dhe pajtimit. Më e rëndësishmja, ky komunikim përdoret si instrument për arritjen e një klime tolerance ndërkulturore dhe mirëkuptimi të ndërsjellë. Gjithsesi, në kontekstin vendor, në debatin e shoqërisë kosovare mbizotërojnë ende modelet tradicionale dhe patriarkale të komunikimit – modele që janë veçanërisht më të theksuara në zonat rurale dhe te brezi i vjetër.

Si kornizë për debatin në Kosovë, mediat lokale nuk kanë përjetuar ndryshime rrënjësore apo të kenë treguar progres të jashtëzakonshëm.

Nga ana tjetër, zhvillimi i komunitetit është i vështirë për t’u përfaqësuar në mënyrë të paanshme përmes platformave të mediave lokale, të cilat duhet të përballen me klishetë vendase dhe përgjithësimet në lidhje me besime të caktuara dhe përfaqësimin kulturor. Ka shumë raste ku mediat përdorin qëllimisht një qasje diskriminuese, duke ilustruar dhe theksuar ndarjet dhe paragjykimet e klasave.

Mungesa e kapaciteteve të mediave lokale për të nxitur më tej dialogun në komunitet nuk ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për përfshirjen aktive të komuniteteve në procesin e pajtimit ose për përhapjen e njohurive mbi përfitimet e tij. Gjatë viteve ‘90, lindja e nacionalizmit çoi në krijimin e mediave të njëanshme dhe të ndikuara nga politika, ndërsa konflikti në vetvete pengoi më tej tranzicionin normal të mediave nga media të kontrolluara nga shteti në media moderne, demokratike, private dhe në shërbim të publikut.

Mediat lokale në Kosovë përballen me mungesën e qëndrueshmërisë financiare. Kjo i vë ato përballë sfidës së gjetjes së një fuqie punëtore të kualifikuar dhe i detyron të pranojnë reporterë pa përvojë – problem që përkeqësohet edhe më shumë nga kushtet e dobëta të punësimit, niveli përgjithësisht i dobët i arsimit në gazetari, etj.

Mediat lokale që e kanë bazën jashtë Prishtinës duket se po funksionojnë edhe më keq për shkak të një tregu mediatik shumë të kufizuar. E gjithë kjo tregon që mediat lokale shpesh mund të mos kenë burimet, kohën ose aftësitë e nevojshme për të ndjekur dhe ushqyer dialogun në komunitet.

Degjenerimi që në sistem i konceptit “dialogu i komunitetit”

Degjenerimi që në sistem i konceptit “dialogu i komunitetit”

Ideja e dialogut dhe bashkëpunimit në komunitet ka vuajtur dhe ka degjeneruar gjatë dy dekadave të fundit, që kur u soll për herë të parë në vëmendje të publikut si kusht për bashkëjetesën paqësore dhe pajtimin. Ndonëse nevoja për dialog në komunitet vazhdon të mbetet një domosdoshmëri e pazëvendësueshme për bashkëjetesën paqësore dhe përbën një përparësi të madhe në Kosovë, ndonjëherë ky prioritet duket si i trilluar dhe i imponuar nga të huajt, duke shkaktuar rezistencë të fshehur dhe të brendësuar dhe shmangie nga kuptimi i vërtetë i konceptit.

Duke marrë parasysh që dialogu në komunitet është një koncept relativisht i ri, problemet me të cilat u përball ky dialog në Kosovë bënë që shumë kuptime të dialogut të humbasin në përkthim dhe, si rrjedhojë, të mos sigurohej koha e mjaftueshme për publikun e gjerë për ta kuptuar plotësisht termin. Gjithsesi, në shumë raste, nevoja për dialog është interpretuar si imponim politik, duke krijuar kështu një sërë paragjykimesh dhe stereotipesh.

Në fakt, çfarë është dialogu në komunitet?

Gjithëpërfshirja si koncept nënkupton së pari pranimin se pa favorizuar një palë ndaj një tjetre, të gjitha pasuritë aktuale kulturore/kombëtare/etnike përfaqësojnë segmentet përbërëse të një shoqërie. Duke pranuar këtë gjë nxisim një qëndrim konstruktiv ndaj harmonisë shoqërore dhe respektit për komunitetin.

Për më tepër, promovimi aktiv i dialogut gjithëpërfshirës mes komuniteteve nga mediat lokale mbetet ende domosdoshmëri, veçanërisht kur vjen puna për të gjetur terrenin e përbashkët për identifikimin, mbrojtjen dhe zbatimin e mundësive që ofrohen për pajtim.

Mediat lokale, që përpiqen të bëhen të pavarura nga qeveria, bizneset, institucionet fetare, dhe partitë politike, fitojnë besueshmëri nga komuniteti të cilit i shërbejnë dhe veprojnë si kanale plotësuese debati që bëjnë të mundur qytetarinë aktive dhe pjesëmarrjen politike për të gjithë.

Ndonëse mediat lokale në mënyrë më specifike i shërbejnë nxitjes së dialogut ndërkulturor, dikush mund të pyesë nëse kosovarët kanë pasur ndonjë mundësi për dialog të brendshëm me qëllim vlerësimin e marrëdhënieve që kanë me mjedisin rrethues si dhe për vlerësimin e kapacitetit për të marrë vendime të informuara për të ardhmen e tyre. Rreziku i një jete të fabrikuar – që nuk kuptohet ashtu siç duhet apo nuk që pranohet nga komuniteti, e shoqëruar edhe me varësinë ndaj bashkësisë ndërkombëtar – është se kjo jetë ka një datë skadence.

A mund të ndryshojnë politikat për këtë çështje?

A mund të ndryshojnë politikat për këtë çështje?

Nocioni i progresit shpesh mbetet i lidhur dhe ngatërrohet për gjëra të tilla si ndërtimi i qendrave të qytetit, ndërkohë që anashkalohen gjërat e një rëndësie madhore – në radhë të parë pajtimi, të drejtat e njeriut dhe cilësia e jetës.

Duke pasur parasysh ndikimin që mund të kenë ato për sa i përket përmirësimit të dialogut në komunitet që çon drejt pajtimit, fuqizimi i mediave lokale duhet të nxitet vazhdimisht nga vendimmarrësit. Edhe pse në kontekstin e Kosovës, roli i mediave lokale mbetet i fuqishëm dhe i pazëvendësueshëm për sa i përket kontributit në demokratizimin e mëtejshëm dhe në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, deri tani një potencial i tillë nuk është shfrytëzuar mjaftueshmërisht në vend.

Ideja e bashkësisë ndërkombëtare për multi-etninë vjen nga koncepti perëndimor i multi-etnisë dhe bazohet në përvojat dhe rrethanat e tyre. Në fakt, kosovarët nuk e konsideronin njëri tjetrin si grupe multi-etnike që jetojnë në një vend, por kishim shumë më tepër gjëra të përbashkëta nga sa mund të imagjinonte bashkësia ndërkombëtare.

Sipas raporteve të përgatitura nga organizata të ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, qëllimet e mira pavarësisht qasjes së bashkësisë ndërkombëtare janë perceptuar më shumë si predikim për multi-etninë pa lënë më shumë hapësirë për tolerancën duke u mbështetur në zhvillimin e traditave dhe praktikave vendore. Kjo gjë, nga ana e vet, pengon realizimin e proceseve të pajtimit të vërtetë.

Besohet se mungesa në përgjithësi e vetë-reflektimit dhe vetëkritikës tek mediat lokale në Kosovë ndikon negativisht në potencialin që mund të kenë ato në shpërbërjen e miteve dhe paragjykimeve për “njëri tjetrin” dhe për të nxitur të kuptohet më mirë koncepti “ndëretni”. Po ashtu, situata e vështirë ekonomike me të cilën përballen këto media nuk ndihmon në ndërtimin e tolerancës, por shpesh shërben si rrugë e lehtë për të fajësuar “njëri tjetrin” për varfërinë dhe mungesën e begatisë. 

Përfundim

Përfundim

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet çështjes së vullnetit politik në Kosovë, vëmendje që ishte e fokusuar më shumë në pozicionimin e Kosovës si një shtet i sapokrijuar në arenën ndërkombëtare sesa në mirëqenien e shoqërisë. Konceptet politike në Kosovë u ndërtuan më së shumti mbi një qasje nga lart poshtë, që do të thotë se procesi i vendimmarrjes është përjashtues dhe dialogu si instrument nuk është përdorur mjaftueshëm. Kjo qasje bëhet edhe më e dukshme në hartimin e ligjeve të ndryshme, të cilat nuk harmonizohen sa duhet me legjislacionin përkatës dhe që u mungojnë zbatimi efektiv në terren.

Rreziqet e mungesës së dialogut duhet të kuptohen tërësisht, duke qenë se ato mund të çojnë në krijimin e perceptimit stereotipik të tjetrit, të krijojnë klimën e dyshimit të ndërsjellë, të tensionit dhe ankthit, të përdorin pakicat si rrugë shpëtimi, dhe përgjithësisht të nxisin intolerancën dhe diskriminimin.

Për të krijuar një mjedis më të favorshëm, politika në Kosovë duhet të ushqejë lidhjen ndërmjet vendimmarrësve dhe komuniteteve në mënyrë që të shmanget prishja e dialogut, ku pasojat mund të çojnë në ekstremizëm dhe, në fakt, edhe në terrorizëm.

Për më tepër, përfshirja e dialogut në komunitet si instrument mund të kontribuojë në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Sipas shembujve të suksesshëm në Bashkimin Evropian, historia ka qenë paqësore dhe produktive sa herë që mbizotëronte një vendosmëri e vërtetë për të folur me fqinjin tonë dhe për të bashkëpunuar përtej vijave ndarëse. Vetëm dialogu u bën të mundur njerëzve të jetojnë në unitet në diversitet.

Dafina Beqiri ka mbi 18 vjet përvojë profesionale në organizim, zhvillim strategjik dhe menaxhim ndryshimi. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka punuar ngushtë me aktorë të ndryshëm të mediave në rajonin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka njohuri të gjera rreth mediave dhe nevojave të komunikimit në rajon pasi ka udhëhequr iniciativa të shumta (të tilla si ajo me Këshillin e Europës) në lidhje me promovimin e lirisë së shprehjes dhe shtypit me një fokus në dialogun dhe pajtimin në Ballkan. Përvojat e saj ndërkulturore dhe ndërkombëtare rritën aftësitë e saj natyrore të lidershipit dhe i mundësuan asaj të bëhet një mentore dhe trajnere e shkëlqyeshme për tema të ndryshme që kërkojnë mbështetje në zhvillimin organizativ, dialogun ndërkulturor dhe lidership.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të