[Testi i Mamit] Si të kontrolloni nëse dikush dëshiron të blejë produktin ose shërbimin tuaj – para se t’i prodhoni ata?

Lexim  minutësh

Imagjinoni se jeni duke filluar biznes të ri. Çfarëdo biznesi. Çfarëdo që ju bjen në mend e para. Më tregoni cilat janë brengat dhe dyshimet më të mëdha që do t’i kishit në një situatë të tillë.

Të supozojmë se dilemat tuaja shkojnë në drejtim të: A kam mjaft para për të financuar një biznes? A i kam njerëzit e duhur në ekip? A mund të bëj një produkt ose shërbim mjaftueshëm të mirë? A do të paguajë dikush me të vërtetë për produktin ose shërbimin tim?

Secila nga pyetjet e mësipërme është e vlefshme dhe e rëndësishme, por sot ne do të përqendrohemi në atë të fundit: A do të paguajë dikush me të vërtetë për produktin ose shërbimin tim?

Si të fitoni përgjigje për këtë pyetje?

Jam i sigurt që pyesni veten pse përgjigja për këtë pyetje është e rëndësishme. Do ta theksoj më të rëndësishmen. Thjesht - sepse nuk doni të jeni në situatë të investoni kohë dhe para në zhvillimin e një produkti të cilin askush nuk dëshiron ta blejë. Puna juaj, di dikush i cili fillon biznes të ri, është të minimizoni rrezikun e dështimit. Prandaj, kërkimi i përgjigjes për këtë pyetje është mënyrë e sigurtë për të minimizuar mundësinë e dështimit.

Nëse mes jush ka të tillë që hezitojnë kuj t'ja bëjnë këtë pyetje ose si të marrin përgjigje, zgjidhja do të ishte e shkurtër: përgjigjen do ta fitoni nga klientët tuaj potencial, por nuk guxoni tua parashtroni këtë pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Tingëllon e çuditshme, apo jo? Ajde të në thelbin dhe të mësojmë për metodologjisë që mund t'ju ndihmojë.

Dy fjalë: Testi i mamit

Ekziston një metodologji e quajtur "Testi i mamit" i zhvilluar nga Rob Fitzpatrick, një sipërmarrës serial dhe njeri që ndihmoi shumë themelues të ndërmarrjeve të shmangnin shembjen e biznesit të tyre para se të fillonin!

Tani, para se të vazhdojmë, patjetër shikoni këtë video:

Siç mund ta shihni, biseda me klientët ose blerësit potencial është mënyrë e shkëlqyeshme për të zbuluar se cilat janë problemet e tyre të vërteta dhe nëse ata vërtet i shqetësojnë deri në atë pikë sa të jenë të gatshëm të paguajnë për zgjidhjen e tyre. Produkti ose shërbimi juaj duhet të jetë një zgjidhje për problemin e klientëve tuaj potencial në mënyrë që të mundemi diskutojmë nëse ata do të ishin të gatshëm të paguanin për të.

Logjika e "Testit të Mamit" dikton shmangien e parashtrimit të pyetjeve hipotetike në të ardhmen. Në vend të kësaj, sugjeron të përqendrohesh në kuptimin e shprehive, nevojave dhe veprimeve kanë pasur klientët tuaj potencial në të kaluarën.

Unë do të kisha theksuar se shumë pak njerëz ose kompani kudo në botë mund të lejojnë luksin për të bërë diçka pa e analizuar dhe testuar paraprakisht atë që në të vërtetë e dëshiron grupi i tyre i synuar. Mund të vë bast se askush prej nesh nuk është individ i atij lloji dhe për këtë arsye duhet t'i qasemi një bisede më të detajuar me grupin tonë të synuar.

Si mund të zbatohet kjo në media?

Në videon patë se si duket një bisedë e thjeshtë sipas metodologjisë "Testi i Mamit". Në të, fokusi është në jetën dhe problemet e klientëve tuaj potencialë, e jo në produktin ose shërbimin tuaj. Gjëja më e rëndësishme është të dëgjoni me kujdes - të fokusoheni në atë që flet personi tjetër, e jo në produktin tuaj.

Prandaj, çfarëdo biznesi që filloni, duhet të mendoni me kujdes se çfarë pyetjesh do të bëni. Kushtojuni vëmendje të veçantë mënyrës se si do t'i përpiloni pyetjet, ashtu që përgjigjet e dhëna t'ju ndihmojnë të sqaroni idetë dhe paramendimet tuaja. Për t'ju dhënë një ide të mirë të asaj për të cilën po flas, shikoni disa shembuj të pyetjeve të përpiluara mirë dhe disa që nuk janë të tilla.

Pyetje të miraPyetje jo të mira
Kur ka qenë hera e fundit që keni pasur këtë problem? Si e zgjidhni problemin për momentin? Sa para keni shpenzuar deri tani për këtë problem? Sa shpesh e keni këtë problem? Sa njerëz të tjerë njihni të cilët e kanë të njëjtin problem?A do ta kishit blerë produktin / shërbimin tonë? Sa do të kishit paguar për zgjedhjen e problemit? Çfarë mendoni për produktin tonë? A jeni dakord që produkti ynë është i shkëlqyeshëm?

Vëreni se në fokus janë pyetjet e parashtruara mirë në lidhje me një gjendje të caktuar më të cilën janë ballafaquar bashkëbiseduesit tuaj në të kaluarën. Pyetjet e këqija janë zakonisht shumë të përgjithshme dhe e çojnë bashkëbiseduesin drejt një situate në të cilën ai nuk ka gjasa të thotë të vërtetën - ndoshta rastësisht, duke mos dashur të përgjigjet në diçka negative, por në gjithsesi nuk do ta merrni informacionin e duhur.

"Testin e Mamit" mund ta zbatoni drejtpërdrejt përmes bisedës ose në mënyrë elektronike, përmes një forme të pyetësorit online (Google Forms është vegël falas që do të jetë e shkëlqyeshme për ju). Do të ishte ideale pyetësori të cilin do ta bëni për distribucion elektronik të testohet drejtpërdrejt duke biseduar me disa klientë të potencial. Kjo do t'ju ndihmojë të shihni se si po zhvillohet pyetësori, nëse disa pyetje janë të tepërta, të paqarta ose diçka tjetër.

Ndërsa tani imagjinoni se jeni duke filluar një biznesi të ri

Të themi se, përveç portalit primar, doni të filloni një biznes plotësues ku do të ofroni shërbime për dizajnimin dhe zhvillimin e ueb-faqeve të internetit. Grupi primar i synuar i juaj janë bizneset që reklamohen në mediumin tuaj. Keni vërejtur se shumica prej tyre kanë faqe të këqija ose as që kanë ueb-faqe në internet.

Disa nga pyetjet e mira që mund t'i parashtroni janë:

  • A keni ueb-faqe në internet?
  • Kur keni azhuruar faqen tuaj për herë të fundit?
  • A krijoni të ardhura nga faqja (shitje, klientë të rinj, etj.)?
  • Sa keni paguar për të krijuar faqen?
  • Sa paguani për mirëmbajtjen e faqes?
  • Kur për herë të fundit një klient erdhi tek ju përmes të faqes?
  • A ka konkurrenca juaj ueb-faqe në internet?
  • A keni marrë ndonjëherë oferta për të krijuar një faqe? Çfarë (nuk) ju pëlqeu në lidhje me këtë?

Nga ana tjetër, shembujt e pyetjeve që nuk duhet të parashtroni në këtë pjesë janë: A do të kishit paguar që kompania jonë të bëjë një ueb-faqe në internet për ju? dhe Sa do të ishit i gatshëm të paguanit për ta bërë faqen tuaj?

Të konkludojmë se si mund të duket realizimi i "Testit të Mamit", hap pas hapi:

  1. Gjetja e klientëve potencial
  2. Koncepti i online pyetësorit
  3. Testimi i pyetësorit në një mostër të vogël përmes intervistave të drejtpërdrejta
  4. Azhurimi i pyetësorit sipas përgjigjeve nga intervista e drejtpërdrejtë
  5. Dërgimi i pyetësorit tek klientët e mundshëm (Google Forms është një mjet i mirë falas)

Nëse doni të mësoni më shumë rreth kësaj metodologjie dhe mënyrës së zbatimit të saj, ju sugjeroj të lexoni librin - i cili është shumë konciz dhe specifik. Ekziston gjithashtu një kurs Modelet e biznesit dhe modelet për monetizimin e mediave, i cili ka një pjesë (5.2) që merret me këtë temë.

Vladimir Trkulja është një organizues komuniteti dhe planifikues i biznesit mediatik me një dekadë përvojë në krijimin, rritjen dhe mbështetjen e ndërmarrjeve serbe start up përmes programeve të ndryshme, mentorimit, trainimit dhe të folurës në publik. Ka një formim të fortë në teknologji, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e produkteve të reja duke përdorur metodologji të dobëta dhe duke punuar me ekipe agile. Vladimiri është një mentor dhe trajner i shumë programeve dhe eventeve akselerimi, duke përfshirë Eleven Ventures, Startup Academy, InnoEnergy Primer, Climate KIC, UNDP CSDU Incubator dhe Google Launchpad.

Lexo artikujt:

Historitë më të mira nga Journalift:

Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e 15-të, ose radioja, TV-ja dhe madje edhe interneti në shekullin e 20-të. Është një teknologji që do të riformësojë përgjithmonë shoqërinë. Për shumë prej nesh, AI nënkupton gjithçka që kemi mësuar nga filma të shumtë distopikë (2001 A Space

Tema:

Artikujt më të fundit:

Menaxhimi i premtimeve dhe rreziqeve të AI: Çfarë duhet të dijë çdo profesionist i medias rreth ChatGPT
Inteligjenca artificiale është, në shumë mënyra, një ngjarje revolucionare, e ngjashme me atë që ishte shtypshkronja Gutenberg në shekullin e
Zbuloni trukun: Si të flisni me zhvilluesit e uebit për (ri)dizajnimin e ueb faqes suaj mediatike
Puna mbi një ueb faqe për biznesin tuaj mund të jetë një proces në të njëjtën kohë emocionues dhe i
Si do ta ndryshojë ChatGPT gazetarinë dhe mediat?
Kërkova nga ChatGPT të shkruante këtë artikull për mua. Sigurisht që e bëra këtë. Bëra dhe riformulova pyetje për të