Shqipëri, RTSH Gjirokastra: Rritje e vizibilitetit nëpërmjet serive të dokumentarëve

Lexim  minutësh

rtsh

Transmetuesi publik lokal nga Gjirokastra, një qytet i vogël piktoresk në jug të Shqipërisë, rriti ndikimin dhe potencialet për rritje të të ardhurave nëpërmjet ofrimit të programeve të reja dhe të freskëta. Kështu, si pjesë e Projektit “Media për të gjithë”, RTSH Gjirokastra prodhon dokumentarë për zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor të qarkut të Gjirokastrës. Deri tani janë prodhuar 4 nga 10 dokumentarët e planifikuar. Ndër temat e trajtuara janë rinia, çështjet e minoritetit, gratë sipërmarrëse, mjedisi, sfidat e agro-turizmit dhe zhvillimi i rajonit. 

Nga RTSH Gjirokastra theksojnë se reagimi i publikut është pozitiv. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është “rritja e të ardhurave nga reklamat për këtë media”. Një efekt tjetër anësor është kërkesa në rritje për agrobiznesin lokal të promovuar përmes dokumentarëve.

Dy nga dokumentarët u kërkuan nga zyra qendrore në Tiranë për t’u transmetuar në Transmetuesin Publik Kombëtar,” na thanë nga RTSH Gjirokastra.

Ideja e tyre për biznes është të zgjerohet numri i reklamuesve duke diversifikuar dhe përmirësuar cilësinë e përmbajtjes mediatike dhe të programit televiziv. Një tjetër qëllim i rëndësishëm është përmirësimi i pranisë së këtij televizioni në mediat sociale.

Projekti “Media për të gjithë” po mbështet RTSH Gjirokastra për sigurimin e pajisjeve cilësore, të cilat më parë i mungonin kësaj medie, për prodhimin dhe editimin e videove, si dhe po ofron mbështetje për ngritjen e kapaciteteve/mentorim në lidhje me prodhimin dhe transmetimin e dokumentarëve.

Arjan Xhani, Drejtor i RTSH Gjirokastra, theksoi se “kjo është hera e parë që marrin financim nga një donator,” duke shtuar se “cilësia e dokumentarëve është mjaft e mirë falë pajisjeve të reja dhe mbështetjes që na kanë dhënë ekspertët e Projektit ‘Media për të gjithë’.”

Deri në fund të projektit në mes të vitit 2022, RTSH Gjirokastra do të prodhojë 6 dokumentarë të tjerë, duke mbuluar çështje të tjera social-ekonomike ndërkohë që promovon karakteristikat e një turizmi të pasur të të gjithë rajonit.

Journalift është një platformë burimore në internet me praktika dhe njohuri më të fundit për personat që duan të dinë më shumë rreth zhvillimit të medias, biznesit të medias dhe tendencave më të reja në industrinë e medias. Platforma është krijuar si një qendër njohurish e përqendruar në nevojat e mediave. Ne e shohim veten si ‘game changers’, në komunitetin e zhvillimit të mediave që sjellin ide të reja, mjete inovative dhe qasje të bazuara në rezultate, për funksionimin e bizneseve mediatike.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe përdorimin e institucioneve të pagesave që ofrohen. Sipas një numri të madh raportimesh nga institucionet dhe mediat përkatëse, ishte një periudhë e rritjes së tregtisë elektronike dhe modeleve të ndryshme të abonimit që mbeti, ndoshta jo në atë masë,

Tema:

Artikujt më të fundit:

Pse nuk duhet të hiqni dorë nga modeli i abonimit?
Periudha e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në ndryshimin e zakoneve të qytetarëve në mjedisin online dhe
Si mund të bashkëpunojnë më mirë gazetarët vendas dhe ata hulumtues?
Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga
ABC-ja e gazetarisë mobile dhe pse duhet ta konsideroni atë
Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj?
Arritni një përvojë të lehtë, të shpejtë dhe tërheqëse të ngjashme me aplikacion por pa aplikacion origjinal
A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të