A po mendoni të zhvilloni një aplikacion për përmbajtje online? Apo ndoshta tashmë keni një aplikacion, por nuk jeni të sigurt për raportin kosto/përfitim? Përgjigja për pyetjet tuaja mund të jetë Aplikacionet Progresive të Uebit. (PAW). Aplikacioni apo jo? Apo thjeshtë vetëm ueb? Ekziston një shans i madh që po e lexoni këtë postim nëpërmjet telefonit celular. Mesatarisht, 80% e trafikut tuaj vjen nga
Podcasti si format ka përjetuar rritje si në nivel global ashtu edhe në nivel lokal apo dhe rajonal vitet e fundit. Ka shumë arsye që ndikojnë, por kryesorja është se autorët e konsiderojnë formatin si interesant, kështu që ka gjithnjë e më shumë përmbajtje të mirë, dhe gjithashtu edhe nga ana e dëgjuesëve dinamika e jetës është e tillë që ne thjesht nuk kemi
Mediat dixhitale në Shqipëri nuk po përdorin aq sa duhet të dhëna për hartimin dhe menaxhimin e strategjive editoriale. Përdorimi dhe monitorimi në rritje i të dhënave për performancën e përmbajtjes do të ndryshonte dukshëm fokusin e raportimit të këtyre mediave, gjë që do të kontribuonte në rritjen e trafikut, të angazhimit dhe besnikërisë së lexuesve të tyre. Ky është rezultati i hulumtimit
Me mbështetje nga Projekti “Media për të gjithë”, RTV KIM nga Çagllavica, në periferi të Prishtinës, prodhon një herë në javë histori interesante, informuese, edukative dhe argëtuese me fokus popullsinë serbe të Kosovës. Për shkak të fokusit kryesor që gazetarët e Radio KIM i kushtojnë tematikave politike dhe sociale, së bashku me situatat e krizave me të cilat përballen herë pas here në Kosovë,
Në 4 shkurt, Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës (UK Durrës) po bënte riparime në rrjetin kryesor të ujësjellësit në afërsi të ndërtesës së Prefekturës së Durrësit ku ishin zbuluar rrënoja të vjetra. Sipas arkeologëve, këto rrënoja i përkasin të paktën Periudhës së Vonë të Antikitetit, shek. V pas Erës Sonë dhe mund të datojnë edhe më herët deri në parahistorinë e qytetit të Durrësit. Megjithatë, gazetarët
Kapitalisti sipërmarrës Fred Wilson në 2006-ën publikoi një artikull “My Favorite Business Model” në AVC blog në të cilin shkruante: Jepeni shërbimin tuaj falas, mbështeteni atë me reklama, apo dhe ndoshta jo, arrijini klientët përmes sugjerimeve, një rrjeti rekomandimesh, kërkimit organik, etj., Dhe më pas, ofrojini klientëve tuaj bazë shërbime shtesë me një çmim të caktuar ose versionin e përmirësuar të një shërbimi ekzistues.
GraçanicaOnline, Romtegra, Radio Gorazhdevac dhe Crno Beli Svet zbatuan me sukses mjetin Engaged Citizens Reporting (ECR) në vijim të mbështjes, në kuadër të projektit Media for All project. Mjeti ECR, i zhvilluar nga BIRN, lejon komunikime më të mëdha të dyanshme midis mediave dhe audiencave të tyre. Ky mjet lejon qytetarët të sugjerojnë tema, të japin dëshmi, dokumente dhe prova për të ndihmuar mediat
Pandemia COVID-19 ka ndërprerë të gjithë sektorët e ekonomisë, përfshirë këtu edhe organet e mediave në të gjithë botën. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, për sektorin e medias, koronavirusi krioijon si mundësi ashtu edhe sfida. Komunikimi është një element mjaft i rëndësishëm në kohë krizash siç janë pandemitë. Një studim i kohëve të fundit mbi rolin e mediave në menaxhimin e krizave në Shqipëri tregon
E mbaj mend fare mirë datën e saktë kur u bëra gazetare mjedisi. Ishte data 20 korrik 2007, dita që e pashë veten të zhytur deri në gju, me tërë kuptimi e fjalës, në katastrofën mjedisore më të madhe që kishte goditur qytetin tim gjatë gjithë jetës sime.  Rrebeshet litarë të shiut atë ditë ishin të pamëshirshëm dhe nuk të falnin. Qindra familje u
Amfora.al, është një media online, e cila filloi të prodhojë një seri videosh të shkurtra të titulluar “Kultura në 1 minutë” për historinë e lashtë të Durrësit dhe trashëgiminë kulturore. Qasja e tyre unike kombinon video të shkurtra dhe vizualisht tërheqëse për historinë dhe arkeologjinë me qëllim edukimin, promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore midis qytetarëve dhe turistëve të huaj. Tre, nga njëzet episode
Në pjesën e parë të shkrimit, ne bëmë një punë të mirë: përcaktuam komunitetin, shpjeguam pse është i rëndësishëm dhe thamë se ku dhe si ta ndërtojmë atë. Pra kemi hedhur bazat dhe tani është koha për të shkuar një hap më tej. Ju prezantojmë me hinkën e leximi në histori që do të na ndihmojë të transformojmë lexuesit në anëtarë të komunitetit tonë.
Gjatë periudhës maj-gusht 202, mbi 250 gazetarë, redaktorë dhe menaxherë të mediave nga 80 media në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në trajnime për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të Projektit “Media për të gjithë”. Ky komponent i projektit koordinohet nga Fondacioni Thompson dhe disa nga rezultatet e tij janë: Organizimi i 17 seancave trajnimi online në gjuhët e vendeve ku organizohen
hën mar mër enj pre sht die
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031