Çfarë bëni kur e gjeni veten përballë një pamjeje të mahnitshme ose kur diçka e pazakontë ndodh para syve tuaj? Për shumë prej nesh, gjëja e parë që na vjen ndër mend është ta marrim telefonin dhe ta regjistrojmë atë me një foto ose video. Telefonat inteligjentë janë pothuajse gjithmonë pranë nesh dhe të dhënat tregojnë se 92.5% e fotove janë bërë me celular
Të qëndisësh motivet tradicionale por edhe të krijosh punime të imëta në filigran është një punë sa e vështirë aq edhe e bukur. Në Shkodër, qytet në veriperëndim të Shqipërisë, janë me dhjetëra artizanë që i kanë përkushtuar jetën këtij profesioni. Një prej tyre është edhe “artizania e shqipes”, Ardjana Handraj, që është edhe një ndër mjeshtret e punimit të simbolit të shqiponjës
Biznes i fortë është ai biznes që është i planifikuar me kujdes, që ndjek tendencat e kohës dhe është i fokusuar tek nevojat e konsumatorëve; gjë që përkon edhe me industritë e mediave. Si sisteme ekonomike kapitaliste, industritë e mediave janë biznese që duhet të jenë fitimprurëse, nëse duan të mbijetojnë, ndërkohë që duhet të veprojnë me etikë dhe përgjegjshmëri. Çështjet që lidhen
Gjatë dekadës së fundit, teknologjitë digjitale kanë transformuar pjesën më të madhe të industrisë së medias. Përparimet në teknologji i kanë detyruar kompanitë mediatike të gjejnë mënyra të reja për të krijuar, tregtuar, promovuar dhe shpërndarë përmbajtjen e tyre mediatike. Dhe veçanërisht tarifimin për këtë përmbajtje. Vetë lexuesit/shikuesit/dëgjuesit kanë ndryshuar – janë bërë shumë më të lëkundur në konsumimin e përmbajtjeve mediatike, duke mos
Valët e shumta migratore të dekadave të fundit kanë kontribuar në zgjerimin e komuniteteve shqiptare në mbarë botën, duke nisur që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe më vonë edhe në Evropë. Edhe pse është e vështirë të mblidhen statistika për diasporën, sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2020, llogaritjet tregojnë se plot
Diaspora shqiptare është e prirur të ndjekë dhe mbështesë mediat në Shqipëri. Kjo mbështetje bazohet në cilësinë e përmbajtjes dhe në profesionalizmin e sprovuar, ndërkohë që lidhjet personale me mediat dhe misionin e tyre është më pak e preferuara. Ndër modalitetet që preferon më shumë diaspora për mbështetje janë anëtarësimi dhe abonimi në këto media. Këto janë disa nga rezultatet e rëndësishme të studimit
Një gjë është e përbashkët për shumë profesionistë, që nga mjekët dhe juristët, deri te gazetarët dhe llojet e ndryshme të inxhinierëve. Pjesa më e madhe e tyre përfundojnë duke punuar për organizata që drejtohen nga njerëz të të njëjtit profesion. Shumë mjekë përfundojnë duke punuar në spitale që drejtohen nga mjekë. Juristët i gjen në organizata që ofrojnë ndihmë ligjore apo në zyra
RTV Besa me qendër në Prizren vendosi të evidentojë diversitetin kulturor dhe gjuhësor të qytetit duke prezantuar programe dhe shfaqje televizive në gjuhët boshnjake dhe turke. Po ashtu, me anë të një plani biznesi, RTV Besa synon t’u ofrojë këtyre dy komuniteteve minoritare përkthim të seancave komunale në gjuhën e tyre amtare. “Përveç qëllimit për t’i mbajtur së informuar dhe përfshirjes së komuniteteve boshnjake
Në sajë të qasjes gjithëpërfshirëse dhe shumë-platformëshe RTV Teuta nga Ulqini, po shënon rritje të vazhdueshme të audiencës në platformat e saj dixhitale. “Të gjitha të dhënat statistikore tregojnë një rritje të dukshme të vizibilitetit, shikueshmërisë dhe angazhimit të audiencës në të gjitha kanalet dixhitale,” tha Drejtoresha Ekzekutive e TV Teuta, Ilmira Lika. Të dhënat tregojnë se në gjashtë muajt e fundit, që nga
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, donatorët dhe agjencitë ndërkombëtare zbatuese kanë luajtur një rol vendimtar me mbështetjen që kanë dhënë për zhvillimin e mediave të pavarura, vendimet editoriale të të cilave nuk ndikohen nga qeveria, biznesi apo politika. Këto media janë përgjithësisht media të vogla klasike, të tilla si radio dhe stacione televizive lokale ose rajonale, por edhe media të ndryshme online/interneti me tematikë
Tre dekada që nga fillimi i periudhës post-socialiste në rajonin e Ballkanit Perëndimor, liria e shprehjes dhe aksesi në informacion mbeten çështje më të debatuarat për shkak të ndikimit, intensitetit, pasojave social-ekonomike dhe natyrës së tyre në zhvillim. Rëndësia e aksesit të gjithanshëm të mediave lokale në teknologji mbush një boshllëk mjaft të madh njohurish dhe u ofron qytetarëve, përfshirë këtu edhe vendimmarrësve të
hën mar mër enj pre sht die
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031