Shpesh në biznesin mediatik është sfidë të prodhohen bashkëpunime të suksesshme mes gazetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gazetarë nga mediat e ndryshme. Edhe pa problemet e shumta me të cilat ballafaqohet gazetaria sot, ajo është edhe një profesion konkurrues, ku shumë herë mundësitë për bashkëpunim humbasin diku mes “kush e merr lajmin i pari” dhe “tregimi i kujt është më i mirë”. Por
Kjo media e vogël nga qyteti i Durrësit zbatoi me sukses planin e biznesit, krijoi përmbajtje me interes vendor, përmirësoi pajisjet teknologjike dhe rriti trafikun dhe të ardhurat e saj. “Projekti ka pasur efekt në dy nivele – në nivelin social dhe në nivel biznesi,” tha Stela Likmeta, koordinatore e projektit dhe gazetare në DurrësLajm. Në nivel social, theksoi ajo, “u rrit numri i
Kur Geri Emiri studionte gazetari në vitin 2016, ai kishte dëshirë të madhe të merrej me raportimin e ngjarjeve kulturore dhe sociale për mediat e mëdha. Nuk e kishte menduar kurrë që disa vite më vonë do të hapte një portal që do të fokusohej në raportimin e çështjeve kulturore dhe arkeologjike dhe që do t’ia dilte mbanë të tërhiqte audiencat e interesuara për
RTV Puls, një media lokale nga Shillova, prodhonte shfaqje live për pesë komuna rurale në Kosovë duke u fokusuar tek potencialet e tyre për turizëm lokal dhe për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sfidat kryesore me të cilat përballen banorët e tyre. Programi i këtij televizioni synonte t’i përfaqësonte më mirë pesë komunat me shumicë serbe në Kosovë (Shtërpcë, Kllokot, Partesh, Novobërdë, dhe
Përmirësimi i modeleve të biznesit të mediave lokale në Ballkanin Perëndimor dhe testimi i burimeve të reja të të ardhurave në një situatë kur gjendja e lirive të mediave nuk ka qenë kurrë më e keqe, dhe vetë mediat janë praktikisht të padukshme në tregjet mediatike, duket si një “mision i pamundur“. Por projekti ‘Media for All’ dhe Fondacioni Thomson si partneri i tij
Rreth 20 vjet më parë, u krijua termi Web 2.0. Ai përfaqëson një qasje krejtësisht të ndryshme për realizimin e projekteve në internet. Deri në atë moment, interneti ishte një vend ku ne merrnim informacione, por komunikimi është pothuajse tërësisht i njëkahëshëm. Në atë kohë (nga viti 1991 përafërsisht deri në vitin 2004), interneti ishte një vend ku fillimisht një numër relativisht i vogël,
Falë raportimit proaktiv nga portali lokal Info Elbasani janë zgjidhur disa probleme të mëdha ekologjike nga qarku i Elbasanit. Kjo gjë u arrit në sajë të Platformës së Raportimit nga Qytetarët e Angazhuar që i erdhi në ndihmë këtij portali për të krijuar sinergji funksionale me qytetarët dhe organizatat joqeveritare nga ky qark. Kjo platformë është një pyetësor online që u jep qytetarëve mundësinë
„Presidenti Barack Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Pikë, “pranoi Donald Trump gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë në fund të verës së vitit 2016.  Prej vitesh ai pretendonte të kundërtën, se Obama ka lindur në Kenia, gjë që do të kishte pasoja të qarta, sepse presidenti amerikan duhet të lindë në tokën e një prej shteteve federale amerikane. Nëse nuk do të
Kërkimet tregojnë se mediat dhe faqet e internetit lokale janë humbësit më të mëdhenj në tregun e reklamave digjitale. Gjithnjë e më shumë po investohet në platforma të mëdha dhe tregu global nuk është gati për ndryshimet tektonike që Google do të prezantojë në 2023. Për të mbrojtur privatësinë e njerëzve në internet, Google do t’i japë fund mbështetjes për cookie-t e palëve të
Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ishte 20 vjet më parë. Koha e dytë më e mirë është tani. E njëjta gjë është edhe me stërvitjen në palestër, shkrimin e një blogu apo organizimin e një podkasti. Dikush mund të thotë se nuk mund të bëhet një krahasim i tillë, por ju siguroj se mund të bëhet. Në të gjitha rastet
Në raportimin e tyre të përditshëm, media investigative ÇOHU/Preportr varet jashtëzakonisht shumë nga komunikimi i dyanshëm me qytetarët. Për të marrë të dhënat e nevojshme, ky medium duhet të ketë një kanal të besueshëm e të sigurt komunikimi me lexuesit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mediat investigative si ÇOHU/Preportr që shkon një hap më tej në këtë drejtim duke zbuluar dhe denoncuar veprimtaritë
Në një treg të tejngopur me media, këto të fundit duhet të konkurrojnë për të tërhequr vëmendjen e hapërdarë të audiencës. Në punën e tyre të përditshme, redaktorët dhe gazetarët shpesh fokusohen tek krijimi i historive të reja, duke e bazuar strategjinë e punës së tyre tek volumi. Megjithatë, krijimi i një volumi edhe më të madh përmbajtjeje nuk është përgjigja për rritjen e
hën mar mër enj pre sht die
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930