Mentorim i Dedikuar: Çfarë kemi mësuar përmes zbatimit të Përshpejtuesit (Accelerator) të Medias në Ballkanin Perëndimor?

Lexim  minutësh

Përmirësimi i modeleve të biznesit të mediave lokale në Ballkanin Perëndimor dhe testimi i burimeve të reja të të ardhurave në një situatë kur gjendja e lirive të mediave nuk ka qenë kurrë më e keqe, dhe vetë mediat janë praktikisht të padukshme në tregjet mediatike, duket si një “mision i pamundur“. Por projekti ‘Media for All’ dhe Fondacioni Thomson si partneri i tij kryesor në fushën e mbështetjes biznese ndaj mediave, bësoi thellësisht se egzistonin disa mënyra dhe modalitete të mbështetjes që do t’i ndihmonin mediat profesionale lokale të zhvillohen. 

Mediat lokale janë një burim i rëndësishëm informacioni për komunitetet lokale, pavarësisht nëse ata jetojnë në Ballkanin Perëndimor ose pjesërisht kanë emigruar për të jetuar jashtë kufijve të vendit dhe përbëjnë një diasporë të shumtë ballkanike.

Ekipi i projektit u përpoq të përmirësonte në mënyrë domethënëse praninë e tyre digjitale, të testonte ide të reja biznesi, të përmirësonte njohuritë dhe aftësitë e stafit të tyre profesional, të përmirësonte prodhimin dhe cilësinë e përmbajtjes dhe informacionit dhe - në përgjithësi - t'i bënte këto media më konkurruese në komunitetet e tyre lokale dhe po ashtu ta ndërtonte ose përmirësonte marrëdhënien e besimit me audiencën e tyre.

Ndër mekanizmat më të rëndësishëm të mbështetjes së programit për partnerët tanë mediatikë me trajnimet - në grupe dhe individuale, grantet e zhvillimit dhe me mësimin online (e-learning), mentorimi i vazhdueshëm dhe i përkushtuar rezultoi të ishte një nga shtyllat kryesore për punën e sukseshme me mediat dhe rezultatet që mbeshtetja ka marrë.

A egziston një recetë për sukses?

Nuk ka asnjë recetë unike për mentorim të suksesshëm e cila do të sillte rezultate të barabarta dhe sukses në kontekste të ndryshme, me media të ndryshme, ide të ndryshme biznesi dhe me dinamikë specifike të marrëdhënieve dhe të komunikimit. Mentoret dhe mentorët, si dhe programet me të cilat bashkëpunojnë, gjithmonë u përshtaten gjithmonë mediave, apo çdo klientit tjetër me të cilin punojnë. Megjithatë, është e mundur të numërohen disa përbërës të asaj formule magjike të mentorimit të sukseshëm, e cila përcaktoi punën e mentorimit të koordinuar nga ana e Fondacionit Thomson.

Njëri nga mentorët tanë në Dritarin e tij i ka shpjeguar përvojën e tij personale, dhe në të njëjtën kohë ka ndarë përshtypjet e tij se si shkoi i gjithë procesi.

Si pjesë e projektit "Media for All", Fondacioni Thomson drejton Media Accelerator - një program rajonal mbështetjeje për zhvillimin e ideve të biznesit me përqendrim te mediat lokale dhe ato më pak të zhvilluara, dmth mediat misioni, fokusi dhe përmbajtja e të cilave janë specifike (të ashtuquajtura niche), siç janë mediat e pakicave, mediat jofitimprurëse, mediat që janë të profilizuara si kërkimore ose të përqendruara mbi tema të tilla si ekonomia, etj.

Për punën e mentorimit mbi zhvillimin dhe testimin e ideve të biznesit, faza kryesore ishte ajo e ndërtimit të besimit gjatë tre muajve fillestarë të mbështetjes, nga nëntori 2020 deri në fund të janarit 2021. Duke pasur parasysh numrin e mediave (59 shtëpi mediatike), pjesëmarrësve në proces (mbi 100) , numri i mentoreve dhe mentorëve (29) dhe modalitetin e punës - online për shkak të masave kufizuese që ishin në fuqi në atë kohë për shkak të Covid-19 - ishte e nevojshme të mbrohej autonomia e procesit dhe të mundësohej që të dyja palët - vetë mediat dhe grupi i mentorimit, i cili ishte krahu i zgjeruar i ekipit të projektit - të jenë sa më të përkushtuar që të jetë e mundur.

Pas vlerësimit të cilësisë së planeve të biznesit, i cili është bërë nga ekipi i projektit, 55 nga 59 media morën mbështetje financiare për zbatimin e tyre përmes granteve në periudhën mars 2021 - prill 2022. Për të ilustruar suksesin e këtij procesi dhe përshtatshmërinë e ekipit të projektit, dua të përmend vetëm se fillimisht kishim planifikuar të punonim me 36 media (dhe tani kemi punuar me gjithsej 59), dhe se buxheti për grante është rritur nga 750,000 £ në 1.26 milion £.

Me mbështetjen e mentorimit vazhduam edhe gjatë zbatimit të planeve të biznesit, përmes sistemit të monitorimit të progresit të mediave dhe arritjes së qëllimeve nga planet e biznesit, të cilin e zhvilluam së bashku me menaxheret e granteve të Këshillit Britanik.

Mentoret dhe i mentorët

Në kuadër të projektit 'Media for All', Fondacioni Thomson punon me 29 profesionistë - 12 mentore dhe 17 mentorë. Ata vijnë nga 10 vende të ndryshme, duke përfshirë, përveç Ballkanit Perëndimor, edhe vendet e Bashkimit Evropian. Ata sjellin me vete ekspertizë të ndryshme në fushat e zhvillimit të medias, gazetarisë, biznesit, arsimit të lartë dhe hulumtimit.  Lidhja e mentoreve/ëve me ekipet e mediave, krahas ekspertizës së lartëpërmendur, mori parasysh edhe idetë e biznesit që mediat delegonin në fillim të procesit si dhe kontekstin brenda të cilit këto media operojnë. Në disa raste, si në Shqipëri, njohja e gjuhës ishte një nga kriteret e lidhjes. Për shkak të kompleksitetit të procesit, në secilën nga gjashtë vendet e rajonit, kishim një koordinator/e që kishte detyra shtesë përveç detyrave të mentorimit në mënyrë që i gjithë procesi i mentorimit të zhvillohej sipas planit, dhe shkëmbimi i përvojës midis ekipit të TF-së, mentoret/ët dhe mediat u maksimizuan.  

Besimi është kyç: Është një tren që kalon vetëm një herë...

Nuk ekziston pa arsye citimi se „ka një tren i cili kalon vetëm një herë në jetë... dhe quhet besim“. A ka ndonjë faktor më të rëndësishëm që përcakton dhe ndikon në marrëdhëniet njerëzore, komunikim dhe në punën e përbashkët në grup? Duket se jo. Në mjedisin e biznesit, në vetë biznes, madje edhe në zhvillimin e medias - sektori të cilit angazhimi ynë është më i afërt, besimi u bë në një formulë magjike dhe një koncept kyç (madje edhe kryefjalë/buzzword) të cilit i aspirohet dhe pa të cilin nuk mundet.

Gjëja më e mirë që ka ndodhur në punën tonë të mentorimit është se ne fituam një mik, në radhë të parë, dhe më pas një mentor që në mënyrë të padiskutueshme ndan njohuri, përvoja dhe aftësi.”

Ndërtimi i besimit në nivelin e ekipit të projektit dhe partnerëve apo klientëve të tyre, në këtë rast - mediave lokale dhe rajonale - është një parakusht kryesor për suksesin dhe rezultatet përfundimtare.

29 mentore dhe mentorë që punonin me 59 partnerë mediatikë gjatë periudhës katërmujore në të cilën punonin së bashku mbi krijimin e planeve biznesi dhe buxheteve, arritën të fitojnë besimin e mediave me qasjen e tyre të hapur, integritetin dhe dhe disponueshmërinë. Pa atë ‘përbërës’ thelbësor, nuk do të krijohej as magji rreth marrëdhënieve tona, as nuk do të kishte rezultate dhe kënaqësi përfundimtare.

Njohuri dhe ekspertizë: Mbështetje jashtë pritshmërive.

Puna e mentorimit nuk do të thotë vetëm ekspertizë ose ekspertizë në ndonjë fushë të caktuar. Ajo është më e vështirë dhe nënkupton në të njëjtën kohë cilësi profesionale, personale dhe pedagogjike. Por, njohuritë - veçanërisht ato të zbatueshme në praktikë - që grupi ynë i mentorimit ua ka ofruar mediave në komunikimin e tyre të përditshëm është një nga burimet më të vlefshme.

“Mentori ynë ishte shumë i përgatitur, veçanërisht në lidhje me përmbajtjen në internet dhe reklamat digjitale. Ndihma e tij ka rezultuar në një rritje të abonimeve në mediat sociale dhe vizitave në faqet e internetit që kanë tejkaluar pritshmëritë tona.“

Mënyra se si u ndanë njohuritë dhe më vonë u krijuan ndryshime në mënyrën e të menduarit dhe të punës në vetë mediat, është një kontribut i pamatshëm në zhvillimin e këtyre mediave profesionale. Pavarësisht nëse janë fusha specifike - ekonomia e mediave, IT, angazhimi i komunitetit, marketingu digjital, etj. - ose disa tema të caktuara, mentoret/ët i ndanë njohuritë e tyre në mënyrë joegoiste me mediat, duke i bërë ata, veten dhe të gjithë programin tonë më të pasur për një përvojë të re.

Thjeshtësia dhe përkushtimi. Ne jemi të gjithë një ekip.

“Puna me mentorin është perfekte. Madje shkon përtej mentorimit dhe vepron si një pjesë e vërtetë e ekipit. I kemi kapërcyer takimet formale të renditura në rregullat e projektit. Komunikojmë pothuajse çdo ditë, ai është i përfshirë në të gjitha aktivitetet.”

Ndërtimi i besimit ndërmjet mentorëve dhe mediave ishte çelësi i suksesit, por vlera e shtuar e të gjithë procesit u reflektua në përkushtimin e shumë mentoreve/ëve për punën dhe mbështetjen e ekipeve të mediave. Shpesh angazhimi i tyre shkonte përtej marrëdhënies kontraktuale, e cila teorikisht është e lehtë për t'u përcaktuar përmes një liste aktivitetesh dhe shërbimesh specifike - i ashtuquajturi - Përshkrimi i punës ose Scope of Work. Megjithatë, praktika ka treguar se është  më shumë fluide dhe e paparashikueshme, dhe ekipi i mentorimit i TF-së reagoi ndaj kësaj në mënyrë adekuate dhe proaktive. Në lidhje me këtë, karakteristika tjetër e mentorimit të mirë, është fleksibiliteti.

Fleksibiliteti është një virtyt. Asgjë nuk është e gdhendur në gur.

Komunikimi i rregullt dhe i hapur karakterizoi marrëdhëniet e ekipit të Thomson-it me grupin e mentorimit, si dhe me mediat, të cilat janë përdoruesit përfundimtarë të mbështetjes sonë. Kjo na lejon të gjithëve të identifikojmë së bashku mangësitë, problemet dhe pengesat për zhvillimin e papenguar të aktiviteteve, por edhe - çfarë është më e rëndësishme - të kërkojmë në mënyrë aktive zgjidhje dhe t'i përshtatemi nevojave reale të mediave dhe planeve të tyre të biznesit.

Gjatë gjithë kësaj periudhe mentori ynë ishte në dispozicion për çdo pyetje dhe çdo keqkuptim që kishim. Ai ishte shumë i përzemërt dhe i sjellshëm me ne, ndaj nuk kishim drojë t'i bënim disa pyetje budallaqe. Ai na sqaroi gjithçka dhe na ndihmoi të kuptonim detyrat tona dhe t'i përmbushnim ato.”

Ky fleksibilitet dhe mundësia për t'u përshtatur me situatën aktuale, dhe me sfidat e paparashikuara, është një tjetër vlerë e procesit të mentorimit në kuadër të projektit 'Media for All'. Mentoret dhe mentorët tanë kanë treguar se me njohuri të padiskutueshme janë në gjendje ta përcjellin në një mënyrë të përshtatshme, me një dozë të madhe për çdo pyetje dhe dyshim, e ndonjëherë edhe për mosreagimin e vetë mediave.

Vizioni, drejtimi dhe ndikimi. Le të shohim përpara, jo prapa.

Mentoret dhe mentorët që kanë udhëhequr mediat drejt zgjidhjeve dhe modeleve më optimale të biznesit janë vizionarë, profesionistë dhe njerëz që kanë virtyte të jashtëzakonshme njerëzore. Përvoja ka treguar se fleksibiliteti i tyre, si dhe fleksibiliteti i të gjithë ekipit të Thomson-it dhe qasja e përshtatur që rezultoi prej kësaj, ishte çelësi i rezultateve dhe kënaqësisë reciproke.

“Gjëja më e mirë që na ndodhi gjatë kohës që punonim me të ishte se ajo na nxori jashtë zonës sonë të rehatisë dhe na inkurajoi të vendosnim synime shumë më të mëdha nga sa ishin planifikuar fillimisht.“

Njëra nga sfidat më të mëdha me të cilën ky program i mbështetjes së mediave përballohej ishte mentaliteti, aq i rrënjosur në mes të përfaqësuesve të mediave të cilët janë të mësuar të punojnë me donatorët, gjë që i pengonte në mënyrë të dukshme të mendonin ndryshe, të ishin inovativë dhe të shqyrtonin me guxim kufijtë e tyre dhe disa zgjidhje të ndryshme.

Falë qëndrimit fleksibël të grupit të mentorëve me të cilët punuam, marrëdhënieve të besimit dhe autoritetit të bazuar në njohuritë dhe përvojën e tyre, arritëm të inkurajojmë mediat të mendojnë ndryshe. Dhe të mos kenë frikë nga ndryshimet që do të sjellë kjo përvojë, dhe nga gabimet që do t'i bëjnë detyrimisht. Por nga të cilat do t'i nxjerrin përvojat dhe njohuritë e vlefshme.

Mësuam shumë. Për këtë arsye e ndajmë këtë përvojë me ju.

Përvoja unike profesionale, e bazuar në marrëdhëniet e sinqerta njerëzore dhe besimin, solidariteti dhe përçimi aktiv i njohurive, na bëri edhe të mendojmë në mënyrë aktive për të gjitha mësimet e nxjerra që projekti 'Media for All' ka prodhuar si një vlerë shtesë. Në vend të përfundimit, më poshtë janë mësimet më të rëndësishme të nxjerra:

  • Mentorimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe personal, dhe kontribuon në afatgjatë në mënyrën në të cilën ekipet e mediave mendojnë për biznesin e tyre, marrëdhëniet me audiencën dhe misionin;
  • Është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja jo vetëm e atyre që prodhojnë përmbajtje, por gjithashtu edhe e vendimmarrësve në programet e mentorimit, qofshin ata redaktorë, menaxherë dhe nganjëherë përfaqësues/e të strukturës së pronësisë së medias;
  • Është gjithashtu e rëndësishme të ketë një aktivitet shoqërues i cili i ndihmon ekipet e mediave t'i kuptojnë më mirë konceptet dhe qasjet komplekse të biznesit të cilat janë komplekse për ta (siç është synimi, modeli Canvas, diversifikimi i të ardhurave) dhe të fillojnë t'i testojnë ato në praktikë dhe kështu të dalin nga zona e tyre e komfortit;
  • Është e nevojshme të futet mentorimi në fazat e hershme të planifikimit, madje në formulimin e ideve të biznesit, gjë që nuk ishte rasti në projektin tonë;
  • Përveç fazave të hershme, kur përcaktohen idetë dhe faza e zhvillimit të planeve të biznesit, praktika tregon se mentorimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në fazën e implementimit të planeve të biznesit, ku mbështetja e vazhdueshme për ekipet e mediave është jashtëzakonisht e çmueshme;
  • Sinergjia e krijuar përmes komunikimit dhe mbështetjes dinamike ndërmjet mentorëve, mediave dhe ekipit të projektit gjeneron dhe prodhon njohuri dhe përvoja të reja, identifikon praktika të mira dhe inovative dhe mundësi të bashkëpunimit që shkojnë përtej vetë projektit.
  • Dinamika e përmendur e marrëdhënieve dhe sinergjia e njohurive dhe besimit duhet të ruhet vazhdimisht përmes kanaleve të ndryshme që nuk janë vetëm takime klasike online, takime ose seminare, apo aktivitete të përcaktuara nga projekti në përgjithësi. Prandaj, ekipi i TF-së ka lançuar Journalift si një platformë e-learning, por edhe një vend që, duke mbledhur njohuri, duke ndarë histori të mira dhe duke ndarë burime të të mësuarit dhe përparuarit, do të vazhdojë të jetë një hapësirë ku të gjenerohet më tej kjo energji.

Davor është menaxher i programit të Thomson-it për Evropën qendrore dhe Evropën juglindore. Ai është aktivisht i përfshirë në hartimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e programeve në këtë rajon. Ai ka përvojë të gjerë në zhvillimin e mediave dhe mbështet zhvillimin e kapaciteteve mediatike, funksionimin dhe inovacionet digjitale, prodhimin e përmbajtjes dhe diversifikimin e të ardhurave. Davor gjithashtu merr pjesë në komunikimin me komunitetin e zhvillimit të medias, duke përfshirë donatorët, organizatat e zhvillimit të medias, startup-et dhe aktorët e teknologjisë. Ai ka doktoraturë në media dhe komunikim dhe është gjithashtu një studiues jorezident në Qendrën për mediat, të dhënat dhe shoqërinë e Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të